Poezi nga Donikë Rrethaj

Poezi nga Donikë Rrethaj     Herë humbi n’disa kujtime qi më vjedhin mendimet.   Nig’johet jasht jeta qi zhurmon… e kanga e ndonji xhingalle qi e mshehun këndon : zhëëëë…, zhëëëëë… Jasht penxheres teme nji bote, shumë rrugë qi … Continue reading

PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: NË VITIN 1389 NUK KA NDODHUR “BETEJA E KOSOVËS” (!) KA EKZISTUAR KOMPLOTI VASALi BAJAZITI I – VUK BRANKOVIQ!

  PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: NË VITIN 1389 NUK KA NDODHUR “BETEJA E KOSOVËS” (!) KA EKZISTUAR KOMPLOTI VASALi BAJAZITI I – VUK BRANKOVIQ!     (Shkenca turke duhet ta korrigjoj historinë për këtë komplot me pasoja politike për të ardhmen e … Continue reading

Poezi nga Vasil Tabaku

    Poezi nga Vasil Tabaku     NEVERIA   Pështjellim marramendës Përpara këtij realiteti Ku trishtimi Ndërton rrugën e vet Me një kalldrëm prej lotësh… Neveria Mgrihet Mbi shpinën e krrusur të dhimbjes Mbi ty politikan cinik Njeri mediokër, … Continue reading

Kalvar pèrfytyrimi (pjesa e VII – VIII ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

thomas-kinkade-abstraction-719185

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

(pjesa e VII )

 

Nuk ka kthim pas, kufijtë u shtrinë pafundësisë së  pakthyeshme e çdo rrugë bëhete dyshimtë. Nuk të thërras, por mekem vetvetes, mbyllur guvave dhe shpellave të errëta, aty ku ti humbet e nuk të gjej dot. Rrugët e mbyllura e fshehin thesarin, çdo përpjekje duket si vetëmohim, kjo fshehtësi mbart me vete magjinë. Mbahemi pas të paarritshmes, të pakapshmes, ku çdo themel tjetërsohet dhe çdo etje shuhet. Hap pas hapi  sjellim qetësinë e mendimit, çdo pjesëz që na përbën merr kuptim, vazhdimësia krahët i shtrin pa limit. Koha ikën e nuk mbetet pas nesh, të tjera zjarre shuhen ditë-netëve, me zërin e dridhur më flet. Dua ti rendis arsyet e mbrritjes tek ti, një e nga një, pa ngutje dhe hutim. Mbetesh lumi që rrjedh papushuar, duke gjetur udhën tënde të brishtë, që shtratin grryen duke menduar. Kapur pas të vetmit drejtim, përshkoj udhën e mbetur rreziqesh si rrezja e parë shfaqur agimit.

 

Kalvar përfytyrimi

 

 (pjesa e VIII)

 

Pranë kësaj fjale të ngrohtë afrohem, nuk ka pengje vrastare që sytë ti hapin, mrekullisë tënde  përrhumb e harrohem. Më përfshin e më mban pranë, nuk mund të kundërshtoj qetësinë e falur, që më mban pezull si valë e lehtë deti. Pranëvihemi duke afruar kundërshtitë, çdo pikë takimi bëhet hendek, sfidojmë largësinë e papërfillshme. Vërtitemi rreth së njëjtës pikë, të njëjtat arsye shtyjnë dhe tërheqin, kështu e vrasim bukurinë e thellë. Vjen i lehtë si mjegull përfshirëse, u harruam rastësisë së lindur, humbas tek vjen si dëshirë në etje. Nuk ndalesh asnjëherë, kudo shpërndahesh duke sjellë harmoninë e shndritshme, në çdo lartësi më feksesh dhe më bën të të avitem. Formësojmë diçka të brishtë, që era e merr fluturimit të saj, kudo ku shfaqesh e gjen hijeshinë. Minutat kalojnë dhe nuk njohin kthim, sekondat mbushen padurimit të madh, asgjë nuk gjejmë e gjithçka e humbim.

 

 

Poezi nga Lumo Kolleshi

  Poezi nga Lumo Kolleshi     TË NGRYSUR LINDIN MËNGJESET    Përditë e më shumë mbledhim gurët e marrëzisë sonë E ngrejmë përmendoren e heshtjes, Strukemi thellë në shpellat e indiferencës, Ne, të kënaqurit me pak. Kacekë brohorimash i … Continue reading

Poems by Lily Swarn

  Poems by Lily Swarn     BLOTCHES IF INDIGNITY   Caricatures of crooked crimes Craning their necks to catch sight Of Crimson graffiti crafted into blotches of indignity   Mothers of malnourished babies Asking the Lord to explain The … Continue reading