Poezi nga Muhamet Mustafaj
Gjuetia e egër
Qyqja po këndon përendi
mbi mëmëdhe,
një nënë plakë
shtrirë për dhe.
Ka dorë të uruar
që ti vë në krahë?
Jo maskarenjtë e moderuar
syzezat gjuajnë gjahë
dhe reliktet të arta,
shkrihen në mes gjinjëve
me epshe të zjarrta.
Memëdheu merr me vete
nënën tonë
vetëm pse dëshiroj dritë
në këtë vjesht të vonë.
Atdheu ynë
Sa bukur lerojnë
nëntokën a atdheut
urithat dinak !
E popullin në hell
e rrutullojnë
herë në shpind
herë në bark.
Kush të bëzaj,
të vdekurit
pa gjak ?
O përëndi
njëri hip
tjetri zbrit,
llav ujqërish të tërbuar
që su ngopen kurrë.
Atdhe ç’mister
të dhuroi përëndia
që kurrë su qëtesove.
Nostalgji
E mban mend atë ditë
dhjetori,
kur binte dëborë e lehtë
e dremiste përrocka e egër.
Ne ndjenim dashuri të fshehtë.
Mbi qepalle të binin
fjollat e dëborës,
e unë të përkëdhelja flokët
me butësi.
Ishim të rinjë,ishim të dashuruar
këpusje lulëborë
dhe mbretronte fshehtësi,
zjarrë i përvëluar.
Tani dëbora na ngriu ,
dremitje s’dëgjojmë,
lulëborë pa aromë,
vetmi kërkojmë.
Aq shpejtë ikën vitët
dhe s’kemi gjë në sy
ndërkaq për ty
në shpirtë,
unë ndjejë nostalgji.
I fundit do të vdes
Autobuzi gjarpëronte heshtur
bregdetit Jon.
Çamëria e lodhur me vite
ende merr frymë…
me prekje të lehtë
porsi borimë.
Autobuzi ndaloj në skajin e majtë
të rrugës,
hyri një flokëverdh shpatullgjërë
me përulje u përshendet
si dukët ishte camë.
Një udhëtar ulur në karrikën e parë
i bëri më shenjë qe te ulej pran tij.
Zotëri, faleminderit unë s’mund të ulëm aty,
jo se mërrolen grekët,
-tha më një zë të qetë
dhe drejtuar ishte fundit.
I fundit në autobuz,
i fundit në radhë,
I fundit do të vdes.
Çamëria ime.
Rrethi
Mjegull si pate mundësi,
të mbulosh një pjesë të jetës sime
dorën ua zgjate,
kopes së ujqërve
që më futen, nën kurorën e tyre
tinëzisht
asgjë s’shihet në këtë botë
e shumë dëgjohet kudo
e prap qëndron pezull,e heshtë
gur i pa lëkundur.
Këngën mos e ndalni
Mbulomëni më gjethët vjeshtore,
kuror ngjyrash mbi trupin tim,
një copë qiell,
lermëni të hapur
të ndjej pakëz qetësim
në shpirtin tim të vrarë.
Letë fluturojnë, dallendyshët
këngën mos të ndalin
edhe kur kalojnë pran varri.
I bukur është mëngjesi
Kur shohë fytyra te qeshura
e cicërimë zogjsh mbi degëza
ylber harkor mes reve gri
e pikëzat e shiut pranverak
nëpër barin e blert thëllënza.
I bukur është mëngjesi
mbi shkëmb filiz me lule në dorë
thur kurorë
nën kurorën e qërshisë.
Sa i bukur është mëngjesi
kur ndjen hojëzat e ajrit te freskëta
në gjirin e Alpeve shqiptare
gurgullimen e krojt
e blegërimën e bagëtis
qepur shpatit
dhunti e perëndisë.
Kurorë e Çamit
Frynte një erë e lehtë
e gjethët vjeshtore
pikonin pranë këmbëve parreshtur
Kurorë lulësh
u përplas në fytyrën time
të heshtur.
Kurora e çamit të masakruar-thanë
E ndjeva frymën
gjakun
ngrohtësinë vëllëzërore
Gjethet vazhdonin ende të pikonin
bashkëudhëtar të pafat
rëndnim nëpër kohëra
unë dhe çami
Feniks i ri në Çamëri.
Qepallet që s’ flenë
Qfarë fshehë portreti ytë këtë natë
kur dëgjoj këngë dhe veshtroj yjët
s’bëzanë asgjë s’më thua
e nata heshtë me mua
unë kalores, i shtigjeve te gjata
në kerkim te syve.
Vështrimi ytë shfaqet lozonjarë
lëkundës
gjethe në freskim vjeshtor
e zbehur e trishtë
në tëndën hapsirë.
Dhe unë vazhdoj të veshtroj
i vetmuar
potretin tënd
nën qepallë
që kurrë s’fle.