Reforma në drejtësi: Po i lëviz sot vijat e drejta në qendër të Tiranës dhe ec e ec… / Nga : Hamdi MEÇA

 

Reforma në drejtësi:  Po i lëviz sot vijat e drejta në qendër të Tiranës dhe ec e ec…

 

 

Hamdi Meça

Nga : Hamdi MEÇA

 

 

Paratezë

.

I

 

Në këtë të sotme dyshyese, ndonjë efekt i tatuologjisë në arkitekturë dhe urbanistikë, të shkon mendja se mund të jetë kjo “reforma në drejtësi” te ky shtet shqiptar i “së drejtës”, i cili e fillon historinë e vet nga e “Dukshmja” patriotike, me “heroizëm”. Pra,me flamur, (shekulli XIX) dhe aspak, nga “e Padukshmja” natyrale,me “deheroizim”. Pra, pa flamur. Siç ishte ngjizja e bebes “shtet arbëresh”(Shek.XIII), e pagëzuar “Principata e Arbërit”. Aq më e plotë akoma ajo “bebe-shtet arbëresh”, në shek XV. Sepse është rritur e bërë goxha trim e burrë skënderbejan. Atij nuk ia ndan më as sytë e arketipeve, Europa e mermertë dhe jo vetëm kjo copë toke e planetit. Po sikur , sikur, “Reforma në Drejtësi”  të zgjaste sondën e së drejtës dhe në thellësi të shekujve të kombit shqiptar? Përgjigjja gjendet vetëm brenda pasthirmave.

 

II

 

Në këtë të sotme dyshyese “reforma në drejtësi ” po i lëvizka vijat e drejta në qendër të Tiranës. Dhe ec e ec… Ja një “piramidë-pallat shumëkatësh” m’ u në qendër të metropolit shqiptar. Kot e bind veten rebele ndonjë kalimtar në këtë jetë kalimtare (paralele kalimesh), se “piramida-pallat shumëkatësh “, ka të bëjë me ndonjë simbol që lidhet me përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Ta harrojë. Ta harrojë, se në këtë të sotme dyshyese pikëpyetje dhe pikëçuditëse bien ne vend të shiut. Po pikat pa bishta ku janë? Pra,ç’ mund të jetë përtej asaj që është në të vërtetë ajo “piramidë-pallat shumëkatësh” në qendër të Tiranës? Haluçinacione të pashmangshme. Edhe kot. Edhe plot. Përshembull, sipas asaj që nuk mund të shprehë kurrësesi, por që mund të shprehë gjithsesi, “piramida-pallat shumëkatësh”, a mos tregoka si në grafikë organizimin e brendshëm dhe të jashtëm të dy partive politke në Shqipëri? Ajo “piramida-pallat shumëkatësh”, a mos rrëfeka se “e majta” e paska bazën poshtë dhe kokën lart dhe e djathta” e paska bazën lart dhe kokën poshtë? E diskutueshme dhe me heshtje dhe me zë, ose në përzierjen e të dyjave të kundërtave akustike. A mos këtë po e (ri)tregoka tash e tujtje dhe kjo “reforma në drejtësi “, e cila po i lëvizka sot vijat e drejta në qendër të Tiranës, dhe ec e ec..? Nëse është kështu, kush i thotë vetes “I majtë”, e merr “piramidën-pallat shumëkatësh”, nga me bazë lart e kokë poshtë dhe e kthen në “piramidë-pallat shumëkatesh”, me bazë poshtë e kokë lart. Po kështu, kush i thotë vetes “I djathtë”, e merr “piramidën-pallat shumëkatësh”, nga me bazë poshtë e kokë lart dhe e kthen në “piramidë-pallat shumëkatësh”, me bazë lart dhe kokë poshtë. Po të tjerët që s’ e dinë akoma se ç’janë? Gjersa “të tjerët” ta gjejnë te vetvetja se ç’ janë, piramida lëviz në imagjinatën e njëanshme politike. Veçse, sido që të lëvizë dhe kurdo që të lëvizë, piramida mbetet po ajo, e njëjta. E njëjta në trup e formë. Në botën e atëhershme antike në piramida banonin të vdekurit. Në botën e sotme moderne banojnë të gjallët. Të vdekurit e atëhershëm, a mos të gjallët e sotëm? Të gjallët e sotëm a mos të vdekurit e atëhershëm? Pikëpyetja ka formën e gjarpërit “këth”.

 

III

 

Gjarpëri ka kultin e vet entik në trojet etnike. E quajnë “mbrojtës i vatrës së shtëpisë”. E përqasin me “kultin e diellit” apo “pjellorinë e tokës”. E njejësojnë me “djallin”. E martojnë me “njeriun femër”, ( Rrëfehet për Aleksandin e Madh, se ai ishte i biri i ilireshës Olimbi,nga soji i Mollosëve dhe i një gjarpëri.). Kulti etnik i gjarpërit në trojet etnike nuk ka fund. Gjarpërin e lidhin me “tërmetet”,” shkatërrimet”. E quajnë “mbrojtës të njeriut”. Abrucët (arbëreshë) të Italisë, kanë “festën e gjarpërit të shenjtë”. Në këtë kult pagan, pse jo dhe politik, gjarpërit i besohet dhe “ruajtja e thesarit”. (“Thesarin e Krrabës” pse nuk mundi ta ruajë dot ky, pse?..). Por kulmi i kultit etnik të gjarpërit në trojet etnike është riti verior i “besës me gjarpërinjtë”. I besës? Të gjithë këtë kult etnik në trojet etnike gjarpëri a mos e ka të shkruar dhe në” nuskat” e lëkurës së vet? Edhe vesh, edhe e çvesh atë “papirus”. Sipas kësaj “etno-grafie”, gjarpëri dhe më i pranishëm se shqiponja me dy krerë. A nuk del kështu ? Prandaj dhe në këtë të sotme dyshuese, pa asnjë dyshim, e drejta e”reformës në drejtësi” në Shqipëri, u është besuar dhe t’u besohet gjarpërinjëve. Domethënë. E drejtojnë, nuk e drejtojnë trupin ata: “Gjarpërinjtë e gjakut”.

 

Bibliografi: K.Frashëri: “ Principata e Arbërisë,1190”(v.2014-2015)

A.Qazimi:“Fjalor i mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare”.(Plejad”,v.2008).A.Demaçi:” Gjarpërinjtë e gjakut”,roman.(”Jeta e re”,nr:1,2,v.1958)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s