Përsiatje politike dhe organizative: KONTRIBUT INTELEKTUAL PËR INTEGRITETIN DHE UNITETIN E KOSOVËS / Nga Brahim (Ibish) AVDYLI:

  Përsiatje politike dhe organizative:   KONTRIBUT INTELEKTUAL PËR INTEGRITETIN DHE UNITETIN E KOSOVËS   Nga Brahim (Ibish) AVDYLI:   Si gjithëherë, më përcollën disa pengesa, por vendosa që t`a botoj këtë shkrim, të ndryshuar disa herë radhazi, para vitit … Continue reading

Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

Vjollca Tiku Pasko

Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

 

 

GËZUAR KRISHTLINDJEN

 

Mes bardhësisë ndihem një flok bore,
si një ëndërr e bardhë që bie nga qielli,
buzëqesh e luaj me mjekrën e dimrit të çalë,
teksa puthem e shkrihem me tokën ngadalë.

Muzikë kristalesh nga lira e paqes qiellore,
kërcehesh në fishkëllimën e erës lozonjare,
herë në tufëza bashkë si dritëza të reja nate,
herë veç e veç si petale rënë nga duart e engjëjve.

Në perdet e fshehura të reve të larta,
zgjidh siparin për një urim me borë,
Gëzuar Krishtlindjen për mbarë njerëzimin,
drita e Krishtit ju dhëntë bekim.

 

 

 

NDARJE

 

Ik përgjithmonë nga ëndrrat e mia
nuk e kupton pse duhet ta fsheh?
Vërtet e ka një fund dashuria,
vjen dhe ftohjen e fton të hesht.

Qetësi e gënjeshtërt mbizotëron,
asgjë e ngrohte s’ndihet mes nesh,
si dy te huaj që ndajnë një dhomë
pa u njohur kurrë në këtë jete.

Ndonëse ne bashkë këndonim
si bilbilat në degët e natës me ëmbëlsi,
derisa reflekset e agimit na vëzhgonin
përqafuar në skenën e qielli me dashuri.

Ti merrje diellin kur lindte mëngjeseve,
me dritën e tij më dhuroje lumturinë,
puthjet rendnin një nga një e ti ndezje
një galaktikë diejsh dhe poezi me rimë.

Si u bë shkumë kjo botë zemre me diamante?
Si u bë erë e kripur rrëshqitur nga sytë tanë?
Fitili i përrallës së ndezur në ujë u fik e ngjante
me një shkretëtirë ku si dëshmi e detit fosilet u lanë.

Kur ikën ti dashuri lë pas lot e gjurmë te hirtë

 

 

 

ATDHEU IM

 

Altar i djepeve të heroizmave,
granit eshtrash i të parëve të mi,
Nga shkëndija e dashurisë sime ,
kërkoj dritën e syve të tu.
Nga gjethet e arta të historisë,
kërkoj rilindjen e ëndrrave të tua.
Nga harpa e melodisë së gjoksit tënd ,
kërkoj refrenin e dashurisë tënde.

Atdheu im .
Numëroj kapak sysh jetim,
për një përkëdhelje atërore.
Numëroj zi kraharorësh,që u përvajen
nga krahët e zinj të mortjes .
Numëroj yjet që u fikën ,
e lanë hirin e brengave pas.
Numëroj shpirtëra dimrash ,
që luten të vijë pranvera ..

Atdhe im.
Në kurmin tënd të lëngët ,prek kristalinën blu.
Enigmës së përzhitur ,thyhet instrumenti i kohës.
Dallgë tragjedish , ulurinë spazmat e vdekjes.
Vozitje të dëshpëruara duarsh ,që u thithën prej trillit fat.
Shpresa të mbytura në mugun e fshehtësisë tënde.
Bukuri të këputura prej sepjeve vrastare.
Kujtime petalesh që treten në rrëke lotësh .
Brymë e zezë pikur në data dhimbjesh.

