Shënimi / Tregim nga Teuta Sadiku

Shënimi

 

 

22768_100821573281077_4470838_n

Tregim nga Teuta Sadiku

 

 

-Ja  shiko, këtu jam  6 vjeç ,me prindrit e mi dhe ia afroi albumin e fotografive.Duhet të jetë ndonjë festë kombëtare.Këtu kanë dalë prindrit e mi në rininë e tyre,në parkun e qytetit të vogël.

-Po këtu kush është,pyeti me shpoti duke më hedhur një vështrim plot dashuri.

-Këtu jam në klasën e parë me përparësen  e zezë me jakë të bardhë,tha ajo teksa syri  i  kapi  një  letër  të palosur  me  kujdes  më  katër ,çka  e  bëri  të  dridhej.E  mori  dhe  e  fshehu  në  pëllëmbën  e  dorës,pa e vënë re tjetri.Ai  e  pa  venitjen  e  saj,kurse ajo ndjeu  ti  ndizeshin    faqet  zjarr,po  nuk  tha asnjë fjalë.Pa ditur ku ta linte e si ta hiqte atë copë letër  e shtrëngoi brenda  grushtit  pas shpine .dhe u  mundua  ta  lëshonte  letrën  e  palosur  po  për  dreq  pëllëmba brenda   i  qe  djersitur  e  letra  ishte  ngjitur  ,edhe pse  u  përpoq  ta  lëshonte përdhe.

Ai  iu  afrua  e  kapi  nga  mesi  e  puthi  në  cepin  e  buzës  dhe  e  përkuli  me  ngadalë  në  krevat  Duart  e  tij  rëshqiten  nga  mesi  pas  vitheve  të  saj  por pikërisht atje duart e tij kapën  dorën e saj të mbledhur grusht.Ai  u  mundua  më  kot  tia  hapte  grushtin  ,të kalonte  gishtat  e  tij  në  dorën  e  vogël  të  saj,të mplekseshin me gishtat e saj të njomë e të gjatë me të tijat..Po  jo,nuk mundi,se grushti  i  saj  nuk  hapej .Dora e saj qëndronte ende e mbledhur grusht,pas shpine,kurse fytyra e saj ishte pa shprehje, e bardhë si një copë letër bosh.Ajo vetë ndjente faqet e saj herë ti  digjnin e përvëlonin e here ti bëheshin  copa akulli.

-Çfarë  ke, e pyeti  ai  me  një  vështrim  ngulmues .

Grushti   i  saj  sa  vinte  e  shtrëngohej  duke   e lagur  letrën e  mbledhur  shuk tashmë .Thonjtë  me një manyqyr të lehtë në roz futeshin  thellë  në mish,si të kërkonin të lyheshin në gjak të kuq ,po  ajo  nuk    ndjente  dhimbje në dorë, vetëm në shpirt.

-Je  mirë,çfarë  ke sot, e pyeti ai përsëri.

Sytë  e  tij  më  kot  shbironin  sytë  e  saj pa shpresë .Pas  një  grimce  heshtjeje  ajo  uli  sytë. Nuk  mund  të  duronte  shikimin  e  tij  kërkues e zhbirues.Ai  bëri  pas  duke  lëshuar me ngadalë  trupin  e  saj  të  ngrirë.

Domethënë  nuk  më  do,e  para, tha  ai  disi  i  pesmatuar  nga  qëndrimi  i  saj,dhe  e  dyta  diçka  më  fsheh. Ne  i  dhamë  fjalën  njeri  tjetrit  që asgjë  dhe  askush  nuk  do  të  hyjë  mes  nesh.Nuk  më  intereson  dhe  nuk  dua  tia  di  fare  për  të  kaluarën tënde,  sa  lidhje  ke  pasur , pse  u  ndatë .Ti  e  di  shumë  mirë  që  kur jemi  njohur  bashkë,  vetëm  për  ty  mendoj  orë  e  çast  .  Po  kështu  mendoja se ndodhte me ty. Isha  i  bindur  për  këtë,por  këtë  moment  po  e  kuptoj  që  paskam  gabuar  .  Ti  nuk  më  do,diçka  ka ndodhur e më  fsheh  .

-Jo  nuk  është  e  vërtetë,tha ajo e iu  hodh  në  qafë  duke  u  ngritur  në  majat  e  gishtave  të  këmbës.U  struk  në  gjoksin  e  tij,po  grushtin  nuk  e  hapi  dhe  nuk  e  hapi  .  Ai  e  vuri  re  .

-Çfarë  fsheh  në  dorë  atëherë?

Një heshtje varri mbuloi gjithë dhomën e vogël.

