Poezi nga Nexhi Baushi

nexhi

 

Poezi nga Nexhi Baushi

 

 

 

MOS HESHT

 

Lamtumirë i dashur,

Lamtumirë!

Jeta jetohet,

Për të qenë një mister.

Por ti, fjalë mos thuaj,

Jo, jo më mirë hesht.

As sytë mos i mbyll,

As vetullat mos i ngrys,

Ti vetëm hesht!

 

Ëndrra dhe shpresa,

Janë bashkudhëtarë,

Dhe në se,

Nuk takohemi një ditë,

Ti, lot mos derdh,

As mos psherëtij,

Ti vetëm hesht!

 

Edhe kur buza,

Të të dridhet lehtë,

Edhe kur zemra,

Të të rrahë me të shpejtë

Ti sërish hesht!

 

Lamtumire i dashur,

Jeta jetohet,

Sepse është një mister,

 

Ndoshta një ditë,

Një më të mirë do të gjesh,

Mua do më harrosh,

E prapë ti hesht!

 

Por, nëse ndoshta

Një më të keqe

Do të gjesh,

Atëherë, mendimi yt,

Te ti do më sjellë

Të lutem..

Mos hesht!.

 

 

 

Dimër mbi qelq

 

Vizitorë këtë natë nuk pres të vijnë

Në dritare e vetme, qiellin vështroj,

Mbi një degëz të tharë

Një zog i ngratë,

Si unë dhe ai,

Nuk ka me kë

Të kuvendojë.

Këtë natë dimri,

Ajri është i akullt,

Era tinzare tërbuar

Fishkëllen,

Maleve të lartë,

Dëborë e virgjër

Hedh

Vellon e artë.

Përmbi qelq,

Mendimet imagjinatën

Trazojnë,

Ëmbëlsisht gishtërinjtë,

Ekuinoksin pranveror

Ledhatojnë

Mbi qelq të syve,

Nisë të lulëzojë

Një syth i ri

Dhe unë pyes,

Po ti,

Ku je

Ti?

 

 

 

 

Grisi kufijt e natës.

 

Si një re në lindje,

Hëna ngrihet ngadalë,

Qetësia tradhtohet

Brenda saj

Fshihet një mall.

 

Në heshtjen e plotë

Mërmërima e kësaj nate,

Si një vegim

Ashtu të fshehur

Me sjellë ty

Brenda

Kurmit tim.

 

Në një poezi

Nuk mundem

Të jem e tëra,

Si grua.

Po ti grisi

Kufijtë e natës,

Dhe eja

Te mua.

 

 

 

 

LOTI PENG MË MBET.

 

Tek e shihja ndër vite të thinjej,

Zemra më dridhej,

I shoh përsëri,

Thinjat e saj në portret,

E më duken si fijet,

E Penelopës kur endte pëlhurë,

Që nuk shteruan kurrë,

Ashtu dhe vështrimi im,

Mbi portretin e saj ,

Mbet!

………………………………………

Sot,

Në ëndërr ja ledhatoj ato thinja,

Që të shtrenjtë janë për mua,

Të thellë e kam mallin,

Për erën, e

Asaj gruaje të mpakët,

Që në moment,

Botën më sillte pranë,

Një puthje, një ledhatim,

Një fjalë e ngrohtë nënë,

Ishte më shumë se gjithçka,

Ish një rrënqethje,

Një emocion i thellë,

Që të rinonte,

Të gjallëronte,

Me fletë të bënte.

……………………………

Sot,

Më shumë se kurrë,

E ndjejë,

Sa më mungon,

Ajo erë nënë,

Sa loti peng,

Më mbet,

Mbi varr të saj.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s