Poezi nga Marjeta Shatro
Qetësia ime!
O qetësia ime e dashur!
Ti që më kthen në vetvete
Unë të detyrohem për paqen time, për lirinë.
Ditët e mia rrjedhin ngadalë
Larg nga bota e rreme dhe profane!
Pafundësisë së thellësisë kuptim .
Unë di të largoj nga mendja mendimin e zymtë, ambicien e pakuptimtë!
nuk mund të harroj përfitimet e tua prekëse!
… duket si vetmi,
ku idetë më duhet të ftilloj e të shemb ngrehinat e qiellit të tymtë.
Shtatori më kthen sërish zhurmash shkollore!
Bukuria jote prishet, por për ndriçim të mendjeve fëminore!
Misioni më thërret me energji të reja!
Falë teje çdo ditë e punës sime është mbresëlënëse!




























Leave a Reply