Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa       T’ECËSH NËPËR ZJARRE…   Dashuria s’është thjesht e të bërit dashuri, Asnjëherë në lutjet e mia s’e kam kërkuar, Ajo është tërheqje kuantesh shpirtit tim, Në kuantet e tëndit shpirt… mëshiruar! Dashuria s’është … Continue reading

Poezi nga Donikë Rrethaj

  Poezi nga Donikë Rrethaj       TËRBIMI I SHPIRTIT.   Tro-trok, kalëron mbi emblemë-kohën shpirti em, …..i shpërbam n’mijra copa, i ndamë n’grimcat ma t’frikshme t’nji zemre t’thyme, Trok-trok…ec,n’flatrat q’i muret e tabusë kapërcejnë.. …t’ çmendna. Krif-andërr përhap … Continue reading

Alicia Ramirez Minjarez

    Alicia Ramirez Minjarez Poet, Translator,  Singer,   Broadcast locution Radio and T.V.   She was born in Tijuana Baja California, Mexico.  She studied a Master Degree in Computer Science,  specialization in Artificial Intelligence.  Master Degree in Computer  Science at … Continue reading

Krimet serbe në Kosovë : Arlinda : Dua që të shkojë ti shoh të gjithë bashkë….

Krimet serbe në Kosovë : Dua që të shkojë ti shoh të gjithë bashkë….           Arlinda   http://floripress.blogspot.be/2015/12/krimet-serbe-ne-kosove-dua-qe-te-shkoje.html?view=magazine     Arlinda nga Krusha e Vogël është studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit…Ajo thotë … Continue reading

Rivlerësohen teoritë e Frojdit mbi të pandërgjegjshmen / Nga Mark Vernon

  Rivlerësohen teoritë e Frojdit mbi të pandërgjegjshmen http://floripress.blogspot.be/2015/12/nga-mark-vernon-rivleresohen-teorite-e.html?view=magazine   Nga Mark Vernon      Një shekull pasi u përqeshën, idetë e Frojdit po rivlerësësohen si shumë të drejta, për sa kohë që ato mund të hedhin dritë mbi disa … Continue reading

Shtëpia Botuese “EMAL” së shpejti publikon Vëllimin Poetik ” Dashuri me ngjyra vjeshte” të autores Mimoza Leskaj dhe me redaktim dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato.

    Shtëpia Botuese  “EMAL” së shpejti publikon Vëllimin Poetik ” Dashuri me ngjyra vjeshte” të autores Mimoza Leskaj dhe me redaktim dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato.     Vjeshtë e begatshme në kopështin poetik të zonjës   Mimoza  Leskaj … Continue reading

The Devil I Paid for Advice – By Jeta Vojkollari / The Reader’s Voice – Mirsada R

  The Reader’s Voice   The Devil I Paid for Advice     By Jeta Vojkollari     http://www.JetaVojkollari.com http://www.friesenpress.com/bookstore/title/119734000018904009 http://www.amazon.com/dp/B00ZARLZMU/?tag=friesenpressc-20       Mirsada R. Psychologist, Albania   A  book that invites human conscience to throw away brutal phenomena … Continue reading

“SI NJË VULLKAN, BRENDA MEJE VLONTE LLAVA E POEZISË, KRIJIMTARISË LETRARE…” (Bisedë me poeten e shkrimtaren, Margarita Stoja) / Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë

“SI NJË VULLKAN, BRENDA MEJE VLONTE LLAVA E POEZISË, KRIJIMTARISË LETRARE…”    (Bisedë me poeten e shkrimtaren, Margarita Stoja)     Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë       1.Përshëndetje mike krijuese, Margarita Stoja! Kam kënaqësi, që u lidhëm … Continue reading

Kujtime të një pjesëmarrësi: LËVIZJA STUDENTORE DHE GREVA E URISË, E DHJETORIT 1990 / Nga: Ing.Artan K. Tahiri , Bruksel-Belgjikë

  Kujtime të një pjesëmarrësi:   LËVIZJA STUDENTORE DHE GREVA E URISË, E DHJETORIT 1990  Nga: Ing.Artan K. Tahiri            Bruksel-Belgjikë       1.Fillimi e demostratave studentore dhe pranimi i pluralizmit politik   Ne ate vit historik per demokracine … Continue reading

The Devil I Paid for Advice – By Jeta Vojkollari / The Reader’s Voice- Agron Shele

  The Reader’s Voice   The Devil I Paid for Advice     By Jeta Vojkollari     http://www.JetaVojkollari.com http://www.friesenpress.com/bookstore/title/119734000018904009 http://www.amazon.com/dp/B00ZARLZMU/?tag=friesenpressc-20     Agron Shele, Writer, Poet, Essayist, Belgium   The author rebels against the kind of living that is … Continue reading

HIJET / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

HIJET

 

 

