
KOLEC TRABOINI E DI, PSE “FAJIN E KA HEKUBA”… Nga: Murat Gecaj 1. Në fillimin e “Rrugës së Dibrës”, në Tiranë, ndodhet edhe një lokal me emrin domethënës “Muza”. Pamja e brendshme e tij është plot shijë artistike, pasi aty … Continue reading
KOLEC TRABOINI E DI, PSE “FAJIN E KA HEKUBA”… Nga: Murat Gecaj 1. Në fillimin e “Rrugës së Dibrës”, në Tiranë, ndodhet edhe një lokal me emrin domethënës “Muza”. Pamja e brendshme e tij është plot shijë artistike, pasi aty … Continue reading
Shënimi Tregim nga Teuta Sadiku -Ja shiko, këtu jam 6 vjeç ,me prindrit e mi dhe ia afroi albumin e fotografive.Duhet të jetë ndonjë festë kombëtare.Këtu kanë dalë prindrit e mi në rininë e tyre,në parkun … Continue reading
NJOFTIM
Të nderuar kolegë,
Zyra e Projektit TACSO në Shqipëri organizon trajnimin 3 ditor me temë “ Marrëdhëniet me Publikun dhe Median për Organizatat e Shoqërisë Civile ”. Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të stafit të OSHC-ve në zhvillimin e strategjisë së komunikimit, mjeteve dhe teknikave të komunikimit me median dhe publikun , përdorimi i mediave sociale, multimedias, si dhe çështje të tjera të komunikimit me masmedian.
Aktiviteti do të organizohet me pjesëmarrjen e 15 organizatave, të cilat do të përfaqësohen nga dy persona secila.
Organizatat e shoqërisë civile nga qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës ftohen të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë trajnim.
Trajnimi do të organizohet në qytetin e Pogradecit në datat 24-26 shkurt 2015. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në trajnim për aplikantët e suksesshëm do të mbulohen nga Projekti TACSO.
Organizatat aplikuese duhet të dërgojnë një CV të organizatës dhe CV-në e personavepërfaqësues në e-mailin: info.albania@tacso.org deri në datë 16 shkurt 2015.
Më tepër informacion do të gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtëm:
C I K Ë L POETIK NGA HAMIT TAKA -motive nga Çamëria- KLITHMA E DHIMBJES Kush na e theu llozine e derës, kush? Kush na e shoi zjarrin në vatër, kush? Kush na e vrau … Continue reading
MIKU YNË, SEJDO HARKA, TANI U BË ME DY 6-TA… (Urim për ditëlindjen) Nga: MURAT GECAJ 1. Me kolegun e mikun e kahershëm përmetar, Sejdo Harka, takohemi shpesh. Arsyet janë të ndryshme. Por, fillestarja e … Continue reading
“KLITHMA FRYME” e Lumturi Ymeri- (Bersava) -Në ledhatime poetike impresionuese- “Më shumë se magjia e fjalës së poetëve më në zë në Botë mu desh lëkura ime …letër dhe s’di se sa …bojë-lotë!” … Continue reading
HULIGANIZMI NUK ËSHTË KURRËFARË ZGJIDHJE DEMOKRATIKE! Nga Brahim Ibish AVDYLI Si çdo herë, isha edhe kësaj radhe në Kosovë, të ndjeja për së afërmi frymëmarrjen e pëlcitur të saj nga vuajtja e pandarë nëpër decenie dhe shekuj … Continue reading
È uscito “Il Foglio volante” di febbraio 2015 È appena stato spedito agli abbonati “Il Foglio volante – La Flugfolio” (anno XXX n. 2 – febbraio 2015). Vi compaiono testi di Lucia Barbagallo, Loretta Bonucci, Rodolfo del Hoyo … Continue reading
PËRUROHET LIBRI I SKËNDER HAKLAJT, “TROPOJA E MREKULLIVE SHPIRTËRORE” Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë Nga e djathta: S. Haklaj e M.Gecaj 1. I lindur në Rosujën ilire të Bujanit, aq të njohur për … Continue reading
Akademik Idriz Ajeti Shqipëri quhet toka deri në Nish. Kështu shprehet veprimtari i shquar dhe ambasador i gjuhës shqipe, akademiku shqiptar nga Medvegja prof.dr.Idriz Ajeti në një intervistë për agjencinë e lajmeve « Presheva jonë ». Në një … Continue reading
Përse Qeveria e Kosovës nuk po sillet si qeveri e një shteti të pavarur?
Nga Agim Vinca
Tunë, 17 Janar 2015
Ka pasë thënë Stipe Mesiqi vite më parë, në një takim të kryetarëve të shteteve ballkanike në Ohër: “Serbia duhet të mësohet me Kosovën e pavarur, kurse Kosova duhet të mësohet të sillet si e pavarur”.
Kanë kaluar bukur do vjet nga ajo kohë, por thënia e ish-kryetarit të Kroacisë, politikanit serioz dhe burrështetasit të vërtetë, Stipe Mesiq, nuk ka humbur aspak nga aktualiteti.
Serbia nuk po mësohet me Kosovën e pavarur, kurse Kosova nuk po sillet si e pavarur!
Që Serbia, udhëheqja e saj, nuk po mësohet me Kosovën e pavarur, kjo është e kuptueshme për shumë arsye, por që Kosova, institucionet e saj, nuk sillen, shumë herë, siç u përket të sillen, si institucione të një shteti të pavarur, siç po ngjet sidomos këto ditë, këtë nuk kemi si ta kuptojmë!
