Poezi nga Agim Desku

Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

 

 

Vallë përse kjo kohë urrejtje

 

Kur më vjenë papritmas nga ti
Ah,sa të deshta më shumë se botën
Edhe kështu të krisur.
E kotë na qenka fjala
Pa emrin që të mbetet lëgjendë
E vargut tim të një botë tjetër
Ku do ta mbijetoj sundimin e hyjnive
Të etur e herë me zjarr lirie.
O zot ,kur do më ikën urrejtja nga faqja e dheut
Atdheu të më bëhet më i bukur se lulja
Më i dashur se vet mikja.

 

 

 

URREJTJA

 

M`i mori fjalët e bukura
Ma vodhi edhe shpirtin
Çdo gjë që kisha për miken
E atdheut tim.

MbetaTitaniku i thellësive të shpirtit,
Tek sa u zura me botën
Si e pash në sytë e gjarpërinjëve
Kah kalonte njeriu.

Si ia puthte gojën
Si i thyheshin kockat
Mu në zemër,mu në shpirt.

Sikur nuk jetuaka këtu
Në këtë cep të kësaj bote
Ku engjëjt rrinin bashkë.
Kush merrte lule pranvere
Ku unë mbeta të shkruaj vargun
Në gjeth vjeshte.

Cilit fis i takon kjo fjalë
Cilën kohë e jeton njeriu i kësaj bote.

Vallë përse kjo kohë urrejtje
Kur më vjenë papritmas nga ti
Ah,sa e deshta më shumë botën
Edhe kështu të krisur.
Të mora në vargun tim
Ku të flaka nga udhët e ndotura.

E kotë na qenka fjala
Pa emrin që të mbetet lëgjendë
E vargut tim në një botë tjetër
Ku do ta mbijetoj sundimin e hyjnive
Të etur e herë me zjarr lirie.
O zot ,kur do më ikën urrejtja nga faqja e dheut
Atdheu të më bëhet më i bukur se lulja
Më i dashur se vet mikja.

Dhe më nuk do të kem urrejtje
As etje për dashuri
Të gjitha udhët më dërgojnë
Atje ku është emri im, Agim
Në ëndërrën e jetën shqip.
Në vargjet kurrë ma me lot atdheu.

Shqip ta thoja çdo ditë
Nëpër avenytë e botës.

 

 

 

PREJARDHJA IME

 

Më thanë se isha iliro-dardan
Tani edhe pellazg
Vërtetë nuk e di se çfarë jam.
E di që lindjes sime
Iu gëzuen hyjnitë
Botës vetvetiu i erdhi mirë
Apo keq kushedi.
Mijëra urata më erdhen
Si vet lutjet e Shqipërisë
Që e dua si vet nënën time.
Çfarë të them o varg
Nëse ti më pyet
Ke do ta puthi më me zjarr
Miken apo Shqipërinë në ballë.
Cilën thua ti,miken e di
Së më të tërë mbrëmjën rri
Unë dua të puthë me shumë mallë
Shqipërinë e lirë në lot dhe në ballë.
Tani e gjëj kush isha dhe kush jam
Cili planet më takon si uratë zoti
Tokën që e dua si jetën
Me engjëjt e flasim,e marrim në lutje.
Të shpirtit që diellin sjell më afër syve tu
Plagëve që kurrë nuk gjeten asnjë shërim
Ah, dhe të atyre luleve si dëshmi lapidaresh
Asaj prejardhjes sime brezave nepër beteja.
Q ë botën çmëndë kanë si vet rrufeja.

 

 

 

Vargu që më lë pa frymë

 

E di atë fjalë që hyn e del shpirtit tim
E rri mes lueve më të bukura që i dua
Për pranverat dhe aromat e tyre
Sa më dhëmb fjala e jote që herë hyn vargut tim.

E del në dyluftim me furtunat e cunamet të valëdetit
Pulëbardhat i rauj nga mëkatet e mia të agimeve mëngjesore
Të ruaj në ëndrrat e mia kujtimin e mbrëmjes me hënë
Kur vetëm ti më fale buzëqeshjen që e ruaj në dhimbjen time të shpirtit.

Dhe endem nëpër avenytë e metropoleve holivudiane sa nëpër De la Pari
Flokët me ngjajnë në thinja të bardha të gjyshit tim pa ëndrra për atdheun……
Eh është ky vargu im që më lë pa frymë,është frymëzimi yt mike,është shpirti yt
Këtë varg e ruaj nëpër secin cep të atdheut të mikës sime,e ruaj nëpër secilën lule.

Aty ku aromë më vie si shkëlqim hëne,si dritë e qiririt kur lexoj ditarin tënd
Atë fjalë që ma fale si kujtim ëndërash si relikt që me vite e kërkova në një botë Më ndryshe,në një varg që burimin e ka tek emri yt,tek flokët tua,tek sytë e tu
Sa bukur shkëlqejnë kopshtin tim,lulet e mia ëndrrat e shpirtit tim.

Sonte i nisa këto vargje që përkulem para tyre e sa herë edhe bëhëm i krisur
Se më lënë pa frymë sonte kur skam asgje tjetër në këtë botë përpos emrit tënd
Që ka hyrë si flakë mu në mes të secilit varg dhe rri si e vetme në trupin tim
Dhe si të iku nga ky dyluftim me shpirtin,me këtë botë që më bën të çmëndem.

O zot më ndihmo në lutjen time për botën më ndryshe të vargut tim
Dhe kujtimit për trëndafilin tënd që një ditë ma dhurove si të vetmën aromë
Që unë e dua kur pranvera vjen sebashku me pulëbardhat e agimeve.

 

 

 

VLORA

 

Me vite
Të kam ëndrrue
Kuq e zi.

Shqipeve që fluturonin
Ju falja të falat e zemrës

Edhe pse i prangosur
Në atdhe dhe shpirt.

Njëqind vite ndarje
Njëqind edhe varje
Njëqind edhe sharje.

Përse kurrë nuk e putha
Vetëm njëherë Shqipërinë.

Pse e deshta më shumë se vetën
Pse ngjanë me emrin tim,Agim DESKU.

Vlora,ah,ëndrra më e bukur
Që dua të ëndrroj nëse një ditë vdes
Dua të vdes duke e puthur Vlorën Kuq e zi.

Shqipërinë të tërë në liri.

 

 

 

MPOSHTJA E DJALLIT

 

Cili do tʹi besonte prangave
Kur ngritja dolli për lirinë

Përse vdiqa për token e shqipeve
Dëshmor i qiellit u bëra
Çdo ditë nga pak linda dhe vdiqa
Lule lapidareve që flasin shqip
U shndërrova.

Përse të gjitha këngët
Mʹu kthyen në lotë nëne.

Përse mbeta pa e puthur
Vetëm njëherë Shqipërinë.

O zot nuk e dija që ti fshehe djallët
Në fytyrat e njeriut,në buzëqeshje të tij.

Përse kurrë nuk ma more lutjen time.

Me hyjnitë dhe vargun e poetit u bëra bashkë
Ta mposhtin njeriun me fytyrë djalli
Ta thejmë çdo gotë ku ai ngritë në errësirë.

Më liro nga prangat nga fjala që më ke dhënë
Një ditë do të bëhemi liri për diell e hënë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s