Atdheu im.
Dua të qaj me lot yjesh, që fjongoja e kuqe
e dashurisë të lidhë dy trojet tona .
Dua të qaj me lot bletësh ,që të përhapet
poleni i shpresës së jetes .
Dua të qaj me lot të diellt , të shkrijë,
frustrimin e akujve të errësirës.
Dua të qaj me lot xixëllonjash,
që drita të çelë në mykun e natës .
Dua të qaj me lot bore , të mbijë gjelbërimi
në shkretirat ranore.

Atdheu im,
Nga buzët e pupurta të horizontit tënd,
dua të puth klimën e një agu të ri.
Nga qielli i endur me fijet e varfërisë,
dua të puth një tezgjah me vegje të re,
Nga degëza rrezesh të mbetura peng,
dua të puth një diell të ri.
Në shtatin tënd dua të puth ballin me kurorë,
xhevahirësh pranverë, të erëmoj dashuri…

 

 

 

VJESHTË NË HANOVËR

 

U mahnita nga bukuria një shelgu në kopshtin e Hanoverit,
nga pafundësia e bronztë me kundërmim vjeshte,
nga drita që lëshoi rreth meje enigma e pemës,
me flladin e përkëdheljes me frymë gjethesh.

Bëj të hedh një hap të iki drejt një liqeni të qetë,
ma pret hovin me një gjerdan të gjelbër në këmbë,
një karficë brilante më kalon në flokë me një degë,
dhe në krahë me një dredhkë ledhatare më tërheq.

Një dridhmë përshkon gjithë qenien time,
si një zog me krahë të padukshëm era më qarkon,
teksa vështrimi im ndalon tek engjëjt e bardhë re,
pëshpërit nën zë “do vij të shoh në pranverë shelg”.

 

 

 

LERMË TË SHKOPSIT DRITËN TËNDE MOJ HËNË
.

Lermë të shkopsit dritën tënde moj hëne…
shtatë kopsat e diellit në jelekun tënd,
të bien në tokë……
shtatë agime të çelin njëherësh ,
shtatë ngjyra të pjalmojnë botën.

Lermë te shkopsit dritën tënde moj hënë,
zemra e perëndimit të jetë e kuqe pa ngrysje,
mëngjeset të gdhijnë me aromë prilli,
zogjtë të luajnë kadencën e fshehur në gushë.

Lermë të shkopsit dritën tënde moj hënë,
ndriçimin tënd ta mbledh në kapitelet e larta,
ta grish në kullat e gjelbërta të vetmuara,
të ndez llambat e yjeve të ylberta të erëmoj jeta.

Një shqyrtim i shkurtër analitiko-estetik se pse libri “Vrima” i poetes Rita Petro nuk duhet të merrte çmimin e një institucioni kombëtar . / Nga : Hyqmet HASKO

Një shqyrtim i shkurtër analitiko-estetik se pse libri “Vrima” i poetes Rita Petro nuk duhet të merrte çmimin e një institucioni kombëtar.    ( “Provokimi” i rëndomtë erotiko-seksual nuk mund të jetë ngjarje kulturologjike kombëtare. )      Nga : … Continue reading

PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI ME POEZI TE PA BOTUARA ME TITULL ’’SHPIRTI ME KOSTUM’’. / Vlerësime nga Faslli Haliti dhe Visar Zhiti për poezinë e poetit Miltiadh Davidhi.

  PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI ME POEZI TE PA BOTUARA ME TITULL ’’SHPIRTI ME KOSTUM’’.         Vlerësime nga Faslli Haliti dhe Visar Zhiti për poezinë e poetit Miltiadh Davidhi.     I dashur Miltiadh,   Edhe sot, … Continue reading

Poezi nga Genta Kaloçi

genta foto libri

Poezi nga Genta Kaloçi

 

 

DHIMBJE!

 

Një shtet pa themele,

Një politikë pa vizion,

Politikanë marioneta.

 

Një popull i përhumbur

Me dinjitetin e shkulur

Nga ky makth shumëvjeçar

S’po mundemi të zgjohemi.

 

Një e fshirë gome

Gjithçka zeroi,

Ëndërrat, sakrificat,

E ardhmja u mallkuan

Në saharën e mëndjes,

akullnajën e ndjenjave,

Përballemi si gladiatorë.