Vjen kryeministri serb Vuçiq në vizitë në Kosovë, hap spitale e zyra paralele, inauguron shtatoren e një mbreti mesjetar serb në Graçanicë, as 5 km nga selia e Qeverisë së Kosovës dhe thotë me gojë plot: “Kosova është zemra e Serbisë” dhe askush nuk reagon. Madje, ka një tendencë të çuditshme nga qarqet tona qeveritare, që vizitat si kjo të konsiderohen si diçka e zakonshme dhe normale!
Çohet ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Jabllanoviq (një Vuçiq i vogël në krye të shtetit, që ai e quan, ndryshe nga ç’shkruan në Kushtetutën e tij, “Kosovë e Metohi!) dhe i quan “egërsira” nënat gjakovare dhe qytetarët e Gjakovës, por edhe të Kosovës në përgjithësi; pastaj bën sikur e korrigjon pak veten, ngaqë nuk paskësh qenë i informuar “për humbjet në Gjakovë” por, sa çelë e mbyllë sytë, sërish, me një cinizëm primitiv, deklaron, mu në prag të 16-vjetorit të masakrës së Reçakut: “Pse, a paska pasur masakra në Kosovë?” dhe askush nuk mban qëndrim ndaj tij. Për më keq, kërkesa e një anëtari të kabinetit, ministrit të Diasporës, Valon Murati, heshtet dhe injorohet nga kolegët e tij, kurse shefi i qeverisë, kryeministri Mustafa, thotë: “Këtu nuk jemi në Kuvend!” (me demek në Kuvend lejohet të flitet gjithçka, kurse në qeveri jo, nuk po u lejuaka!). Dhe, për më keq, i mbyllet mikrofoni anëtarit të kabinetit, ministrit i cili ngre një problem real dhe shtron një kërkesë normale, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat e ka për obligim moral dhe ligjor t’i mbrojë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e saj!
Dikush mund ta quajë mençuri politike sjelljen e këtillë të politikanëve dhe qeveritarëve kosovarë. Nuk përjashtohet kjo mundësi. Unë mendoj se kjo nuk është kurrfarë mençurie dhe kurrfarë strategjie. Është krejt e kundërta e mençurisë dhe e strategjisë: është mendësi tipike vasalësh, të nënshtruarish e karrieristësh, që asnjë problemi nuk i qasen seriozisht, pos ruajtjes së pozitës vetjake, karriges së shkretë! Një herë e një kohë e kemi humbur autonominë me sjellje politike të nënshtruar e vasale; me frikë e padije, si dhe me mendësinë anadollake: “Hajt, se s’kanë ç’na bëjnë!”.
Është herezi të mendosh se mund ta humbim edhe pavarësinë, të njohur tani edhe nga bota, me këso sjelljesh të qeveritarëve tanë, por se kështu relativizohet shtetësia e Kosovës dhe shtohen orekset e Beogradit zyrtar dhe të serbëve lokale për, kinse, “kthimin” e Kosovës (në sensin, ja, megjithatë, nuk është humbur gjithçka!), kjo s’do diskutim.
Qeveritarët tanë duhet të sillen në Prishtinë, por edhe në Bruksel e kudo tjetër, së paku ashtu siç u soll kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd: në mënyrë dinjitoze! E kjo do të thotë ta thonë atë që duhet, që u takon, që e kanë obligim ligjor dhe që e pret prej tyre jo vetëm opinioni vendor, por edhe ai ndërkombëtar.
Dhe jo vetëm të flasin, por edhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të cilin e përfaqësojnë, Republikës së Kosovës.
Çdo sjellje tjetër është me pasoja, të vogla e të mëdha dhe plotësisht kundërproduktive.
Fragmente nga libri “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës” i autorit Ylli Polovina Biblioteka Kombëtare 265/33G f.14 Sakrifica e Jasharajve Ishte një familje e madhe që vetësakrifikohej e tëra. Bënte shembull një familje që luftoi me një ushtri. Në … Continue reading
Përse edhe tani Edi Rama nuk pranon të takohet me intelekualët dibranë? Dr Gëzim Alpion Birmingham, United Kingdom Jan 28, 2015 — Të nderuar Miq dhe Kolegën ! Ju lutemi inkurajoni sa më shumë miq dhe kolegë të nënshkruajnë peticionin … Continue reading
E DREJTA E MOHUAR E LIRISË PËR TË CILËN POPULLI SHQIPTAR LUFTOI E SAKRIFIKOI PA MASË Nga Brahim Ibish AVDYLI “…E DASHUROJMË VËRTETË VENDIN TONË, POR AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË” VASO … Continue reading
Fragmente nga libri “Zog pse ike ” i autorit Ylli Polovina Biblioteka Kombëtare S433/13G f.5 Në Luftën e Dytë Botërore Shqipëria do të pushtohej nga Italia edhe sikur në krye të shtetit të saj të mos … Continue reading
Kishat e fshatit Potkozhan ne Mokrën e Sipërme, Pogradec Nga Gjergji Gusho Sot, në fshat ekzistojnë dy kisha: 1. Shën Mitri 2. Shën e Premtja. Kisha më e re dhe më e madhe e fshatit. … Continue reading
Liria, dinjiteti. Nga Gjergji Gusho Liria, dinjiteti. Anonime. Njeriu në natyrën e tij ka gjithmonë ndjenjën e lirisë, synimin për të qenë i lirë; i lirë në veprime, i lirë në mendimet e tj. Dëshira … Continue reading
Ribotimi i një shkrimi: NDAHET PËRGJITHNJË NGA JETA, Agr. TOMSON NISHANI Nga Murat Gecaj Të nderuar familjarë të mikut tim të dashur dhe të paharruar, Tomson Nishani! Tani, sapo mora njoftimin e hidhur, nga miku im i … Continue reading