-Me  siguri  ndonjë  letër  dashurie..Të  pashë  që  takove  një  djalë tek stacioni i autobuzit.Bisedonit  bashkë ,ndërsa  ti  qeshje e lumturuar.Nuk  të  thashë  gjë,ndoshta mund të jetë  ndonjë i njohur nga vendlindja ,thashë,por nga brenda më hante kureshtja e  prisja të  më thoje diçka.Dhe  ja  tani ,diçka më fsheh.Po  qe se ndjen diçka më tepër me tipin që takove, po iki atëherë.U  kthye e  bëri  për  nga  dera.

-Jo,thiri  ajo  dhe  grushtin  e  solli  përpara. Një  frymë ishin  larg njeri tjetrit  por  në  mes  ishte   letra  tashmë brenda grushtit të saj..Ajo  e  shtrëngoi akoma  më  fort  atë copë leter për tia marrë frymën ,për ti dhënë fund asaj torture.Ajo  nuk do  të  lejonte fjalët  e  asaj   cope  letër  ti  prishnin ëndrrat, dëshirat,  lumturinë  e  saj  .Jo  kursesi  .Ajo  nuk  do të  lejonte  më  asnjë, as prindrit e saj që e kishin sjellë në jetë, të  vendosnin  për  fatin e saj. .Ajo  e  shtrëngonte  fort  akoma  grushtin  për  ti  dhënë  fund  atij mentaliteti,botës së vjetër që e ndiqte nga pas kudo që shkonte.Ajo vetë i kishte lënë mbrapa ato kujtime, por ja që ato e ndiqnin nga pas, si puna e kësaj cope letre që i doli pa pritur e pa kujtuar para syve.Si mund tia shpegonte, po a do ta kuptonte vallë, nga ta niste  e si ta përfundonte atë histori ku mplekseshin, ajo vetë, prindrit e saj,bota e saj e  brendshme,bota që e rrethonte me ato koklavitjet, ato ngërçet e saj ?

Kur  ai  pa  që  ajo  po  e  shtrëngonte  atë  letër  akoma  më  fort  në  grushtin  e  saj,  hapi  derën  dhe  u  gjend  në  koridor. .

Ajo  nuk  pati  kohë  të  dilte  pas  tij  se  dera  u  përplas  duke  bërë  të  dridheshin  dhe  xhamat  .

E  vetme  në  mes të  dhomë ajo hapi  grushtin  .pak  e  nga  pak me neveri.Gishtat  i  ishin  mpirë  e  me  zor  komandoheshin.Letra  ishte  lagur e vjetëruar  por  nga  dora  nuk  shqitej .E ngriti pak dorën në ajër, e shkundi fort duke e lënë atë copë të mallkuar letre të binte në tokë.

Një  copë  letër  të  hynte  në  mes  e  ti  prishte  dashurinë,një copë letër që tashmë askujt nuk i hynte në punë.Si  do  te  reagonte ai, po  të merte vesh përmbajtjen e asaj letre.A  do  ta  kuptonte  vallë,po sikur ti kërkonte si kish ndodhur dhe pse, po sikur të qeshte e të tallej me të dhe me prindrit e saj.Po sikur ta tregonte si barsalet mes shokëve .Më mirë  mos  ti  thoshte  asgjë, më mirë të mos dinte asgjë,ndaj dhe nuk e hapi grushtin për ta lexuar atë copë letër..

E  donte  marëzisht dhe  ai  e  donte,ajo ishte  e  bindur  për  këtë.Ai dhe prindrit e tij  e  dinin  që  ajo  ishte  shqiptare.Ajo  nuk  i  kish  fshehur  asgjë  atij  .I  kish  treguar  për  familjen,  për  të  afërmit  e  saj,  për  vendlindjen,  për  fëmininë,  atje në qytetin e saj provincial.Pak kohë kishin që ishin njohur bashkë dhe ai dinte gjithshka, historinë  si  erdhën   nga  Shqipëria,   si  e  çfarë  kishin  kaluar,për  ëndrrat  dhe  dëshirat  e  saj.Brenda asaj kohe të shkurtër ata  ishin  lidhur  aq  shumë  njeri  me tjetrin  dhe  dinin  për  njeri  tjetrin  gjithshka, me  përjashtim të asaj  cope  letre dhe përmbajtjes së saj të fshehur diku në kujtimet e një albumi fotografish..

Një herë ajo  kish  dashur  ti  fliste  për atë ngjarje ,për një shënim që i kish mavrosur shpirtin, por  ai  ia  kish  mbyllur  gojën  me  të  puthura pa e lënë të  fliste  .

-Nuk  më  intereson  asnjë  gjë nga  ajo  anë,as kush ka qenë i  pari,i dyti .Për mua ka rëndësi që tani jemi bashkë e duhemi.Ne kapërcyem një furtunë ,një çunam oqeani deri sa prindrit e mi të pranojnë një vajzë shqiptare në shtëpi,këto cingërima nuk dua ti di fare.

