Ti e di se çfarë… / Poezi nga Fatbardha Xhani

 

Fatbardha Xhani myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani

 

 

Ti e di se çfarë…

 

E dëgjove se ç’ i tha bulkthit të vogël mbrëmë

shoqja imcake majë një dege bliri

kur hëna ndriçonte dhimbshëm, me rreze të verdha

një lot të padukshëm  cepit të syrit?

 

“Ti nuk mund të më harrosh keshtu,

kështu dy bulktha, duhen edhe më shumë

Duke u kuptuar e puthur thellë zemrave

duke dyshuar e besuar marrëzisht në mendimet e befta

duke qarë mes përqafimesh…”

 

A s’ më thua nuk ndodh kështu

nëpër të gjitha historitë e dashurive,

a nuk bëjnë kështu

edhe zogjtë ajrit tek fashojnë qiellin me krahë

tek takojnë sqepat nxitimthi…

 

Edhe nëse këputen ditët tona si gjethe të kuqe,

a mos vallë kjo do të thotë se pema nuk çel sërish

me dhjetra sythe të purpurt

si prekjet tona të athëta në lëkurën tonë të limontë…

 

Në secilin çast ka dy ngjyra të kaltra që të ngjiten

ka dy ndjesi që të gërvëlisin kraharorin

ka dy dëshira të kundërta që tërheqin fort qenien tënde

ka dy shije që prekin e joshin qiellzën tënde…

 

Sido që të jetë:

Zgjidh ngjyrën më të bukur

Zgjidh ndjesinë më të ngrohtë

Zgjidh dëshirën më të zjarrtë

Zgjidh shijen më të ëmbël!!!

 

Ti e di se çfarë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s