Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

pullumb Ahmeti

Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

 

PAS GOTËS ME VERË

 

Pas gotës me verë flak të morën faqet
butësinë ta përpiu vera nxehtësisht
mbi trupin tim hirushe m’u shfaqe
ngadalë këmishën zhvesh qetësisht.

Pikën e verës zbulova nën buzë
përmbi buzën time u rreke ta lije
ajo zbriti poshtë bardhësis në gushë
buza shpejt e kap,,jo se la të binte.

Si vapë korriku përvëlim me digjte
porsi afshi tokës kthyer ugarit në vlag
si një vidhër lumi që nga uji s’dilte
e larushkë pylli ç’më ke marrë zjarr

Buza ty prushuar ofshama të krrente
kurmi veç tërmete në mua dërgon
unë deti dalldisur, dalldi, pas ti kthente
dallgë e trupit tim gjirit vjen qëndron.

Vera e bekuar prishi gjitha gardhet
pengesa të tjera jo nuk la në trup
gishtat zu lodronin si plori ugaret
eh, kjo buzburbuqja zuri të më puth.

Sa ju luta zotit për çastet e dlira
nata hënargjendtë jo nuk ka të dytë
mëndja ish harbuar larg në hapësira
drita e mëngjesit vjen e na puth sytë…

 

 

 

DY FJALË TË THASHË

 

Dy fjalë të thashë ulur në shkallare
dy fjalë jo më shumë
shkërmoqa trëndafilin hodha ca petale
dy pika loti ranë pa zhurmë

Gjëmbat e hidhur hequr kam kërcellit
aspak mos m’u mendo
fustan bardhin si shkumëbarrdha e detit
përhapur valë është ngado

Eja e dashur ,të thirra me zërin e ndjenjës
s’më dëgjove e di
e nata të mbulon me vellon e heshtjes
shpirti thur poezi.

 

 

 

JE E Ç’FARË NUK JE

 

Je si një kaprolle rritur në shkëmbenj
je si mijra fllade flokë të përkëdhel
je si shtojzovalle larë moj në lumenj
je si trendafil në mes gonxhesh cel,,

Je ç’farë të të them je një perëndi
je një dritë e bardhë ti të verbon syt
je një lauresh shpesh këndon mbi bli
je një siren deti kujdes mos më mbyt,

Je e ç’farë nuk je me mua mos luaj
je një hënë nate do të marr ndë duar
je si bletë puntore me krahët pjalmuar
je si mbretëresha në mjat’,e mjaltuar.

Je e mos më thuaj moll’ e ëmbëltuar
je si xixëllonjë gjith’natë më rri zgjuar
je lulje akshamit mëngjesit vesuar
je e ç’far nuk je,veç mua më thuaj.

Je a do më flasësh ti flokëlëshuar
je një lëndinë lulesh arom mbuluar
je një Afërditë mes yjesh yllëzuar
je ëndërr perëndie nga zoti bekuar.

 

 

 

I PAQTI BARDHËSOR

 

Më erdhe së largu
i djegur nga etja
buzë ujit u ndale
me krahët e lehta.
Në dorë pak grurë
të ftova të haje
me sy më shikoje
ndën pend letër mbaje.
Krahët ç’mi përplase
me pendët bardhore
freskohesh mes ujit
dhe letrën s’ma nxore.

Pendbardhën këpute
në të ngjitur letra
ndër ujra e hodhe
e kape me kthetra.
Shikoja mahnitur
ti mua shikoje
akoma pa mbritur
merre, me sy thoje.
Letra e dyllosur
palagur ndë ujë
grurë hodha rrotull
zemra bëri zhurmë.

E hapa lexova
dy fjalët e tua
bardhori shikonte
më shkruan ,,Të dua,
Të dua,,më doli
nga gjonguli shpirtit
ngre kokën ,kush foli?
Bardhori sytë ndriti..
Me sqepin çukiti
dy kokra grur mori
e rrahu fort flatrat
buzëqeshi paqtori.

Grur i dhash tjetër
dhe vashës ti çonte
përgjigjen e letrës
në grur ta lexonte.
I paqti bardhësor
u ngrit në fluturim
dy kokra gruri, hodhi
ranë në kopshtin tim.
Eh,mbinë dy filizat
u rritën mes bahçes
ç’i lidhi dy zemrat
ky pëllumbi paqes.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s