 

Në tempullin pa pelegrinë,

Ne ndodhemi pa busull.

Shikimin e humbëm,

zemrat i mbyllëm,

mendjet i komanduam.

 

Ku gjithçkaja, asgjë

Dhe asgjëja, gjithçka

kur vrasësi dhe viktima

Me lotë gjaku të vajtojnë

kur zjarrmin, populli

në vena do ndjejë,

Sërish do jetoj.

 

Tiranë,  22 nëntor 2014

 

Vrima e Petros, e im atë, Petroja pa fat! / Nga Genta Kaloçi

Vrima e Petros, e im atë, Petroja pa fat!

 

 

genta foto libri

Nga Genta Kaloçi

 

 

Shumë debat po bëhet për vrima e çmime këto ditë dhe un dua të ndaj me ju përvojën time në lidhje me lajmin. Kur dëgjova për herë të parë këtë vrimën e Petros, instiktivisht më vajti mendimi te babi. E them lidhjen me tim atë në shpejtësinë e të dhjetave të sekondës për faktin e të vetëm faree se ndanin të njejtin emër rastësisht me të autores së veprës së arrirrë artistikisht. Emri i tij petrit (petro), menjëherë thash ç’patën me vrimën e tij ka tre vjet që ka udhëtuar e ndërruar jetë, as atje të qetë se lënë.?.

Dikush nga ju direkt ka menduar me të drejtë se e lidha me tim atë për faktin e hedhjes së farës së krijimit tim në vrimën e së famshmes vrimë të sime ëme.

Dikush tjetër ka menduar se unë kam komplekse me ekzistencializmin tim, probleme me penisin dhe vrimën në veçanti, sesa me vetë artin që përcjell poema në fjalë. Mbase vërtet ka diçka të saktë në të gjitha këto, konfliktin tim të vazhdueshëm me penisin e tim atë, me penisin mashkullor në tërësi, por nuk munden të më shesin vrimën për art këtë kurrsesi.

Kjo luftë e orëve të fundit për vrimat e penisin më sjell në mëndje një tjetër autor të shprehjes së famshme ‘cherche la vrimë (femme)’, mesa duket periudha shekullore, intelekti i kohërave moderne e dëshifroi mëse të saktë mesazhin që na dërgonte.

Një tjetër shqetësim që përballemi këto orë të suksesit arritjes artistike kombëtare është se vrima pas një kohe të gjatë presioni shekullor, tabush e një shoqërie të varur me vetëdije dhe pavetëdije na ka sjellë në këtë derexhe të sotme.

Liria e fjalës e abuzimi me të i ndan një fije e hollë pothuajse e padukshme. Aftësia të lozësh me fjalën, të argumentosh pa fyer shqisat njerëzore, të krijosh shprehje, risi në figura letrare kjo është aftësia e autorit dhe mundësia e krijimtarisë së tij në hapje horizontesh.

Përpjekja të na përcjellin disa fjalë të renditura tek tuk e kuturru pa pikën e artit, estetikës, tonalitetit, muzikalitetit të fjalës kjo është thjesht vulgaritet dhe përcakton dështimin e arsimit, kulturës, etikës, elitës së kësaj shoqërie të shkërdhyer në vrimë nga penisi i jargavitur që varet mbi kokat tona si skulpturë madhështore e kohërave moderne. Të quash vrima e penisë që valviten dhe ngrefen e ulen me jargavitje vepër arti me çmim o duhet të jesh i marrë o si mbreti i përrallës lakuriq.

Nëse të shpërbësh poezinë për të arritur të kuptojnë disa analfabet artistik më mirë po heqim alfabetin s’e gjuha u xhvesh komplet. Nëse sërisht kjo vepër ka vlerë artistike meqëse sipas disave na vërteton e na thonë troç se jemi produkt dalje vrime atëherë fjalët janë bosh e medalja konfirmon të vetmen gjë me vlerë e mend, dështimin e shoqërisë sonë.

