Kishat e fshatit Potkozhan ne Mokrën e Sipërme, Pogradec / Nga Gjergji Gusho

 

Kishat e fshatit Potkozhan ne Mokrën e Sipërme, Pogradec

 

 

gjergji gusho

Nga Gjergji Gusho

 

 

Sot, në fshat ekzistojnë dy kisha:
1. Shën Mitri
2. Shën e Premtja. Kisha më e re dhe më e madhe e fshatit.
Nga toponimia dhe nga bisedat me persona të ndryshëm dalin edhe këto emra kishash që kanë qënë dikur, e që sot nuk janë më:
3. Shëndëlli (Shën Ilia)
4. Shën Kolli
5. Shën Mëhilli
6. Shën Sava e Shën Varvara

  1. Kisha e Shën Mitrit
    Në fshat shqiptohet edhe “Shën Bitri”, apo dhe “Shëmbitri”. Eshtë kisha më e vjetër e fshatit. Në një pllakë të gdhendur, që ndodhet në murin e kishës, ka një mbishkrim ku shënohet data 1159, pra kisha është e shekullit të XII-të. Banorët e fshatit shprehen se ajo është më shumë se pesëqindvjeçare, pra është kisha më e vjetër që ka mbetur në rrethin tonë dhe një nga më të vjetrat e Shqipërisë.
    Bie menjëherë në sy që ndërtesa është shumë e vjetër, me mure shumë të trashë prej gurësh të gdhendur. Ka dritare, të cilat nga jashtë duken shumë të ngushta, ndërsa nga brenda janë më të gjera, në formë frëngjie, por me drejtim të kundërt. Me sa duket, kjo është bërë për të shfrytëzuar sa më shumë dritën e diellit. Nga ana e jashtme e ndërtesës (nga lindja), kishës i mungon pjesa e dalë e saj që quhet Altar, gjë që nuk vihet re në kishat e tjera të rrethit.
    Nga brenda, kisha ka piktura murale (afreske) dhe një ikonostas të vjetër. Përpara derës së jashtme të kishës, ka mbetur një pikturë murore me figurën e Shën Mitrit.
    Në oborrin e kishës gjenden pak varre me kryqe të gurtë, monolitë e të gdhendur me mjeshtëri. Ata bien në sy që janë shumë të vjetër. Në kryqin e një varri, pranë kishës është gdhendur emri “Papa Jovan”.
    Sipas thënieve të fshatarëve, shkaku i mosekzistencës së shumë varreve në oborrin e kësaj kishe lidhet me faktin se të vdekurit, pasi këndoheshin në kishë, varroseshin më poshtë në një shesh varrezash, që mban emrin “Shën Sava e Shën Varvara”, që ndodhet sot pranë shkollës 8-vjeçare.
  2. Kisha e Shën e Premtes
    Eshtë kisha më e re dhe më e madhe e fshatit, ku kryhen ceremonitë fetare. Kisha ndodhet në mes të fshatit dhe u ndërtua më vonë, kur fshati u shtua në numër. Data e ndërtimit të saj është viti 1876.
    Mendoj se kjo kishë duhet të jetë ndërtuar mbi një kishë paraekzistuese, ose mbi një vend me emër shenjti, sepse fshati ka pasur shumë kisha dhe vende me emra kishash. Mbase dikur këtu ka qënë ndonjë kishë ose faltore e vjetër me emrin “Shën e Premte”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s