Erjon Muça

Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

Nuk e di përse u gjend në rrugë, në një pasdite të herët Vere, në sheshin ngjyrë bezhë dhe të boshatisur përballë kishës, ku ca stola prej mermeri dukej sikur vuanin mungesën e të ndenjurave të flashkura. Klajdi ktheu kokën dhe pa një kufomë pëllumbi që dergjej e shtrirë në një krah, përballë kambanores së lartë. Një mace laramane po vërdallisej kufomës, si për të studiuar, e kapluar nga një mëdyshje jetësore: të jetë gjallë apo e ngordhur?! Në atë çast pa edhe hijen e vet: falë këndit diellor zgjatej duke përfunduar e majisur edhe pse koka e tij ishte tepër e madhe. Edhe kambanaria shtrinte hijen e saj, shumë më të gjatë se hija majoshe e Klajdit. Notojnë xhamijat dhe kishat nëpër kujtime të fetarëve. Tingujt e kambanares ngatërrohen me zërin e kasnecit, shkëlqen shenjtëria mbi zhguna dhe nëpër mjekra të hoxhallarëve, iu kujtuan vargjet e një poezie. Sa engjëj të bukur përpara derës së ferrit!
U habit me atë që vuri re! Qyteti qe ndërtuar para dhe pas sheshit të kishës, duke i lënë asaj edhe lindje edhe perëndimin të lirë, e ajo çlironte një hije në formë e një flamuri të hapur, të errët: hije në lindje dhe perëndim.
U ul në një nga stolat e mermertë dhe ndjeu habinë e ngurtë: një e ndenjur e re që ulej në vendet e ruajtura nga të ndenjurat e vjetra.
Macja kish marrë ndër dhëmbë kufomën e pëllumbit ndërsa ai udhëtonte ndër mendimet e veta bredharake: qytet i boshatisur nga vapa e muajit gusht, dëshira e detit dhe ora e gjumit të drekës. Atë e kish kapur një mërzitje, nuk donte as të shkonte në plazh, as t’u nënshtrohej ëndrrave të drekës.
Cigaren e kishte sjellë në fund kurse mendimet jo, kur hija lëvizëse e priftit, e lehtë pa zhurmë hapash si të ishte përfytyruese, ju afrua. U ul pranë tij në stol: sikur nuk kishte vend tjetër ky për t’u ulur. E përshëndeti nën zë dhe vijoi të lexonte librin e vet. Në skaj dukej kryqi: udhëkryq jetësor, të besosh, të mos besosh, të besosh në mosbesim ose të mosbesosh në besim. Librit tjetër i kanë vënë vetëm piktura abstrakte. Kuadrilema turbulluese me imazhe marramendëse. Edhe dilemat e atij mikut të vet të ri, Pol Milo-s nuk e “hutonin” më tepër se librat liturgjikë. Megjithëse qe frymëzuar mjaft nga to dhe kish shkruar një të tillë.
Si e kish nisur?
Ah po!
Atë e takoi fare rastësisht. Njiheshin e nuk njiheshin. Përshëndeteshin dhe jo, kurse atë ditë ai e ftoi tek zyra e vet. Nuk ishte i sigurt për profesionin e tij, ndoshta ishte avokat, ose noter ose ishte ekonomist. Ishin tek zyra e tij për të parë një libër ndoshta historik, liturgjik ose letrar, dhe nuk e mbante mend si u hap biseda mbi pijen. Thjeshtë ai e pyeti.
– Je pijetar!
– Pijetar për qejf, por jo pijanec – iu përgjigj Klajdi.
– As unë nuk jam pijanec – tha ai dhe nxori nga çanta (tani janë në modë çantat për burra si ato të korrierëve partizanë vetëm se jo prej lecke të vjetër, por cilësore, edhe çanta me yll pesëcepësh) një faqore përgjysmë me raki.
-Do ta provosh pak se është raki e mirë?!
Klajdi pranoi dhe më vete po mendonte. Ky nuk është pijanec, jo!
Akoma nuk i kish gjetur një përgjigje kësaj dileme, por po mundohej t’i gjente.
– Nuk ju kam parë këtej këtu pari – i foli prifti pasi mbylli librin e tij me shenjën e kuadrilemës dhe ju afrua më pranë. – Jeni i ri këtu?
– Jam i huaj, por kam mbi dymbëdhjetë vjet që jetoj këtu- iu përgjigj Klajdi pa i dhënë rëndësi fjalëve. Mendja e tij rrotullohej herë rreth titullit të dilemës që kryqëzohej me meditimet mbi hijen e kambanares dhe të dyja bashkë mbi imazhin e maces që shqyente kufomën e pëllumbit me dhëmbë të mprehtë, duke shfryrë jashtë gojës puplat e holla të shpendit.
– Nga je?
– Jam shqiptar. Kësaj here Klajdi i tha gati i irrituar nga biseda gati e bezdisshme.
– Duhet të jesh mysliman?!
– Jo nuk jam as mysliman, as katolik, as ortodoks. Jam ateist.
– Më vjen keq për ty!- Si ka mundësi që të gjithë besimtarëve u vjen keq për jobesimtarët dhe mundohen me çdo kusht t’i kthejnë në besimtarë? Mos kanë frikë nga vetmia ose nuk janë të bindur në çka besojnë dhe duan mbështetjen edhe të tjerëve si për ti dhënë zemër vetes, me mendimin e turmës nga pas.
I credenti scambiano con la ragione ogni cosa inculcatagli, e da ciò consegue la loro superbia e intolleranza nei confronti dei non credenti. Këtë frazë ia kish shkruar Eloizës në ndonjë letër apo e kanë zbuluar në dorëshkrimet e tij! Kështu po e mendonte, ndërsa priftit i ktheu tjetër përgjigje.
– Jemi të dy të mbushur me keqardhje të ndërsjellë – i tha Priftit dhe e vështroi heshtazi, si me keqardhje, si me inat, ndoshta me mëdyshje ngaqë mund të mos e kish kuptuar kuptimin e përgjigjes. Mace, hije, pupla në ajër, njeri me kuadrilemë ndër duar! Dy dilema nga Pol Milo bëjnë një kuadrilemë. A nuk është njëlloj si dy plus dy bëjnë katër? Mos është e ngjashme me ato ekuacionet e shkollës që dy x plus dy y baras me dy xy. A nuk është dy xy ishte katër xy. Nejse…
– Pse nuk beson?
– Pse beson?
– Nuk mund të më përgjigjesh me pyetje!
– Nuk ke përse më pyet!
– Të pyesësh është legjitime të përgjigjesh është mirësjellje.
– Të mos pyesësh është fisnikërimi! Të pranosh të drejtën e tjetrit është e detyrueshme.
– Nuk do të më përgjigjesh se ke frikë nga paqëndrueshmëria e argumenteve që mbron!
– Pyet ngaqë kërkon siguri për atë që beson se beson! Unë nuk përgjigjem dhe nuk pyes ngaqë respektoj të drejtën tuaj për të besuar dhe predikuar, por pa predikuar aspak mosbesimin tim. Nuk më intereson të mbroj të drejtën time për të mosbesuar ngaqë nuk e ndjej të rrezikuar nga asgjë. Në të kundërt me ju që ndjeni rrezik nga mosbesimi, pasi jetoni me një kuadrilemë ndër duar.
– Unë besoj me bindje të verbër tek Jezu Krishti pasi për të flet edhe historia.
– Flet për vdekjen e tij, por askund për ngjalljen e tij. – Hijet zgjaten majucat hollohen aq sa duken sikur përfundojnë në hapësirë: të holla si gjilpëra të paprekshme. Prifti se ç’donte të thoshte diçka, po Klajdi u ngrit duke e përshëndetur veç me kokë. E dinte që hija e tij qe zgjatur, por u habit mjaft nga përzgjatja e saj.
Ju duk sikur në ajrin e lëvizur pakëz nga era e pasdites i pa pupla që valëviteshin sa andej këndej.
Pisa
27-09-2015

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Ditëlindja e politikës” të autorit DENILU dhe redaktim të Dorjana Sterkaj.

  Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin   me epigrame  “Ditëlindja e politikës” të autorit DENILU dhe redaktim të Dorjana Sterkaj.     Autori : DENILU Titulli : Ditëlindja e politikës Redaktimi : Dorjana Sterkaj   Botimi i parë, 2015   … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon romanin ” Dua një buzëqeshje” të autorit Rogert Blloshmi dhe redaktim të autorit Demir Gjergji.

  Shtëpia Botuese ” ADA” publikon romanin ” Dua një buzëqeshje” të autorit Rogert Blloshmi dhe redaktim të autorit Demir Gjergji.     Titulli : Dua një buzëqeshje Autor: Rogert Blloshmi   Redaktor: Demir GJERGJi   Recensente: Alida Kasa ©-autori   Botues … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Ato vite rinore” të autorit ENEA ISALLARI dhe redaktim të autorit Kujtim Agalliu.

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Ato vite rinore” të autorit ENEA ISALLARI dhe redaktim të autorit Kujtim Agalliu.     Titulli : Ato vite rinore Autori : ENEA ISALLARI     Redaktor: Kujtim Agalliu   ©mentor isallari, … Continue reading

PAKOHA SHQIPTARE (Parathënie e librit “Kosova” të Branislav Nushiqit, botuar në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Zgjimi” e Ferizajt) / Nga Rrahim Sadiku

    PAKOHA SHQIPTARE   (Parathënie e librit “Kosova” të Branislav Nushiqit, botuar në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Zgjimi” e Ferizajt)   Krimet e kriminelët ndaj shqiptarëve       Nga Rrahim Sadiku     Veprimtaria e quajtur diplomatike, … Continue reading

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Intuitë e bluar gruaje” të autores Liliana Shkodrani (Baçi) me prathënie të autorit Petrit Ruka.

    Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Intuitë e bluar gruaje” të autores Liliana Shkodrani (Baçi) me prathënie të autorit Petrit Ruka.      Titulli i librit: Intuitë e bluar gruaje Autore: Liliana Shkodrani (Baçi) Redaktore : Irena Dono Kopertina … Continue reading

NJERIU I DYZUAR ( Mbi librin “Schlaflos mit Kleopatra“, ISBN 978-3-940636-34-8, Paranus Verlag, 2015. ) / Nga Ferdinand Laholli

    NJERIU I DYZUAR   ( Mbi librin “Schlaflos mit Kleopatra“, ISBN 978-3-940636-34-8, Paranus Verlag, 2015. )      Nga Ferdinand Laholli     “Schlaflos mit Kleopatra“ (I pagjumë me Kleopatrën) titullohet libri i autorit shqiptar Selajdin Gashi, vënë në … Continue reading

Mbi librin e Walter Zhelaznit, botuar bga UET Press – “LUDOVIKO LAZARO ZAMENHOF – Çështje të interlinguistikës dhe të politikës gjuhësore” / Nga Bardhyl Selimi

Mbi librin e Walter Zhelaznit, botuar bga UET Press    “LUDOVIKO LAZARO ZAMENHOF – Çështje të interlinguistikës dhe të politikës gjuhësore”     Nga Bardhyl Selimi   Monografia që po paraqitet sot i ka dhënë titullin “Profesor” z/ Walter Zhelazny, … Continue reading

Ekskluzive: Lista e të vrarëve nga komunistët në Prishtinë, që më dekada ishte top-sekret / Botapress. 29 nëntor

ekskluzive-lista-e-t-euml-vrar-euml-ve-nga-komunist-euml-t-n-euml-prishtin-euml-q-euml-m-euml-dekada-ishte-top-sekret_hd-620x330

 

Ekskluzive: Lista e të vrarëve nga komunistët në Prishtinë, që më dekada ishte top-sekret

 

Botapress. 29 nëntor

 

Mijëra qytetarë kanë frekuentuar dhe kanë kaluar afër ndërtesës së ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe të rrallë e dinë historinë e kësaj godine. Në këtë godinë, që kishte qenë burg, u kryen krimet më të rënda të cilat deri më tani ende nuk janë zbardhur në tërësinë e tyre. Pikërisht nga kjo godinë, që asokohe ishte burg, ka qenë një tunel i cili ka qenë i shtrirë deri te përmendorja e trekëndëshit, ku para Luftës së Dytë Botërore ishte çarshia e qytetit. Një pjesë e saj edhe mund të jetë dëmtuar apo mbuluar. Por, atë e mbajnë mend prishtinasit e vjetër.

 

Ilir Krasniqi

 

Ata që kanë hyrë në këtë tunel më nuk kanë dalë të gjallë. Ndërsa, janë qindra e qindra njerëz të cilët nga aty janë përcjellë për pushkatim me siglën tejet sekret, që nga koha e mbretërisë, dhe me një ritëm edhe më të lartë gjatë Luftës së Dytë e Deri në përfundim të saj.

Se cilat kanë qenë përmasat e vrasjeve flet edhe një listë e siguruar e emrave të së paku 381 personave, pjesa dërmuese e të cilëve shqiptarë.

Pikërisht, në muajin nëntor, mbushen 71 vite nga, siç e quajnë historianët, “Nëntori i Përgjakur në Prishtinë”. Fjala ishte për figura të njohura kombëtare. Deri më tani nuk dihen varrezat e fshehta ku ndodhen mbetjet e të pushkatuarve nga viti 1944. Por, vendi ku u pushkatuan ishte “Strelishta” në fillim të Tauk Bahshqes, por edhe tek kazerma në Tauk Bahshqe. Zakonisht këto akte kryheshin në orët e mbrëmjes. Ka dyshime që edhe aty të jenë varrosur.