Vrimat kanë marrë dhenë penisat po fluturojnë kudo e ngado të lumtur e jargëzuar e po bëjnë qef më në fund, erdhi fundi i kërkuar. Çlirimi I femrës e i mashkullit ka arritur kulmin, komplekset seksuale, tabutë u sh’përbënë megjithatë lexues të nderuar, falje ju kërkoj vepër arti nuk e quaj.

Poezi nga Xheladin A. Çitaku

  Poezi nga Xheladin A. Çitaku     MENY CINIZMI   * Shije të hidhura t`civilizimit hipokrit dhuruar injorancës hipur n`piedestal bisturinë futur ricopëzimesh n`shpirt n`fije marionetash lidhur naivë vasal * N`zvarritje kërminjësh zhlyer dinjitetin n`argatëri t`përbuzjes ngelur jetë e … Continue reading

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

tyran prizren spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

 

AKORDE

 

Kenga jehon në fund të parkut
Zëri i kënaqësisë përhapet
Janë tingujt e dashnorit
Kapur në grepin e bjondës.

Shpirti vlon kujton bukurinë
Shtrihen duart në ajrin e freskët
Zonjusha fshehur nën velon dhe mirësinë
Kranezohet lëkura dridh epshet.

Tingujt e akordeve arrijnë dhomën e saj
Gjysmë e zhveshur përqafon notat
Pret zbathur në oazën saraj
Krahëhapur djaloshi mirëpret puthjet.

Shkrirë në një trup vallëzojnë
Posi engjëjt e lehtë përkdhelen
Buzë likjenit dritëzat hënë
Thërrasin dashuruarit e flaktë.

Dallgët në vazhdimësi shijojnë trupat
Ndihet ngrohti në ujin vezullues
Si dy sirena nënuji përshëndet
Puthjet e njoma të zhytësve të zjarrtë.

 

vargje poetike VI
kalldrëma

 

 

 

LOKES…

 

Gjyshe gjyshe më trego edhe një herë
Ah, djali im oxhaku i shtëpisë
Nur-i i gjyshes kështjella e jetës
Jashtë bënte ftohtë akull borë e ngrica
Ti shtrirë në dysheme pranë koftorit
Dita e tretë pak para muzgut
Hape sytë me shikjim përvëlues…

Ajo e përmalluar për buzëqeshjen tënde
Më puthi tmerrësisht dhe tha me zë dridhërak
Lokja ime e dashur kështjella e shtëpisë
Foshnja shume e pritur Tameji hapi sytë …

U ngritë si princesha e bukurisë
Zanë përrallash e fshatit tonë
Si flutura e tregimeve mesjetare
Hapi dritaren shkëlqeu qielli blu
Kokën lartë sytë e lodhur
Zoti im faleminderit tha…

Pastaj udhëtoi në lartësit e pakapshme qiellore
Kaloi urën e ngushtë të siratit
Në qetësinë e bekuar të parajsës
Në kopshet më të bukura të imagjinatës…

 

vargje poetike V
pesë shtylla

 

 

 

ZGJUAR
pjesa e dytë
kushtuar nënëlokes

 

Shikjimi i mjegulluar trupi i lodhur nuk dua zgjim
Shtangur jam e di do takoj zbrazëtirë matanë
Në shtëpinë modeste sot varfëria mbretëron
Humbur kam nënën shkoi me shahadet pa mundim.

Përcjellur nga durimi ndëgjoj emrin e thirrur
Janë duke ardhur mysafirët për ngushëllim
Pastruar me ngrohtësi të butë pres miqtë e shumtë
Muzgu fton qenien time në pushim vetmin e merituar.

Kërkoj heshtjen të futem ndjenjat të përqafoj fortë
Lartë ndëgjoj bukurinë zhurmën e kalamajve
Ibrik çaji shushurit zëri i saj i hollë ende tingëllon
Copë të vogël limoni jo shumë sheqer eh mosha thotë.

Renditen vitet pyetem si është në botën e amshuar
Ç’bënë e dashura loke tani tek ne pranvera lulëzon
Koha pandjenja jeta rrjedhë edhe më shpejtë se burimi
Athua nëna tani endet në firdeuzin e lartësuar.

