Poetesha më linçencioze moderne shqiptare e shekullit XX dhe të fillimit XX1 ( Vëllimi i F. Kullit është një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare . ) / Nga Prof. Dr. Jup KASTRATI

  Poetesha më linçencioze moderne shqiptare e shekullit XX dhe të fillimit XX1   Vëllimi i F. Kullit është një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare.     Nga Prof. Dr. Jup KASTRATI   Në dekadën që porsa … Continue reading

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

iliriana sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

 

Efekti i ngjyrave tek vera…

 

Kur pi verë të bardhë…

 

Eh, verë transparente

Se ç’më bën për vete…

Pastaj si e marrë

qesh e qesh përlotur…

 

Eh, verë transparente –

Sarkazëm e lodhur…

 

***

 

Kur pi verë të kuqe…

 

Verë, e kuqja verë,

Ti, ç’ma ndez gjakun…

Dhe m bën të qaj,

 

 

 

Në shpirt ma fut lakun…

 

Verë , e kuqja verë –

Gjak i Jezu Krisht-it-,

Mbërthen dashurinë,

i jep flatra krimit…

 

Të pij ty dhe dehem…

Nuk qesh, ngashërej.

Qaj për çfar nuk bëra…

Qaj  për çka do të bëj…

 

 

 

Një ditë botës …

 

Një ditë botës

Mendja do t’i vijë…

dhe do të qeshë duke qarë…

 

Sërish do të çmendet duke thirrur:

“Me dorën time qenkam vrarë!…”

 

 

 

Mërgimi…

 

Mërgimi ka vetëm një emër-

-të le pa emër!

 

 

KUR BËHET FJALË PËR TË JETUAR NË NJË SPIRALE TË RE TË JETËS… (Rreth novelës ‘‘Lisiana’’ me autor shkrimtarin Myrteza Mara) / Nga Robert Martiko

    KUR BËHET FJALË PËR TË JETUAR NË NJË SPIRALE TË RE TË JETËS… (Rreth novelës ‘‘Lisiana’’ me autor shkrimtarin Myrteza Mara)   Nga Robert Martiko     Më bëri veçanërisht përshtypje pozitive novela ‘‘Lisiana’’ me autor shkrimtarin Myrteza Mara … Continue reading

Kalvar përfytyrimi ( pjesa e V – VI ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

thomas-kinkade-abstraction-719185

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

(pjesa e V )

 

Hyn si rreze në këtë errësim, sjell dëshira të panjohura dhe humbet ikjes tënde, pa e kthyer kokën pas. Ç’mbetet pas meje lëngon e pikon dhimbje, e njëjta rrugë e pashkelur hapet mes nesh, si regëtimë e ëndrrave  plot shfaqje imagjinare. Aty shembet çdo urë që lidh  brigjet, humbur drejtimesh pa përcaktim, si zogjtë e mallit në pritje nga shtegëtimi. Rrahur krahët fluturimit të gjatë, pa lodhje ulen valëve të mia, duke heshtur përshkojnë largësitë. Pasqyrim vetmie si ardhje vjeshte, gjithçka rrënohet dhe humb lulëzimin, mbetet pas gjelbërimi i dikurshëm. Më bëhesh si shpirt që endesh kudo, pa mundur dot të të dalloj, me mijëra sy hapsirës më shikon. Je shkrirë një me diellin shkëlqimtar, që vjen e ulet perëndimit, dhe mbledh rrezet e fundit maja malesh. Sipërfaqen e detit ke shtratin tënd, ku përgjumesh duke çliruar ngrohtësi e duke trazuar valët shkumëzim.

 

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

(pjesa e VI )

 

Nata e gjatë ëndrrat i struk, trembjes së madhe i afrohet, makthi vjen duke u shtuar. Zgjimi yt njëkohësia ime, hapur e shtrirë si lulëzim, por çuditërisht plot vegime. Duart e shtrira të lutjes tënde, përgjërimin ndjell përshpirtjes, si fllad hapesh me zërin e qetë. Fshihesh vetvetes pa drejtime, pa dalje, mbetur kufijve të durimit tënd që vetëm hesht. Mërzitje pa fjalë. Vendos të largohesh pa folur asnjë fjalë, shumë kufij vendosen mes nesh, të pakapërcyeshme, si deti me dallgë. Më kërkon të rigjej vetveten, duke shmangur çdo mangësi e të hedh tutje këtë lëmsh që më mban mbërthyer. Bëhesh pragu ku mund të hyj, veshur me velin e misterit, qenie e padukshme. Të flas e qetë dhe ti më dëgjon, pranë e pranë përhapen aromat e jetës dhe  çdo kuptim i fshehur më çon tek ti. Sado të mundohem ta fshij kujtimin, zhytur si ajsbeg i madh, përsëri nuk mundem të mohoj përmasat e të tejkaloj vetveten.

 

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Kujtimet e mia” të autorit Fatosh Voshtina dhe redaktim nga autori Përparim Hysi .

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Kujtimet e mia” të autorit Fatosh Voshtina dhe redaktim nga autori  Përparim Hysi .     Titulli: Kujtimet e mia Autor: Fatosh Voshtina Redaktor: Përparim Hysi Copyright-Fatosh Voshtina- 2016 Të gjitha të drejtat … Continue reading