As familja e vjetër prishtinase e Stak Mark Mirditës, bashkëveprimtar i Shyqri begut dhe Mustafa Agushit, sot e kësaj dite nuk i di varret e më të afërmeve të tyre që u masakruan nga pushteti serb, pesë muaj pas themelimit të OZNA-së. Nga të dhënat konsullore serbe mund të shihet qartë se Stak Mark Mirdita, në prag të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare, nën udhëheqjen e Hasan be Prishtinës (5 maj-18 gusht 1912), ishte njëra ndër lidhjet e hershme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Siç përshkruante ngjarjen historiani Muhamet Pirraku, më 21 nëntor 1944, pjesëtarë të uniformuar të OZNA-së e marrin Stak Mirditën nga shtëpia dhe e dërguan në burg. Meqë natën mbretëronte “ora ushtarake”, që lejonte të vritej secili shqiptar që mund të gjendej në rrugë, Staka do të sillet në furrën e bukëpjekësit serb, Sava Vitkoviq, në rrugën e sotme “Iljaz Agushi”. Ishte nata e 23/24 nëntorit 1944. Godina në kat e asaj furre është edhe sot, pikërisht ndërtesa ku gjendet “Barnatorja e Bujqësisë”.

Sadistët serbë e skuqën furrën më shumë sesa për të pjekur bukë dhe të gjallë e futën në furrë martirin e kombit shqiptar, Stak Mark Mirditën. Nga kjo familje janë vrarë gjashtë persona. Nomenklatura komuniste jugosllave me dekada ka fshehur dhe relativizuar krimet e saj.

Pjesa dërmuese e dokumentacionit që mban siglën sekret është në arkivat e BIA-së të Serbisë dhe arkivave tjera në Serbi, ku një komision i veçantë për varreza sekrete të të vrarëve pas 12 shtatorit 1944, tashmë ka hapur disa nga dosjet që përfshijnë edhe Kosovën. Këto varreza të viktimave të vrarë ende nuk janë hulumtuar nga asnjë institucion i vendit. Thuhet se më shumë se 90 për qind janë pushkatuar pa gjykim.

Sipas dokumenteve, pushkatimet kanë qenë të planifikuara, sipas direktivave dhe vendimeve të kreut të atëhershëm ushtarak dhe partiak me ekzistimin e listave të detajuara të personaliteteve që i konsideronin armiq politikë dhe klasorë. Realisht, politika e pushtetit popullor ka pasur një vijimësi të planeve Mbretërisë jugosllave.

Dr. Stevan Moljevac, anëtar i komitetit qendror të Jugosllavisë i cili ishte në krahë të Drazha Mihaloviqit në qershor të vitit 1941, ka hartuar projektin e “Serbisë së Madhe”. Në atë projekt kërkohet që të spastrohet Serbia nga shqiptarët, myslimanët, boshnjakët, kroatët… Më pas ishte platforma antishqiptare serbe e LANÇJ-së, e dëshmuar në Elaboratin “Problemi i pakicave në Jugosllavi” të ministrit në qeverinë e Serbisë, akademikut Vasa Çubriloviq, të 3 nëntorit 1944.

Nomenklatura komuniste jugosllave me dekada ka fshehur dhe relativizuar krimet e saj. Në arkivat e BIA-së serbe ekziston një listë e të vrarëve cila përmban emrin, mbiemrin, profesionin, datën e lindjes dhe vdekjes, rrethanat, por jo edhe lokacionin ku janë ekzekutuar. Teksa në shumë vende të ish-Jugosllavisë procesi i gjetjes së varrezave të fshehta ka përfunduar ose është në përfundim, në Kosovë ende mbeten mistike lokalitetet ku janë varrosur. Në këtë listë figurojnë një pjesë e martirëve të Shqipërisë etnike. Në “Strelishte” janë pushkatuar edhe pjesëtarët e ONDSh-së në krye me Ukë Sadikun e Gjon Sereqin më 1947.

Fehmi Bahtiari thotë se pas luftës së kanë ardhur njerëz në moshë dhe kanë vizituar oborrin e ish-burgut duke u ndalë te një plep i madh. Fehmiut i kishin treguar 5-6 njerëz se në këtë plep kanë qenë të vendosura dy hallka me të cilat u lidheshin të burgosurve duart dhe pa prekë me këmbë në tokë rriheshin me dru ahu. Vetë Fehmiu thotë se deri para luftës i ka parë këto hallka të cilat ishin zënë nga degët. Ai tregon edhe një gjë shumë interesante. Pak para përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, plepin qindra vjeçar e kishin prerë. “Nuk ka shkuar larg dhe mu në mes të këtij druri ka lulëzuar një trëndafil me tri lule të kuqe, që asnjëherë në jetë nuk kisha parë diçka të tillë”, thotë ai, duke përmendur një thënie se aty ku derdhet gjaku dalin edhe lulet e kuqe.

Gjykimi i të arrestuarve dhe dalja para gjykatave ushtarake ishte formale dhe një farsë. Pavarësisht shkallës së fajësisë, janë dënuar me vdekje. Të pushkatuarit ishin veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të cilët i kundërviheshin sistemit të atëhershëm. Sipas një liste të siguruar, vetëm në Prishtinë janë vrarë rreth 380 persona, ku 280 janë shqiptarë. Por, ky numër është i vogël në krahasim me vrasjet që janë bërë. Të gjithë të pushkatuarve në regjistër u mungon vendvarrimi. Me një shkresë të datës të 18 majit 1945, të lëshuar nga Ministria e Brendshme, thuhet se të gjitha varret e individëve apo varreza kolektive (që i quanin fashiste) të asgjësohen dhe të fshihet çdo gjurmë e mundur.

Edhe pse ka shumë gabime në emra dhe mbiemra dhe toponime, lista plasohet ashtu siç është. Kjo listë që publikohet më poshtë, për herë të parë botohet dhe është e mangët në raport me gjithë ato vrasje dhe zhdukje që janë bërë. Në listë janë disa nga emrat e spikatur, si Gjen Sereci, Stak Mark Mirdita dhe bashkëluftëtarë të Shaban Polluzhës.