Pranë varrit buzëqeshja ime e ngrohtë ndodhit rrëfen
Etur është pragu dhoma na mundon heshtja sfidon
Mungon dora e artë këshillat afërsia e saj
Kthehem me dijen bashkëbisedova me nënëloken.

 

vargje poetike VIII
jetëshkrimi burimor

 

 

 

BOTA IME

 

Në dreq të malkuar asgjë nuk shoh
Mjegulla e fortë më verbëron
Flokët e lagur pikojnë
Kërkoj ate në orët e vone.

Thyej këmbët tek ura e gurit
I ngopur me gënjeshtra
Poshtë zhurmen e ujit ndëgjoj
Mjegulla mistike me shqetëson.

Jam i vetmuar në hapësirë
Në këtë rrethinë të mallkuar
Papritmas ndëgjoj hapa të afërta
Kthej kokën mundohem të kuptoj
I tërë vesh ndëgjoj
Jo jo bërtas jo mos shko
Hapat në largësi zhduken.

Dëshiroj të largoj mendimet
largoj shumë larg nga unë
Nga koka nga dora nga brendësia
Këtë piramidë të rëndë
Tentoj të këndoj me fishkëllimë
Këndoj këngën time besnike
Do Dëshiroja të ishe këtu.

Nuk mundem forca dorëzohet
U ula në anësoren e urës
Ftohti është i panjohur nuk e ndiej
E di se jam lagur
Lagur nga shiu i egër
Lagur në shpirt.

Janë futur nën lëkurën time
Mendimet e qoroditura më kan përqafuar
Thërras relaksimin e fshehur dhe besnik
Ate të vetëkontrollit
Marr frymë thellë
Qetësohem ,sytë e mbyllur
Jam unë dhe besnikëria
U ngrita në këmbë
Fshehurazi tejkaloj shqetësimet
Afrohem barit
Afër shtegut të dashurisë
Një kafe ju lutem
I qetë
Sigurt në vete
Pëqafojë botën
Botën time të bukur.

 

vargje poetike IV
buron………..l

 

 

 

TI

 

Si zvarranike
Gjarpëri fisnik
U fute në trurin tim
Ti e marrë
Vendose rregull
Në parregullësi
Ti besnike
Më zaptove me dashuri
Fryma yte
Është në mushkërit e mi
Djersa e epshit
Është aroma ime
Fjalët ledhatuese
Tingëllojnë në brendinë time
Ti e tërë je
Në qenien time.

vargje poetike IV
bur…..

 

 

 

SONTE NUK DUA TË FLE

 

Jashtë bënë acar erë e rëndë kundërmon
Mbledhur janë pranë dritares të ngrirë zogjtë
Gjysmëerrësira e dhomës frikësues më shoqëron
Gjakosur janë sytë tepër të lodhur është mesnatë.

Ditën trishtuese që e lashë pas më në fund drita u largua
Gjurmët janë të freskët tentoj të largoj
Helm mbushur jam gjoksi i rënduar në shtëpi u ktheva
Mendimet enden në dhomën pranë bardhësinë kujtoj.

Në pleqëri munduar është me vite me këmbën e thyer
Gjatë nuk shkoi e pandëgjueshme ndodhi thyrja e dytë
Dërmuar zonja ndihmë dhimbje duron pandërprerë
Kokëulur pakëz fletë sytë vërshojnë në brendi lot.

Bekuara loke ndien peshën kërkon të falur çdo herë
Shtohen vuajtjet pikëllim brengë hidhërimin e fsheh
Me buzëqeshje sytë përqafojnë nipërit kalamajt përherë
Mendimet e humbura shikjim verbër që trurin deh.

Përcjellëm në banesën e fundit shtyllën time nënën
Qetë si jetoi ashtu u largua në botën e amshuar
Sytë e vegjël me plotë dashuri herën e fundit më shikjon
Mbylli sytë me buzëqeshje të ngrohtë fytyrën e moshuar.

 

jetëshkrimi burimor VIII