Liria, dinjiteti.
Nga Gjergji Gusho
Liria, dinjiteti.
Anonime.
Njeriu në natyrën e tij ka gjithmonë ndjenjën e lirisë, synimin për të qenë i lirë; i lirë në veprime, i lirë në mendimet e tj.
Dëshira dhe përpjekjet e tij për të qenë i lirë ka qenë një forcë që e ka bërë njeriun dhe shoqërinë njerëzore të zhvillohet dhe të ecë përpara.
Sartri.
Të ekzistosh do të thotë të jesh i lirë. Liria është një energji e brendshme, që e ruan individin të ekzistojë i barabartë me vetveten, edhe kur ndodhet i mbërthyer në pranga, edhe kur po digjet mbi një turrë dru mbi zjarr, edhe kur qendron përballë skuadrës së pushkatimit.
Dostojevskij.
Ç‘është liria? Cila liri? Liria e barabartë e të gjithëve që të bëjnë ç‘të duan brenda ligjeve?
– Kur mund të bësh ç‘të duash? – Kur ke miliona!
– A i jep liria secilit miliona? – Jo!
– Ç‘ është njeriu pa miliona?
– Njeriu pa miliona nuk është ai që bën ç‘të dojë, por ai me të cilin bëjnë ç‘të duan.
Anonim.
Nuk ka lumturi pa liri.