  1. Xhemaili Memet lindur më 1919 në Barilev, bujk, data e pushkatimit nuk figuron
    2. Bejtullah Beqiri nga Marevci, pushkatuar më 13.01.1945
    3. Xhem Isufi nga Goleshi, i pushkatuar më 30.12.1944
    4. Zeqir Xhema nga Goleshi, i pushkatuar 30.12.1944
    5. Shabanoviq Muharrem nga Prishtina, i pushkatuar 27.11.1944
    6. Mehmet Ismajl nga Prishtina pushkatuar 26.11.1944
    7. Rushit Ismet? Nga Prishtina pushkatohet më 27.11.1944
    8. Bislimi Shaban nga Hajvalia, pushkatohet më 01.12.1944
    9. Megjuani Ibraim nga Prishtina,pushkatuar më 26.11.1944
    10. Mustafa Ajdin nga Prishtina, pushkatuar më 27.11.1944,
    11. Shuqri Ramadan nga Prishtina pushkatuar më 27.11.1944
    12. Sefedin Usein nga Prishtina, pushkatuar më 27.11.1944
    13. Zubeir Raif, nga Prishtina, pushkatuar më 26.11.1944
    14. Haxhi Hysein Daka, Prishtinë, pushkatuar më 27.11.1944
    15. Sylca Salih, Prishtine, pushkatuar më 26.11.1944
    16. Fami Domanik, Prishtine, pushkatuar më 26.11.1944
    17. Alim Qerimi, Prishtine, pushkatuar më 27.11.1944
    18. Bahtiar Ibrahim, Prishtine, pushktuar më 29.11.1944
    19. Memet Iljaz, Prishtine, pushkatuar më 02.12.1944
    20. Zenel Aqip, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
    21. Idria Rrustem, pushkatuar më 01.12.1944
    22. Bajram Islam, Prishtine, pushktuar më 19.12.1944
    23. Tefik Ismajl. Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944
    24. Beqiroviq Ismajl, Prishtine, pushkatuar 05.12.1944
    25. Jahir Alit pushktuar më 05.12.1944
    26. Memedoviq Shefer, Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944
    27. Asan Alil, Prishtine, pushkatuar më 14.12.1944
    28. Sherifoviq Ali, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944
    29. Bajram Muarrem, Prishtine, pushkatuar më 27.12.1944
    30. Lebibovic Ajrullah, pushktuar më 05.01.1945
    31. Suljmanovi Alia, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944
    32. Markovic Markush, Prishtine, etnia e panjohur, pushkatuar më 22.12.1944
    33. Markoviq Mikel, Prishtine , etnia e panjohur, 22.12.1944
    34. Ferovic Shaban , Mali i Zi, Plav, nuk saktësoht data por thuhet pasluftës
    35. Amet Fuad, Prishtine, 27.11.1944, Prishtine,
    36. Kadrijeviq Zeqir, Prishtine, I pushkatuar 05.12.1944
    37. Beljuli Ahmet, nga Dazhevica, I pushkatuar në 05.12.1944
    38. Megush Rama , Sharban, pushkatuar në 05.12.1944
    39. Rrustem Emin, Prishtine, pushkatuar 05.12.1944
    40. Kadri Sherif, Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944
    41. Sait Rrushit, Sharban, pushkatuar më 22.12.1944
    42. Ahmtoviq Muharrem, Prishtine, pushkatuar 22.12.1944
    43. Sadikoviq Zenel, Prishtine, pushkatuar 14.12.1944
    44. Alijeviq Shaban, Prishtine, pushkatuar më 14.12.1944
    45. Shukri Sherif, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
    46. Marku Staka, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
    47. Xhabir Fari, Prishtine, pushkatuar më 25.12.1944
    48. Ajdar Feta, Prishtine, pushktuar më 26.12.1944
    49. Rahman Siman, Prishtine, pushkatuar më 26.12.1944
    50. Shuquri Ragip, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
    51. Jakup Kadri, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
    52. Imerovic Ali Haki, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944
    53. Imroviq Ali Ahmet, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944
    54. Abdulovic Kadrija, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
    55. Urshid Lebib Beg, Prishtine, pushkatuar më 05.01.1945
    56. Qollak Sadik, Prishtine, pushkatuar më 05.01.1945
    57. Krushka Memet, Prishtine, pushkatuar më 30.12.1944
    58. Abdulla Ram, Busi, pushkatur 05.01.1945
    59. Kacura Ismajl, Prugovc, pushkatuar 11.01.1945
    60. Jahil Kajtaz, Besi, pushkatuar më 08.01.1945
    61. Rifat Asan, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945
    62. Rexhep Bajram, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945
    63. Idriz Bajram, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945
    64. Eminovic Asan Sushic, pushkatuar më 11.01.1945
    65. Abazovic Aljush Leban, pushktuar më 11.01.1945
    66. Abazovic Sejdi Prapashtice, pushkatuar më 11.01.1945
    67. Shaban Isen Hajvali, pushktuar më 11.01.1945
    68. Rexhepovic Murat Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945
    69. Jair Uka, Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945
    70. Danim Jusup Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945
    71. Maliq Qazim Hajkobil, pushkatuar në nëntor 1945
    72. Berisha Latif Rifat, lindur 1908, kryetar i Gjykatës ne Prishtine, pas 1945. I pushkatuar më 17. 05. 1949
    73. Berisha Latif Ismajl, 1904 Berisha, Prishtine, pushkatuar më 17. 05. 1949116, Berisha Latif Mustaf 1896 Prishtine, pushkatuar 17. 05. 1949
    74. Berisha Ismajl Ibrahim, 1923, pushkatuar më 17. 05. 1949
    75. Nezir Osmani lindur 1908 Bujanac BH, pushkatuar 23. 12. 1949
    76. Asan Alia, lindur në BH më 1910 me vendbanim Ribar, pushkatohet 1945
    77. Tahir Mustafa Krushiq Prishtine, lindur ne Kroci, pushkatohet më 1944
