Poezi nga Sarë Gjergji

sare gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

 

ARBËRESHË

(Nënë Terezës)

 

E tokës dhe qiellit – Ti lule Gonxhe
n’kopsht më të mirin vetë je rritë
të dëshmosh ç’është Dashuria
dy mijë vjet bota t’ka pritë

S’njohe raca, ngjyra gjuhe
bota zëshëm të thërret Nënë
Ti dëshmove ç’është Dashuria
Shpirtin botës i ke dhënë

Tokë e qiell – det e diell
t’adhurojnë, t’këndojnë lumnisht
me piano e me kitarë
pambarimisht

 

 

 

PËRJETËSISHT

(Nënë Terezës)

 

Në botën mëkatare virgjër je Ti shpirt i shqipes
e vetme mes ujërave të turbullta statujë e pamposhtur
që lotin e pastër si qiellin e derdhe për njeriun
Ujë i gjallë je Ti që shuan etjen

Dhe syri i përlotur i botës
në Ty gjen prehje
Bardhëmbla Gonxhe – Shenjtëresha Tereze
kopshtin e Edenit madhështon.

 

 

 

Syçka ime Rea
1.
Ti je krejt e butë, syçka ime
trëndafil pa të cilin dita s’lind
yjendezur, belkëputur, e tejdukshme
lëkurëmollë je, Rea ime.
Prej flokut tënd bëra botën
rrugët qiellore bëra
diejt verorë të kohës
të freskët e plot ndriçim.


2.


Lakuriq, ti je më e hareshmja e botës
vallja e jetës je, syçka ime
e vetmja që dua
Rea,
me shpirtin prej qumështi
e trupin aromë dielli.


3.


Lakuriq, ti je si një anurkë
afshi yt i nxehtë vërshon venat e mia.


4.


Lakuriq, ti nuk urren – kal(t)ëron qiellin
Rea ime,
gjuha jote lëng qershize mbi trup më derdh
si kalli gruri buzëve të tua përhumbem.


5.


Syçka ime – amshimi im
në liqenet malore të kohës sonë
varkë dehjesh lundron tmerrshëm
dhe çmenduria na bën të pavdekshëm
mua dhe ty
Rea,
Rea ime.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s