Poezi nga poetë bashkohorë grekë / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Poezi nga poetë bashkohorë grekë

 

 

 

13769505_1268865806464391_6752651153874890898_n

Panos Stathojiannis

 

Kërkund (këngë popullore)

Në kujtim të Janni Skaribës

 

Dielli ndërkryer hedh valle, në vendshenjta
mbas pak, kridhet me kokë dhe u përhumb
dikush më shuan emrin, pa drojë tek axhenta
si të mos isha kurrë, si të mos jem kërkund!

Një mal me fletë pashkruar dhe letra ndënë derë
një zile telefoni më fton, më trand, më shkund
të ishte mbytur bahçja, bimegrrave në terr
si të mos isha kurrë, si të mos jem kërkund!

Qan ëngjëlli si qen, mbetur ballkonit jashtë
djallziu jep e merr… e ëndrrat m’i përkund…
të më ketë humbur era, lënur përmbi çarçafë
si të mos isha kurrë, si të mos jem kërkund!

Haruar një guaskë, m’a dogji xhepin shpuzë
si t’ishte dje e sotmja, u tret, s’dihet ku humb
të mos mbash mend si puthen, të dy, të miat buzë
si të mos isha kurrë, si të mos jem kërkund!

Gurëzon e shtangur batica në Halqidhë
rrëzojnë lavë malet dhe shpirtin ma lëkund
të kem veç shpirtin tim, të vetmen kunkubinë*
si të mos isha kurrë, si të mos jem kërkund!

 

kunkubinë*… Geishat.

 

 

 

13700105_1268832423134396_3195412384707233541_n

Christina Fragia

(Χριστίνα Φραγκιά)

 

Gjysëmhëna

 

Gjysëmhëna
dhe nëse zbriti mbi dhe, ish sepse dacët brritmonin dhe ngaqë nata
linte një shkëlqim të errët të gjatë, që arrinte gjer dritares sime
dhe më verbonte, pra, erë telashe vjen mbrëmja dhe kurrë nuk
u thashë jo
tani e di.
kështu të njoha, veshur atë, të ngrënën gjysëmhënë
drejtë e mbi lëkurë, atë të njëjtën që mbaj duarve të mi dhe luftoj,
të zhbëj njollat, orë tani, por këto njolla nuk dalin,
gjaku nuk shuhet, as nga hëna…
gjë e çuditshme dhe gjaku dhe hëna dhe
dashuria.

 

 

 

13692479_1268756216475350_5488446246065621949_n

Nikos Huliaras

(Tetor 1940 – 20 Korrik 2015) Ish piktor Grek, shkrimtar, poet dhe këngëtar.

 

Ndër ishuj qiellorë

 

Jo, nuk ke për ta mësuar, nuk ke për ta mësuar kurrë
Jo, nuk do ta mësosh, nuk kam për ta thënë kurrë
se po të udhëtoj
vite tashmë, ndër qytete lundrues, ndër vende malor
i vetëm, me barkën e trishtit, ndër ishuj qiellor.

Jo, nuk ke për ta mësuar, nuk ke për ta mësuar kurrë
Jo, nuk do ta mësosh, nuk kam për ta thënë kurrë
se po të udhëtoj
shkretive mitike, ndër kopshte të zjarrtë, gjithherë po atje…
tashmë, që jetët tona ngushtohen dhe rrethmbyllen për ne.

 

 

 

13728998_1268754746475497_2790638226084797646_n

Giorgos Potamitis

 

***

 

Mes shkalafitjes marrosëse të botës,
mes honesh njerëzorë…
çekiçat e skalitësit, do të dëgjosh për një çast
tek latojnë rishtaz të njerëzimit, ditë të gjashtë!…
Dhe po të ngrihesh, të Diel, para agut, do të shikosh
misteret, braktisur në sterenë qiellore
dhe humnera pa fund do të dallosh
me gjol të freskët, të patrazuar
hedhur ngado në dhom-hona…
për të ndërtuar bazament edhe njëherë,
për të mbështetur, një fetish akoma!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s