    78. Alia Murat Rexhep lindur më 1921 në Drvar BH, pushkatoht më 1944
    79. Alia Ferat Rexhep, lindur më 1918 në Drvar të BH, pushktohet 1944
    80. Ademi Mustafa Halil, lindur më 1927 në Dërvar të BH, , pushkatohet më 1944
    81. Asani Qelim , Prishtine, pushkatohet më 1945
    82. Avdulla Rama, nga Busia, pushktohet më 1944
    83. Alim Xhemail, nga Davidovci, pushkatohet më 1944
    84. Aqim Zenel Prishtine, nuk tegohet viti
    85. Alili Akim, Prishtine, pushkatoht më 1945
    86. Aslani Sali Bajram lindur më 1915 Drvar, pushkatohet më 1944
    87. Alil Husein, Prishtinë, etniciteti I panjohur, pushkatohet më 1945
    88. Alimi Emin Alim, Tërstenik, Prishtine pushkatohet më 1944
    89. Aliti Milazim Ajet lindur më 1903 Trestenik, pushkatohet më 1944
    90. Asani Havo Asan, lindur më 1922 Prishtine, dita e pushkatimit nuk tregohet
    91. Ajeti Nush Ajet 1909, Trestenik, pushkatoht më 1944
    92. Ајеti Mehmet Ajet, lindur më 1918 Trestenik, pushkatohet në 1944
    93. Beqirti, Bajram Beqir, lindur 1889 Trestenik, pushkatoht më 1944
    94. Bislim Shaban, Hajvali , pushkatohet në 1944
    95. Batalai Kadri Jakup , Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    96. Bicko Mustafa, Elbasan Prishtine, pushkatohet më 1944
    97. Bashali Ashim Asan lindur më 1917 Prishtine, pushkatohet më 1944
    98. Binaka Hamid, lindur më 1913 Vukmanovc, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    99. Brahimi Jusuf Braim, lindur më 1909 Trestenik, Prishtine, pushktohet më 1944
    100. Beluli Islam lindur më 1908 Pasom, Prishtine, pushkatohet më 1944
    101. Vili Aleja, Prishtinë, pushkatohet 1945
    102. Shaqir Elmi Rashinc, Prishtine, pushktohet në janar 45
    103. Milaimi Tair Rashinc, Prishtinë, pushkatohet janar ‘ 45
    104. Idriz Shaif , Ashinc, Prishtinë, pushkatohet në janar ’45
    105. Selamani Adem Memet, Bujnce -Prishtinë, pushktohet ‘46
    106. Baftia Xhema Alim Prishtinë, pushktohet nëntor ‘44
    107. Aziri Sali Adem Plitkovic, Prishtinë, pushkatohet në shkurt’ 45
    108. Ramatushi Zequir, Bandulic, Prishtinë, pushktohet janar ‘45
    109. Avdulla Azir Sali, Bandulic Prishtinë, pushktohet janar ‘45
    110. Durmishi Murrem Prishtinë, pushkatohet me 1944, podujeve
    111. Sali Shiqan, Prishtine,kafexhi, pushktohet 1944 s
    112. Ashul Jarka, Prishtine, pushktohet pas clirimit në Podujevë
    113. Remzi Shufta, Prishtine , pushktohet 1944
    114. Murat Bajraktari , lindur më 1864 Prishtine, pushkatohet pas clirimit ne Podujeve
    115. Met Govori, lindur 1904 në Prishtinë, pushkatohet 1945
    116. Shefqet Caka, lindur 1917, Prishtine, pushkatohet në fillim te 47
    117. Gergur Fazlija , lindur më 1911 Prishtine, pushkatohet shtator ‘46
    118. Sereci Gjon, lindur më 1916 Ferizaj, vdes qershor te ‘46 Podujeve (Mënyra e vdekjes nuk tregohet)
    119. Efendi, Sudi Enver, lindur më 1921 Prishtine, pushkatohet 1944 Podujeve
    120. Hasani Jahija sheh Turbetar lindur 1890, turk Prishtine, pushkatohet 1945
    121. Mehmet Agush Mehmti, tregtar, lindur më 1878 Prishtine pushkatohet pas clirimit
    122. Matarola Shaban Ramadan, Prishtine , pushkatohet tetor ‘45
    123. Sabri Sali Sula, lindur më 1912 Prishtine, pushkatohet ‘ 44
    124. Rusit Lebis lindur 1878 beg Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    125. Femi Domanik Sukrija, lindur më 1905 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    126. Sylejman Xhemail, beg lindur më 1912 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    127. Dalip Jusuf, bujk lindur më 1916 Prishtine, pushkatohet ’44
    128. Ali Ahmet Imer, bujk lindur më 1923 Prishtine, pushkatohet pas luftës
    129. Hasan Musa bujk lindur më 1909 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    130. Alim Miksic, Prugovc , kryetar komune, pushkatohet pas clirimit
    131. Mustafa Ali bujk Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    132. Ibraimi Kadri, kopshtar lindur më 1927 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    133. Ibraimi Alija Sherif lindur më 1907 Prishtine , pushkatohet ’44
    134. Ibraimi Shuqri Sherif lindur më 1922 Prishtinë,
    135. Usein Faik Ramadan, kepuctar lindur më 1912 Prishtine
    136. Sadik Sulja lindur më 1902 Prishtine, kulak, pushkatohet ‘44
    137. Mustafa Agushi Ismail lindur më 1904 Prishtine, kulak, pushkatohet pas clirimit
    138. Bajram Muharrem lindur më 1904 Prishtine, tregtar, pushkatohet pas clirimit
    139. Sadria Sherif bujk lindur 1924 Prishtine, pushkatohet më 1945
    140. Shuqurija Sherif pushktohet pas clirimit
    141. Alija Sherifе Prishtine, pushkatohet më 1945
    142. Shaban Muharrem bujk Prishtine, pushktohet pas clirimit
    143. Budec Sadik Tafik bujk, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    144. Aqir Zejnel, bujk Prishtine, pushkatohet më ‘ 1945
    145. Eshref Shuqri, kafexhi Prishtine, pushkatohet më 1944
    146. Husein Bunlari Rexhep, bujk, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    147. Ismajl Beqir Mula, karrocier, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    148. Rexhelar Hysein Seladin, lindur 1896 Prishtine, kopshtar, pushktohet ‘ 44