Po ja një copë nga e kaluara i doli papritur e pa kujtuar përpara,të papërgatitur, për tu ballafaquar,duke kujtuar se e kishte  lënë pas, e kishte harruar.Ajo  u  drodh  një  grimcë  si  për  të  larguar  të  hidhurën  e  së  kaluarës ,duke hyrë në atë jetë që kish lënë mbrapa,sikur të ishte dje.…

 

*

Kohët   e  fundit  gjërat  kishin  ndryshuar,  por  prapë  kur  hapej problemi i nderit të femrës,gjendja keqësohej ,thuaj se muret e shtëpisë mbaheshin më këmbë vetëm prej nderit të saj.Sidomos i jati bëhej bishë.

-Do  të  na  turpërojë,  do  të  na  mbetet  në  derë  e  sdo  të  na  e  marë  njeri,pa le do  na  tregojnë  me  gisht  rrugëve,  si  vajzë  e  filanit  do  të  thonë.Po mua çmë mbetet më ?!?

Mamaja qante por nuk e jepte veten para babit i cili i shkrehej asaj:

-Ti  i  ke  fajet  se  ti  ia  ke  hapur  sytë.Një herë  me  minifund,  njëherë  me  maniqyr.Kur  të  thoja  unë,  smë  dëgjoje .Po  dale  se  këtu  do  të  dalë  fjala  ime  .Lere ,lere  të  vejë  në  mbrëmje me  shokë  në  mes  të  natës.  Nuk  e  mbyll  brenda  aty,të  mësojë  të  lajë,  të  fshijë  e  të  gatuajë  por i  hap  synë, dhe  tani  qan,pse qan.Do  tua  pres  kokën  që  të  dyjave,po qe se ndodh diçka. Po mirë vajza nuk të dhimbset, po mua , pse do më marrësh në qafë.Ku të shkoj të mbytem unë,po morën vesh se vajza ime bredh me një të deklasuar…Do më marrin teserën e partisë.Hapu varr të futem,pastaj….

Bëhej  bishë  .  Po  mamaja ia  dinte  zanatin,  ia  kishte  mësuar  huqet  dhe  mundohej ta  qetonte  .Pas një  lufte  të  ashpër  në  dy  frontet, atë  femëror  dhe  atë  mashkullor.mbylljen  e  bënte  i  ati :

-Të  mbysin  femrat  or  vëlla,sa po ndryshojnë kohët.Do  sdo  e  tyrje  del  dhe  e  tyrja  bëhet.,harrojnë  që  ne  jemi  zotër  të  shtëpisë,ne  e  bëjmë  ligjin.

-Po,  po  të  gënjen  mendja,  mor  qyq,  ia  kthente  e  jëma  nga  kushina  .  Hajde  të  hash  se  të  ka  gatuar  gruaja .E  lodhur  vi  dhe  unë  nga  puna,  por  laj,  fshi  e  gatuaj,  ta  vë  dhe  përpara  pjatën,se  ke  gjetur  mua.Pa  ik  e  dil  në  rrugë,  do  të  gjesh  ndonjë…

– Uuu  sa  të  duash  gjen,ka plot  me  kile  .

-Ka  po  nuk  të  lajnë,  as  të  fshijnë  as  të  gatuajnë ,si  unë  .

Aty  babi  dorëzohej  e  ia  kthente:

-E  di , ndaj  të  dua  se  si ty nuk  gjej,ndaj  bërtas  se  nuk  dua  as  vajza  ime  të  bëhet  si  ato  të  tjerat  .

-Pse ku i njoh ti ato të tjerat,e kthen pllakën mamaja,  njohe  nga  afër  ndonjë  nga  ato  të  tjerat  Shumë të mira janë dhe ato dhe shyqyr që janë për të na ngritur ne vlerat e për të na u  hapur sytë.

Me një të qeshur të madhe ,babi ngrinte shaminë e bardhë e dorëzonte armët.Po kurrë nuk i dorëzonte armët kur bëhej fjala për mua , për nderin  e vajzës së tyre të vetme,edhe pse kohët po ndryshonin me një shpejtësi marramendëse.

I  donte   shumë prindrit dhe ndjehej keq  kur  ata  vinin  aq  të  lodhur  nga  puna dhe për shkak të saj dhe nderit të saj nuk qetoheshin por vetëm haeshin me njeri tjetrin me fjalë.Gjithë  lodhjen ,tensionin   që  kalonin  ditën e  shkrehnin  darkave duke ngrënë bukë ose duke parë televizorin.Po  atë  natë  ata  nuk  flejtën,rrinin  pas  derës e bënin tutje tëhu të shqetësuar nga holli në kuzhinë dhe  prisnin  .

U  vonuam  në  partin për mbylljen  e  maturës.Njeri  nga  shokët  e  klasës  kishte  dhe  ditelindjen atë ditë,kështu që u vonuam më tepër.Nuk e di as vetë se si ora kishte kaluar pa u ndjerë.

