Poezi nga Sadbere G. Spahija

 

sadbere gagica

Poezi nga Sadbere G. Spahija

 

 

DHIMBJET KORNIZOJ

 

Në kornizë
shikoj portretin tënd
më rri i veshur
si loti me shiun
e gjurmët e puthjeve
koten në shtegun e harrimit

Gjithçka ne kornizë te zbehtë
do të mbetët

Errësira si pelerinë e vuajtjeve
rri var
si gur i Sizifit
supet rëndon

Dhimbjeve
bart dhëmbjet tona

Me lotët e mi
dua të ta pastroj plagën

Lotët i derdha mbi portret
për t’i njomur
ngjyrat e shpirtit.

 

 

 

DILEMË

 

Në daç më duaj si një natë
Kur në folenë time të mora si zog
Jam si guri që grurin e bluaj
Një bukë misri ta ha me Ty
T’i paloj ëndrrat mbi ata sy
Që më kanë robëruar
Të shpërthej këmishën e vargut
Me buzët e natës të luaj!

 

 

 

KU JE SONTE

 

Unë bredhe nëpër rrugët me shi
Tek kërkoj gjurmët e mia në Laurë
Te Lidhja e Prizrenit
Buzë Shadërvanit të pi një gotë ujë
Të pres të Kroi i mallit tek vjen
Me plisin e bardhë mbi kokë
Maleve buzë lumit të ulem sonte
Lotin ta bëj buzëqeshje
Ku je sonte kur zjarr janë bërë këngët e mia
Buzët e fjalës kërkojnë puthje.

 

 

 

KA CA DITË

 

Lumnija mbi vargje vjen
Si jehonë e re malli
Mbi degë të re ciceron kjo fjalë
Flakë e zjarr është bërë nga malli
Ka ditë që s’e njoh veten
Më është bërë zemra mal
Mes dy zjarresh jam futur
Vij çdo ditë sikur me strall
Ka do ditë
Shtrihem mbi shkronjë të re
Ndaj të lus ty trëndafil
Paska koha ëndrra të bukura
Ndaj të harrova zë bilbil
Ka ca ditë..

 

 

 

VERË NË MESNATË

 

Gota ime më bën shoqëri
Një muzikë e lehtë bie mbi vargje
Një mall kam derdhur nëpër fjalë
Natë e heshtur mbi dritare të shpirtit!

 

 

 

ËNDRRAT

 

Më bartin si zogun gur mbi gur
Degë mbi degë
Si flutuërn ne pranverë
Lule e lule livadheve të bleruara
Me këngë dashuri për diellin
Pastaj erdhe Ti me mall
Më zgjove nga kujtimet e fjetura
Lotin ma more nëpër faqe
Si rrjedhë gurrë
Dhimbjën e stinëve të harruara
Ma shndërrove në cicërimë bilbilash
Zemrën ma zhveshe
Si një pemë vjeshte
Ëndrrat
M’i more një natë!

 

 

 

TË GJITHA RRUGËT

 

Më shpien deri te Ti Atdhe

Jam flamur shpirti në gjiun tënd

Të të puth në sy në zemër

Je zemër Dielli në shpirtin tim

Ëndërr e pashuar në vargje poeti

Fjala më e bukur lindje në shkëlqim

Na përkund me dashuri jemi lule

Në Kopshtin e dashurisë

Të ruajmë nga sytë e djallit

Të gjitha udhët

Kanë Emrin Tënd Flamur lirie!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s