    149. Muharrem Ahmet, lindur më 1919 Prishtine, kasap, I ekzekutuar pas clirimit
    150. Svirca Mustafë,bujk, Prishtine, I ekzekutuar ‘44
    151. Ismet Sali , kafexhi, Prishtine, I vrarë pas clirimit
    152. Kadrija Remzi , Prishtine, pushktohet pas clirimit
    153. Shukri Ramadan Beg, Prishtine, i ekzekutuar pas clirimit
    154. Fat Ahmet, peme shites Prishtine, pushktohet pas clirimit
    155. Mustafa Krushkalar, Prishtine, pushktohet pas clirimit,
    156. Zeqir Bajram punëtor Prishtine
    157. Memet Kumnova, tregtare Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    158. Farija Sylejman Ahmet, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
    159. Memet Karaman Krushka, Prishtine, pushktohet pas clirimit
    160. Tefik Isa lindur më 1920 Prishtine, pushkatoht në ’45
    161. 220. Krasniqi Asan Ajet lindur me 1906 në Sllovaki, m vendbanim Makovce
    162. Rexha Ashim Rexha lindur më 1909 në Тerstenik, pushktohet në ‘45
    163. Goshan Xhema Gosha lindur më 1859 në Terstenik pushkatohet ‘45
    164. Ram Rexhepi Rexhep 1859 Terstenik, pushkatohet ‘45
    165. Salia Feta Salia lindur në Terstenik, pushkatohet ‘45
    166. Ashim Milazim Ashim lindur më 1890 në Terstenik , pushkatohet më ‘45
    167. Kukiq Hamit lindur më 1910 Trstenik -Shqiperi, pushkatohet në ‘45
    168. Mema Arif Mema bujk lindur 1924, Terstenik, pushkatohet ‘45
    169. Asan Salihi Asan, lindur 1909 Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
    170. Fazli Abib Fazlia, lindur 1910, Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
    171. Tahir KadrijaTahir, lindur 1925,Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
    172. Tahir Hamit Tahija, lindur 1925 Trestenik Shqiperi
    173. Ahmet Behi Ahmet , lindur më 1917 Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
    174. Rama Sula Rama, lindur më 1909 Trestenik Shqiperi, pushktoht më 45
    175. Xhemajl Rexhep Xhemajl, lindur 1889 Trestenik Shqiperi, pushkatohet në ‘45
    176. Rexhpi Sali, lindur 1918 Trestenik, pushktaohet në’ 45
    177. Rexhepi Selim , lindur më 1917 Trestenik, pushktohet në ‘45 nën akuzën renegat
    178. Zenuni Memet , lindur më 1885 Trestenik, pushkatohet më ’45
    179. Reshit Feriz , lindur më 1905 Trestenik , pushkatohet ’45
    180. Osmani Xhemo, lindur më 1911 BH, gjeometër, pushktaohet më 25.12.1944
    181. Osman Ajdar , 1917 Lapovc Kroaci, pushkatohet më 29.12.1944
    182. Memet Sherif Shaban, lindur më 1922 nëBurnic , pushktohet më ‘ 45
    183. Murseli Qerim Ramiz , lindur më 1927 Okllap, pushkatuar më 1945 në Gadimlje
    184. Maliqi Shuqrija , lindur më 1927 Prishtinë, pushkatohet janar 45
    185. Avdi Sherif Amet, lindur më 1912 Banjic ,pushkatohet ‘ 45
    186. Ajvazi Selim Xhemail 1899 Dobranje Hrvatska, pushktoht shkurt ‘45
    187. Beqiri Braim Asan lindur më 1910 Banjice, pushkatuar më ‘45
    188. Iseni Zenel lindur më 1913 Ribar I Madh, pushkatuar në dhjetor ‘44
    189. Alili Kadri Beba lindur 1885 Ribar I Madh ,pushkatuar ‘ 47 Prishtine,
    190. Ademi Shefqet Rexhep 1927 Carevo Selo Maqedoni, pushkatuar janar ‘45
    191. Shabani Nazif lindur 1905 Petrovo Selo , pushktuar maj ‘45
    192. Sadiki Rexhep lindur më 1911, Petrovo Selo , pushktuar maj ‘45
    193. Shaqiri Sadik lindur 1913 Petrovo Selo Maqedoni, pushktuarnë maj 45
    194. Munishi Xhemail lindur më 1909 Prishtinë, pushkatuar në maj ‘45
    195. Muslia Bajram lindiur më 1910 Petrovo Selo Maqedoni, pushkatuar në maj ’45
    196. Asani Vesel lindur 1919 Babush ,pushkatuar më 1945
    197. Sadiki Ceci lindur më 1909 Babush, pushktuar më 1945
    198. Agushi Hasan lindur më 1912 Gadime, pushktuar më 1945
    199. Аlia Covani Prishtine , pushktuar pas clirimit
    200. Akil Bajrami, Prishtine , pushktuar më pas clirimit
    201. Azem Simnica, Prishtine , pushktuar më 1945
    202. Abaz Shaban , Prishtine , pushkatuar më 1945
    203. Aziri Alim , Prishtine , pushkatuar më 1945
    204. Asan Adem , Prishtine , pushktuar më 1945
    205. Bajrush Ramushi , Prishtine , pushkatuar pas clirimit
    206. Bajram Jetuja , Prishtine , pushkatuar pas clirimit
    207. Beqiri Bislim , Prishtine , pushkatuarpas clirimit
    208. Berisha Imer , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
    209. Ismajl Gashi , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
    210. Idriz Berisha, Prishtine I pushkatuar pas clirimit
    211. Idriz VIsoka, Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
    212. Jair Kajtaza , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
    213. Musa Alija , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
    214. MIsim Aziri, Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
    215. Nuha Avdyl, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
    216. Osman Sula , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit,
    217. Ram Aziri , Prishtine, pushkatuar më 1945
    218. Rexhep Visoka , Prishtine , I pushkatuar 1944
    219. Rasim Bajram , Prishtine , I pushkatuar 1944
    220. Selim Alim , Prishtine , I pushkatuar 1944