 

Ajo  vuri çelsin  në  derë  po  dera   u  hap  pa  aritur  të  rrotullonte  çelsin.U shtang te porta nga breshëria e fjalëve që e bombarduan.I jati  e  qëlloi.Ajo mbuloi  fytyrën  me  dorë.

-Ku  ishe     ?

-Sa  e  ke  orën  .

Nuk  e  linin  që  të  shpjegohej,vetëm  bërtisnin.E  jëma  dridhej e tëra,nuk  arinte  të  përfundonte  fjalën  se  i  mbetej  në  grykë.Tek shihte të jëmën në atë gjendje dhe të jatin që ishte bërë bishë, nuk e donte veten.

-Prapë me atë ishe, i bërtiti i jati. Më mirë me  evgjitin e fundit  të lagjes se sa me atë ….

-Sa  të  gdhihet   drejt në  gjinekologo,  dëgjove  ti , i  bërtiti së shoqes,do na ketë bërë ndonjë proçkë sonte kjo.Nuk  dua  të  turpërohem,nesër  pasnesër  do  të  vinë  ta  kërkojnë.Dua  ta  di ,ti paraprij së keqes Po  qe  se  nuk është  vajzë  le  të  rrijë  .  të  hajë  një  mut  .  S΄donte  ta  ruante nderin,  kur  ti  vinte  ora , e me një djalë  nga familje e mirë.

-Nesër direkt tek gjinokologu, dëgjove ti, i ulëriti mamasë mos ta përsëris dy herë.

-Po  çjanë  këto…  ….  nuk  përfundoi  dot  mamaja  fjalën,e pashëë babin ti vërsulej si bisha prehës së vet,mamasë, me  një  zë  që as vetë   nuk  e  di  se  nga më  doli bërtita:

-Në  rregull,do  të  shkoj, e përplasa  nga pas  derën e dhomës   dhe   rashë shakull përmbys mbi krevat.

Pothuajse ishte gdhirë kur mamaja hyri në dhomën time duke qarë  .

-Po  pse  moj  më  prish  gjakun.Ti  e  di  që  ai  ta  ka  merakun  shumë  se  mos  gabosh.Pse  do  të  më  prishësh  nga  mentë.

-Ju  do  më  çmendni mua me këto,nuk ka hallim tim, hallin e teserës së partisë ka….

.

*

Me Ilirin ishim shokë klase,ishte i vetmi që rrinte i vetmuar dhe i heshtur,për shkak të një daje arratisur në Amerikë.Kishte një shprehje fytyre të veçantë , që më tërhiqte.Ishte një dashuri platonike,e heshtur e dhimbshme.,pa puthje, pa prekje , vetëm cikje të gishtave dhe të dy dridheshim si të na kish zënë korrenti.Herën e fundit guxoi të më shoqëronte deri tek  cepi i pallatit.Dikush na kishte parë të shoqëroheshim bashkë dhe ia kish shprehur babit shqetësimin.Një i deklasuar po më merte nderin jo vetëm mua por dhe teserën e partisë babait.

 

*

Gjatë  vizitës mjeku i rojes më pyeti se kur më kishin ardhur periodat herën e fundit dhe pasi më tha të ngrihesha thiri mamanë brenda.Mamaja e tërhoqi pak mënjanë dhe diç i pëshpëriti.

-Për çfarë arsye,ngriti zërin mjeku.Mamaja i futi diçka në xhep dhe vazhdoi të sqaronte me një zë të përgjëruar.Mjeku shtangu një moment,por e mblodhi veten, iu afrua tavolinës së punës shkruajti në bllokun e recetave diçka dhe ia la në dorë mamasë.Mamaja e mori letrën nga mjeku me duar që i dridheshin dhe e palosi më katërsh si dëshminë më të çmuar të thesarit që mbante në duar.Mjeku me dijet e tij , me njohuritë dhe përvojën e tij kishte vulosur në atë copë letër virgjërinë  e nderit tim.

Mamaja qante me ngashërim tek zbrisnim shkallët e spitalit.

 

Pasuan ditë javë,muaj e vite por ankthin, shqetësimin, atë tronditje shpirtërore nuk e kisha kaluar akoma, dhe ku për dreqin më doli përpara mes kujtimeve  të albumit fotografik. .Nuk kishim  emigruar vetëm ne por  edhe kujtimet, fotografitë, shënimet, si dëshmi të asaj periudhe.

Shënimi dergjej tashmë në tokë,i zhubrosur, gjithë rrudha ,i vjetëruar, pothuajse pa jetë.E shkela me këmbë ,hapa derën e renda përjashta  drejt dashurisë.

 

One thought on “Shënimi / Tregim nga Teuta Sadiku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s