Kalvar përfytyrimi ( pjesa e III – IV ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

thomas-kinkade-abstraction-719185

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

( pjesa e III )

 

Koha ikën monotonisë së saj, ndërsa unë pëpriqem të vras mërzitjen dhe pandryshueshmërinë, rreth e përqark. Le të digjem si rreze e përshkënditur, le të bëhem hi këtij lumi vazhdimësie, ku gjithçka rrjedh trazim. Ndoshta mundohesh të formosh mes nesh një ylber, ku çdo nuancë drite të përbëjë kuptimësinë e vërtetë. Skaj më skaj qëndruar jemi në pritje të agimit, të vetmes ndjesi që frymon, pas asaj nate të kaluar. Mos u trishto nga mosardhja ime, nëse do të mundja, do të zbrisja si ato shtojzovallet e do të ndrija gjithë vendin përreth. Rruga e gjatë për tek ti,  mund të humbasë dhe fluturimit, mbetem vijës ndarëse në këtë vetmi. Në brigjet e tua ulen pulëbardhat, klithjet e tyre nuk i dëgjon, imazhin e tyre nuk e shikon. Lirinë e cunguar e mban brenda vetes, nuk di në cilën portë trokitje të çoi. Dita tashmë është shfaqur dhe po rikthen pamjet e magjisë jetë.

 

 

 

Kalvar pèrfytyrimi

 

( pjesa e IV )

 

Gjithkund ndjehesh si prani e madhe dhe era kur fryn më ngjan me ty, që luan  me mua si engjëll i brishtë. Është një urë kalimi e padukshme mes nesh, që na fton e na ndërlidh hapësirës plotësuese. Rrugë e hapur më je o pafundësi, ku gjymtyrët i shtrin mbi mua ngadalë në orën e dëshirar plot ëmbëlsi. Zemrèn e kam hapur, çdo rrahje është e rregullt dhe ritmike, e cila përhap frymèn e zjarrtë kudo. Nuk mund të vish  ashtu tjetërsuar, eklipsuar dritës tënde, por si gjithmonë  i paqtë dhe i dlirtë. Pëballë meje ulesh si yll, shuar e vrarë galaktikës time, ringjitesh e strukesh në të njëjtin qiell. Ti sjell tek unë adhurimin e plotë, hapur mes vetes si blerimi im, dehur e përmbushur si frymë në pranverë. Mos më mungo ditë-netëve të mia, të jesh kudo ritmi im i përhershèm, melodia ku harmonia shtrin tingujt më të ëmbël të harpës.

 

 

Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati     EKSTREMITET   Dikur, ishim hije të njëri-tjetrit çdo hap, çdo fjalë, çdo mendim, e kishim të përbashkët. Dikur, edhe shtratin, edhe gjumin, edhe jetën, e ndanim bashkë. Dikur ishim aq mirë … me zemrat … Continue reading

Në datën 4 Gusht, në Caraffa te Catanzaro-s shfaqet komedia në gjuhën arbëreshe “Mjerim dhe fisnikëri” nga Eduardo Scarpetta, me përkthim të dyfishtë nga Albana Alia dhe Luigi Gregorio Comi.

Njoftim       Në datën 4 Gusht, në Caraffa te Catanzaro-s shfaqet komedia në gjuhën arbëreshe “Mjerim dhe fisnikëri” nga Eduardo Scarpetta, me përkthim të dyfishtë nga Albana Alia dhe Luigi Gregorio Comi. Kjo shfaqje është pjesë e Projektit … Continue reading