    221. Sadik Qerim , Prishtine, I pushkatuar 1944
    222. Smajl Kacuri , Prishtine , I pushkatuar më 1944
    223. Smajl Pllana, Prishtine, I pushkatuar 1944
    224. Sejdi Rama , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
    225. Smajl Ajeti , Prishtine, I pushkatuar 1944
    226. Sali Bajram, Prishtine, I pushkatuar 1944
    227. Sali Ismajl , Prishtine, I pushkatuar 1944
    228. Sejdia Gani, Prishtine, I pushkatuar më 1944
    229. Sadria Bajram, Prishtine, pushkatuar më 1944
    230. Sinani Liman , Prishtine, pushkatuar më 1944
    231. Qerim Berisha, Prishtine, pushkatuar më 1944
    232. Ferati Zenel , Prishtine, pushktuar më 1946
    233. Fazlia Isin, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
    234. Halit Avdullah, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit,
    235. Hasan Hoxha , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
    236. Shaban Gashi, Prishtine, pushkatuar më 1945
    237. Xhemail Xhorak Prishtine, pushkatuar 1945
    238. Staku Marku, Prishtinë vrarë më 1944
    239. Geda Ashadin Hasan lindur më 1921 Prishtine,
    240. Doruti Bajram Doruti lindur më 1908 Prishtinë
    241. Xhemail Rasim Xhemail lindur 1900 Sjenicë
    242. Xhabiri Halim, Prishtine, pushkatuar pas clirimit
    243. Zenel Sadik, Prishtinë, pushkatuar pas clirimit
    244. Zeqiri Hala Zeqiri, Prishtinë, pushktuar pas clirimit
    245. Shuquri Ramadan, Prishtinë, pushkatuar pas clirimit
    246. Ramadan Muharrem lindur 1893 Prishtine, pushkatuar 1945
    247. Alush Jarka, lindur 1910 Prishtine, pushkatuar 1945
    248. Grguri Ajet, lindur 1910 Prishtine, pushktuar shtator 1946
    249. Zeqiri Etem lindur 1901 Bërnic e Epërme, pushkatuar pas clirimit
    250. Akif Bajram, Rimanishta , pushkatuar 1945
    251. Baftir Dubnica, Prishtine, pushkatuar 1945
    252. Zeneli Ramadan Zenel indur 1899 Trestenik
    253. Ismajl Memet , Prishtinë, pushkatuar 1944
    254. Ibrahimovic Mustafa , Hajvali, pushktuar pas clirimit
    255. Ismajl Tehik, Prishtine, pushkatuar pas clirimit
    256. Ismak Jak 1895, Prishtine, pushktuar pas clirimit
    257. Ibrahimovic Osman Ibrahim, lindur 1907 Prishtine, pushkatuar pas clirimit
    258. Berisha Vsel Ajdar, lindur 1908 Grashtic, pushkatuar 1945
    259. Krasniqi Xhafer Mustafa lindur 1903 Grashtice, pushkatuar 1945
    260. Krasniqi Ibush Bajram lindur 1912, pushkatuar 1945
    261. Shapjan Rexhep Muarem lindur 1907 Grashtice, pushkatur 1945
    262. Krasniqi Murat Asim, lindur 1921 Grashtice, pushkatuar 1945
    263. Granoran Avdi Nimon lindur 1915 Radoshevc, pushktuar 1945
    264. Berisha Ajrullah Alia lindur 1913 Radoshevc, pushkatuar 1945
    265. Berisha Sylejman Vedrija,lindur 1915 Radoshevc, pushkatuar 1945
    266. Berisha Rifat Azir, lindur 1923 Radoshevac, pushkatuar 1945
    267. Berisha Anefi Bajram, lindur 1923 Radoshevac, pushkatuar 1945
    268. Ismajl Xhafri lindur 1919 Grashtice, pushkatuar 1945
    269. Xhema Xhurak, lindur 1915 Sllatina e Madhe, pushktuar 1945
    270. Shulic Xhemail, lindur 1925 Mramor, pushktuar 1945
    271. Amdi Jetulla lindur 1899 Mramor, pushktuar 1945
    272. Isen Bajrami lindur 1927 Mramor, pushkatuar 1945
    273. Isuf Bejta 1900 Keqikoll , pushktuar 1945
    274. Abazi Ahmet , Keqikoll, pushktuar 1945
    275. Berisha Jusuf Adem lindur 1926 Hajvali , pushkatuar 1945
    276. Krasniqi Sejdi Muslia lindur 1906 Llukar, pushkatuar 1946
    277. Krasniqi Asan Alia lindur 1915 Grashtice, pushktuar ne fund të 1945
    278. Lushi Selim lindur 1917 Prishtine, pushktuar pas clirimit
    279. Lushti Smajl Azim, Prishtine, pushktuar pas clirimit
    280. Mustafa Qamil , Prishtine, pushktuar pas clirimit
    281. Memetovic Shefer, Prishtine, pushkatuar pas clirimit
    282. Rashiti Ramaris Rashit lindur 1889 Trestenik, pushkatuar 1944
    283. Rexhpi Sheremet, lindur 1909 Trestenik, pushktuar 1944
    284. Rrahmoni Sinan , Prishtine, pushkatuar 1944
    285. Rauf Zymber, Prishtine, pushkatuar 1944,
    286. Ejupi Sylejman lindur 1917 Prishtine, pushkatuar 1944
    287. Beqir Eshref Shukri, lindur 1920 Prishtine, pushkatuar 1944
    288. Bajrami Atif Rimanishta, 1908 Rimanishte, pushktuar 1944
    289. Osman Ibraim –Solid lindur 1907, pushktuar 1944
    290. Isen Klinan Emin, lindur Svrcak, pushktuar 1945 Vushtri
    291. Muslia Sadria, lindur 1905 Cumush, Prishtine, pushkatuar 9 gusht 1945
    292. Ramadan Kadri Ramiz, lindur 1896 Gjugjevac, pushkatuar 9 gusht 1945
    293. Luis Marku, orëtar, lindur 1912 Prishtine, pushktuar 1945
    294. Ferim Shaban, lindur në 1887 Marevc, pushkatuar 1945
    295. Kluna Iftan, lindur në 1916 Gllogovc, Mysliman vdqi më 20.08.1952 në Goli Otok (sic.) /Kosova Info/

Posted by: Bota Press

 

Fragment nga libri “Ludoviko Lazaro Zamenhof dhe probleme të zgjedhura të politikës gjuhësore” – Walter Zhelazni / Përgatiti materialin Bardhyl Selimi

  Fragment nga libri “Ludoviko Lazaro Zamenhof dhe probleme të zgjedhura të politikës gjuhësore”   Walter Zhelazni   Botim i UET Press, 2015     Përgatiti materialin Bardhyl Selimi       Fisi. Populli. Kombi   Nocioni “fis” ende nuk … Continue reading