Poezi nga Skënder Berisha

Skender Berisha

Poezi nga Skënder Berisha

 

 

EDHE PAK

 

Vargan vargan dënes e nuk qanë
kaqe hidhur kush të mban
ti levarë e unë lëvarë
hesht e nuk të marr në krahë
hesht e nuk më merr në krahë
edhe më jep edhe të jap
kur të kthehesh me vrap
kemi kohë veç edhe pak
edhe pak…

 

 

 

ZGJIM

 

Krahneshëm zgjohet dita
zgjim i turbullt shkëlqen
në parvazin e lagësht
qanë zogu i vrarë

dikush thërret nën shtrez
ciat kafazi i dryshkur
që mbet matnë shikimit
shikimit kërkues pa cak

një lak kalamendet
kërcënueshëm kalamendet
shega e cullakuar djersin
për pakëz gjallëri

lodhja e ftohtë endet
në mua shenjon
përtueshëm më vret
sikur vjet e paravjet.

 

 

 

NIEGULLISHT

 

Mbi këtë niegull mendjeje
shikon Pashtriku im
i larë diellit flakërues
pakëz psherëtin
pakëz psherëtin

ç´epërsi diellore
në ato pllaja dëbore
faqja e bardhë ndrit përdita
të paça sikur drita

pështillet niegulla poshtëzi
tymnajë bre tymnajë
e zezuar edhe dita
për Zotin e dita
edhe e prita

kush po tallet me mua
e niegullisht po flet
në ditë e net
vërtetë niegullisht po flet.

 

 

 

NJË DITË TJETËR

 

Një zë që dua ta dëgjoj
dua se dua ta dëgjoj
po rropatem keq moj
ka vjet besa edhe ditë

nuk e di tashti sa je rritë
a ka edhe m’at anë dritë
apo veç rrehem
para se të prehem

më ndien besoj më ndien
tentoj përkrah të të vihem
po prihem besa po prihem
tejesh me shpirt po hidhem

të dridhet ç’mund të dridhet
nuk paska pardon në hon
dielli sapo ka shkuar
po duket një henë.

 

 

 

TE KROI I KIZËS

 

Frymë më shumë e më shpesh mora
buzët e thara me të shpejtë i afrova
gjunjaz gjunjaz sa mirë të nderova
gjatë të ndejta sa mirë tu dorëzova

e ndejtëm ndejtëm sa afër o Kroi i Kizës
të ndjeva si gulçoje fundesh të thella
pastaj gjatë borishtës u enda e u enda
për të ardhur prap aty te rrënjë e drizës

gulço unë thellë e ma merr edhe ti mejherë
deri te shpatet e verdha krisi një mauzer
e piva në ty atë maje akulli ujëzuar
deri rrënjësh tua sa fort gurron i kulluar

një turrec te plepi i bardhë u ndal duke turruar
sa gjat o mik sot jemi puthur e përqafuar
një udhë çela nëpër drizat e lidhura
më cimboi mbrëmja më mbushi të dridhura.

 

 

 

GRINDJE ME MËNGJESIN

 

Erdhi se erdhi udhës rreze derdhi
deri te sytë e mi të lodhur
që përtojnë të zgjohen

erdhi deri te xhami që ngrohet
desha edhe pak dehje nate desha
të shkryhem nëpër tesha

erdhi erdhi pashmangshëm erdhi
nuk pyeti kë gjeti kë nuk gjeti
madhështor krejt si deti

sytë e mi grinden me të për be
kur nuk munden shtrohen përdhe
po prap për të bëj be e rrfe.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s