Poezi nga Demush Mehmeti

12395453_853765528074764_1949949469_n

Poezi nga Demush Mehmeti

 

 

 

TË TËRAT PARRULLA

 

Këtyre ditve dhe vargu ka filluar të venitet

Nga i gjithë ky mllef e inat i pa shpjegueshëm kohe

Por si syth i vrar bryme fjala shterron në buzë

Po tretet e humbet kuptimi i shkriftsis së artit

Nga mjegullir paqartësie delin fjalë te tërat parulla.!

 

 

 

MË LINI TË QETË

 

Me lini të qetë në mbretërinë e vetmisë sime

Ëndrrën time që dua ta mati pash më pash

T’ja hudhi e ta vjeli një farë pjellë dashurie

Mbjellur dhe vjelur në për gjithë atë shtat të saj.

Ti ndjej momentet kujtim dhimbje e dashuri

T’ja dëgjojmë vajin fëmijës së posa lindur

Atë buzëqeshjën qiltërt të ja shikoj në buzë

T’ja lexoj ëndrrën me buzqeshjen ëmbël që krijon .

 

 

 

TË DASHUR MBETUM SI PËRHERË

 

Vitet e pandalshëm ecin ndërrohen

Akrepat e orës në mur vetën e bartin vet

Kohën e pandalshëme në ecje shënojn

Motet ndrrohen pamjën tonë ndryshojnë

Shpirti s’ndrron e frymën e njejtë vazhdon

Kujtimet kohë e ikur nuk harrohet dot

Të njejtë mbetëm por jo ata të ri çapkën

Ti e shumë vujtura gjenerata ime e shtrejt

Miqësia jonë e tillë si na ishte mbeti

Ndërvete shpesh u shtymë dhe shumë fort

Ashtu si ishim të dashur mbetum si përherë .!

 

 

 

PËR NJË GRUSHT DHEU ATDHE

 

Jam vet ndjenja ime ndezje zjarr prush

Djegie e thellë zemre me shumë dhembshuri

Duaj jetën jetë ngrohtësi dashurie e pa hile

Me hov e rrite por si behar pranvere gjallëri

Pa urrejtjen ftohëtësi stinë dimri zymtësi

Dhe në labirinthet e mënershme tok vendlindje

Të jetoj me frymën që e ka vetëm ëndrra ime

Kuptim arsye e imja vullnet i madh për jetë

Në mbretri oksigjen jetë e mushkris sime

E do iki me timen shpresë vetëm kur do vdes

Sikr një ditë të lindëm e rilindëm përseri

Do lindem rilindem për një grusht dheu atdhe

Shumë e dua do e dua si në halle dhe në lumturi!

 

 

 

BETIM I MBETUR PEZULL

 

Neve bive të dhimbjës së pashueme

Këto lëngatë të zeza zezonë kohe keq na zezojnë

Pa marrë frym lirshëm as dhe vetëm një ditë

Buzëqeshjët e ëmbëla na mbetën të pashijuara

Melodit zi e dhimbjes i mësuam përmendsh

Mbetëm betim i mbetur pezull të jesh a mos të jesh.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s