NJOFTIM
Të nderuar kolegë,
Zyra e Projektit TACSO në Shqipëri organizon trajnimin 3 ditor me temë “ Marrëdhëniet me Publikun dhe Median për Organizatat e Shoqërisë Civile ”. Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të stafit të OSHC-ve në zhvillimin e strategjisë së komunikimit, mjeteve dhe teknikave të komunikimit me median dhe publikun , përdorimi i mediave sociale, multimedias, si dhe çështje të tjera të komunikimit me masmedian.
Aktiviteti do të organizohet me pjesëmarrjen e 15 organizatave, të cilat do të përfaqësohen nga dy persona secila.
Organizatat e shoqërisë civile nga qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës ftohen të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë trajnim.
Trajnimi do të organizohet në qytetin e Pogradecit në datat 24-26 shkurt 2015. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në trajnim për aplikantët e suksesshëm do të mbulohen nga Projekti TACSO.
Organizatat aplikuese duhet të dërgojnë një CV të organizatës dhe CV-në e personavepërfaqësues në e-mailin: info.albania@tacso.org deri në datë 16 shkurt 2015.
Më tepër informacion do të gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtëm: