Me madhështinë e frymëzimit poetik ( Lebibe Zogiani “Djepi i ëndrrave të mia” ) / Nga Rrahim Sadiku

Me madhështinë e frymëzimit poetik

– Lebibe Zogiani “Djepi i ëndrrave të mia”

“Zgjimi”, Ferizaj, 2016

 

 

rrahim sadiku

Nga : Rrahim Sadiku

 

“Të mos mbetesh i huaj në jetën tënde” – mund të merret moto e gjithë angazhimit poetik dhe e rrugës krijuese, atdhetare e njerëzore të poetës Lebibe Zogiani.   Ajo ka punuar, krijuar e jetuar për të qenë vetja e për të qenë vetja edhe populli i saj, si në aspektin artistik, ashtu edhe në realitet. Andaj libri “Djepi i ëndrrave të mia” i Lebibe Zogianit, është një veҫanti krijuese për jetën e shqiptarit dhe një himn shpirtëror për qëndresën, shpresën dhe të ardhmën shqiptare. Që në vargjet e para ajo të bëhet joshëse dhe të tërheq vëmendjen të jeshë një vlerësues i paanshëm i kësaj vepre, thellësisht të ndjeshme, tërësisht jetësore dhe me nyansime të shumta poetike. Ajo meriton ҫasje të mirëfilltë kritike, estetike e historike, sepse shënon një kohë dhe skalit si vlerë atë. Këto poezi, të zakonshme në dukje, nisën e shfaqen edh rishfaqen në mendime, duke e provokuar gjithnjë shpirtin e kujtesën dhe të shtyjnë të mendopsh se ke një borxh ndaj autores dhe ndaj atyre vargjeve, që s’i ke ndjerë dhe kuptuar sa duhet. Brenda teje sikur mbesin të shtresuara një vistër mendimesh ndryshe ndaj këtyre krijimeve, të dala nga thellësia e shpirtit, brenda të cilëve fshihet një botë shumë e pastër shpirtërore e një përkushtim shumë mbreslënës ndaj krijimit, jetës, njerëzores. Fuqia poetike e Lebibes shtjellohet në vazhdimësi, duke e ndjekur ëndrrën e duke e ushqyer shpresën. Shoqërohemi nga kuptimi poetik i jetës dhe nga të jetuarit real. Në këtë rrjedhë janë të pranishme gjithnjë familja, atdheu, shoqëria, njerëzimi e mbi të gjitha njerëzorja. Në ballë të rrugës për mirësi e për ardhmëri është figura e madhështore, emblematike, shpirtërore e historike e Nënës Terezë, në portretimin e së cilës takohemi me të gjitha nyansimet e dashurisë, në realitetin e të jetuarit artistik, ku nuk kanë vend urrejtja, e keqja, e liga, mërgimi. Poetja kërkon: “Nëpër stacionet e pritjes është ftoht/asgjë të mos e lëmë për nesër” dhe shton”: “Guxo”.

Realisht poezia e Lebibe Zogianit është një kurorë e stolisur me: dashurinë e madhe për atdhe, që e ka të mbjellë në zemër e në mendje; me ndijimin e veҫantë e tejet të thellë poetik; me dashurinë e gjithanshme dhe të pakufishme njerëzore; me shpirtin e vuajtur e të përmalluar, i cili as edhe në një ҫast nuk dorëzohet; me një spontanitet që shpalos realitetin e ëndrrën pa sforcim e me koloritet të kuptueshëm; me sinqeritet befasues dhe ma shpalosje pa kompleks para atyre që u flet me gjuhën e zemrës dhe me fjalën poetike. Gjendet aty e fshehta e madhështisë fëmijënore e vazhduar si reflektim dhembjeje e krenarie në moshë të rritur dhe brenda saj shtrohet kuptimi poetik i jetës.

 

 

13716210_1268429706507995_7796029286331673068_n

Djepi i ëndrrave të mia

 

Në tekst e nëntekst të poezive shtrohet malli, shpirtëror e njerëzor, si mall për atdhe, mall për jetën e pajetuar, malli për të afërmit, malli për lirinë, për të rënët dhe i gjithë malli për të pambërritshmem. Krijohet kështu një ode për shpirtin e pastër e të dëshiruar, simbol për të cilin është vazhdimisht madhështia e Nënës Terezë, po edhe simboli i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Lebibja është skalitëse e thellë, poetikiksht, e dashurisë e fuqishme për jetën dhe për mosdorëzimin, qëndresën e përkushtimin. Këtij përkushtimi ajo nuk i vesh asgjë për formë, sepse në zemrën dhe në mendjen e saj të gjitha janë art përmbajtësor. Me këto ajo na del madhështore me dashuri prej nëne dhe me dashuri, nderim e përkushtim lirie. Ja si duket kjo në vargjet e poetes:

“Është guxim pena e poetit

Armë e ngrohtë mbushur me dashuri”

Dhe:

“Je fjala më e bukur shqipe

Gonxhe e shenjtë.”

Për të vazhduar:

“Të dua

Se ti me mësove të dua”

Sepse:

“Me ty vargu im e them Mallin

Të gjithë dhembjen që kam në shpirt”

Me shpirtin që:

“E përbinte mallin përjetë

Bashkë me varrin”

Dhe ku:

“Të jesh vetvetja do të thot

Të mos mbetesh i huaj në jetën tënde”

Pasi:

“Sa herë të ndjej ftohtë

Ta mbështjellë me vargun tim

T’i them është malli im i zjarrtë!”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s