Poezi nga Luan Maloku

Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

 

 

E TEPËRT FJALA

 

Mëngjesi do të duket
Më i errët se nata e zezë
Pa ty
Pa zjarrin e shpirtit tënd
Nëse ndonjëherë
Këthehesh prap te unë
Do të jetë e tepërt fjala
Në heshtjen e dashurisë
I përmallshëm do jetë takimi
Me ty
Kupto, sa e shkurtër jeta
Dhe sa e gjatë pa ty…

 

 

SHUMË SHPEJT HARROVE

 

S`di pse bile njëherë
Nuk trokite në mjerimin tim
As timit gëzim
Nuk ia hape portën

Shumë shpejt harrove
Ekzistimin tim
Në një cep të shpirtit tënd

Pritjet më lëndojnë shpirtin
E kujtimet më pengojnë gjumin

Ëndrrat më trishtojnë
Sytë më lotojnë

Gjithçka e akullt
Të harruar e të ndarë
Nëpër dimra të acartë
E nëpër erë e stuhi… pa ty.

 

 

 

E PËRMALLSHME ËSHTË JETA

 

Nëse ndonjëherë
Ke dëshirë të më takosh
Kthehu lirisht tek unë

Të dua, të shoh e të ndjej
Hija jote kurrë s’u largua
As edhe një minut nga unë

Kam shumë nevojë të qajë
E të nxjerr mërzinë që më vret

Sa e përmallshme ishte jeta
Kur përmban një kujtim

O Zot sa shumë kam frikë
S`di pse bota u bë kaq dinake.

 

 

 

NËNËS

 

1.

Nën qiellin tënd
Kaltrosh
Plot dritë
Dhe dashuri
Në duart tua
Nisa hapin e parë të vockël të jetës sime
Ti ishe i pari
Përqafim
Përkëdhelje
Me lot ndër sy
Më e bukura ime
E unë vija prapa teje me plot gëzim

2

Ti ishe rruga ime
E fildisht
Ëngjëlli im
I bardhë si bora
Sa ëmbël ishe ti
Gjiri yt burimi i jetës sime, syri im i brishtë
Pa ty si pa sy
Sa të desha ty
Ti ishe një shpirt
Si flutur prilli
Vetëm në prehrin tënd flija i rehatuar

3.

Ti bota ime
Verë e pranverë
Dëshmitare
E kam hënën
Dielli im
Ti ishe ëndërra e parë në jetën time Nënë
Puthja e parë
Buzëqeshja ime
Mes nesh kënga
U këndua gëzueshëm
Ishe gjithçka që ma lumturoje shpirtin mua
4.

Të kam dhimbje
Lot syri
Lumturi
E hareshme
Pa ty s`do të isha këtu ku jam sot me ju së bashku
Një mrekulli
Nga Zotu i madh
Lulëkuqet
Nuk çelin pa ty
Ajo që më fali shtatë ngjyrat e ylberit tim

5.

Ti je poezi
Gëzimi im
Rrita e ime
Det me dallgë
Nga ti mësova dhe njoha Zotin e madhrishëm
Yll ishe ti
Sa të doja ty
Puthja ime
Jeta ime ti
Kur vdiqe ma bëre shpirtin tim copë- cope
6

Kur mbylle sytë
Kam qarë
Shumë për ty
Nënëloçka ime
Sa vite do të jetoj kurrë s’do të harroj shpirt
Jeta është njerkë pa ty
Petale të vyshkura
Malli më mbytë
Sa keq pa ty
Ah, sa fort zemra më dhemb pa ty Nënëmadhja ime

 

Copyright@Luan Maloku-2015

 

 

 

TE VENDI IM

 

Te vendi im i bukur
E vizatoj shpirtin
Me duar dashurie

Aty ku hiri shndërrohet
Në jetë, si feniksi

Toka ime e kuqe
Në ty e njoha
Dhe e njoh vetën time

Aty shpirti më pushon
O Zot, sa e keqe bota
Do të më ishte pa ty

Ah sa e dua vendin tim
Brenda saj dhe meje
Një botë e pasur shpirtërore

Medet…
Sa e ftohët jeta ime larg nga TI
Imi vend mburojë e shpirtit tim.

 

 

 

SOT GJITHÇKA NDRYSHOI

 

Nuk do të më gjesh
Në Miratoc
Mos më kërko
As në Preshevë

Vonë ke menduar
Për timen mungesë
Sot gjithçka ndryshoi
Asgjë s’mbeti si atëherë

Kujtimet tona të vjetra
I kam futur në korrnizë
Dhe varur i kam
Në murin e dhmbjes

Dërmohet shpirtshkreti
Nën peshën e mallit
Ditët e ngrysura pëlcasin
Për sytë e tu t`kaltërt.

 

 

 

KOSOVËS

I
Kosovë e bukur Dardane
E vjetër sa dielli e hëna
Sa shumë e shumë ke vuajtur
Dhe ende po vuan
Po nuk shkatërrohesh
Aq lehtë nga ujqërit
Që ulërijnë si të marrë

Kurrë nuk ia dolën ata
Se ne rilindim si feniksi
Nga hiri i tij
Kot e keni ju të mallkuar
Ju shkatërroftë Perëndia

Sa më dhemb shpirti im
Kur të shoh të përvuajtur
Oh… sa keq ndihem
Kosova ime …

 

 

 

KOSOVËS

II

 

S`mundemi kurrsesi
T`i hapim sytë
Gjithçka mori kahje
Nëpër vijën monotonike

Krejt akullnajë
Luaje bjeshkën
Nëse mundesh
Nëpër iluzione të zhveshura

Kosova ime e bukur
Pret lindjen e diellit
Me atentate shpirtërore

Ëndrrat të çmendin
Urrejtja që prekë qiellin
E vërejtur
Shprish spektakël të vërtetë

Lojë e majme satane
Te vendi im, rreze dielli
Një jetë me plot mëkate

Gëzuar festat juve
Politikanë të kafeneve
Lumë nënat që ju kanë
Kujtimi ju mbetet statuj
Mbi kurrizin skamnorë

Çdo gjëje do ti vjen fundi
S`jetohet me barrikada
Ç’ bukë gatuan e ardhmja
Rrokullisen lotët faqeve
Dhe ngushtohet hapsira
Ku duhet të frymojmë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s