Elegji për Ali PODRIMJEN / Poezi nga Iliaz BOBAJ

 

ali podrimja 1

Ali Podrimja

 

 

Elegji për Ali PODRIMJEN 

 

Po nisem për në Prishtinë. Këtë herë,

me peshën e mungesës tënde në shpirt.

Kosova e ka të pamatë dhimbjen për ty,

po prapë ajo nuk i mjafton, natyrisht.

 

As dhimbja e krejt kombit nuk është e mjaftë,

të matet me përmasat e së vërtetës.

Dhimbjet e mëdha, vëllai im, janë si deti,

nuk ngopen me ujë për jetë të jetës.

 

Ndaj dhimbjen time po e marr të gjithë,

e di, sado qoftë, një dhimbje është pak,

po pa të nuk mund të vij kurrsesi,

nuk mund të vij, po të lë një grimë pas.

 

Në sy kam kujtimin tënd të përkorë,

poezinë e artë, ku mendohet mendimi,

bekimin e fjalës që më ngre lart:

”Miku im, kij besim, ne do mbrrijmë tek ylli !”.

 

Biseda e fundit nga Marseja e largët,

më ngjan se vjen nga një tjetër planet,

mesazhet e ngrohta me dritëzim fjalësh,

të freskëta, të gjalla, më rrinë në kujtesë.

 

Cila mace e zezë ta preu udhën,

aty pas kuintave të qytetit francez

dhe ty, që me art ke mundur bajlozët,

guxoi të ta ndërpriste udhëtimin në mes ?

 

Ti kishe shumë punë, s’mund të ikje kaq lehtë,

s’mund ta lije në mes veprën e ndritur.

Për të luftuar me gjigandët, duhen gjigandë,

duhen kolosë, për ta ngjitur: ”Hartën e grisur”.

 

Frymën e fundit e le pranë një lumi,

nuk di ç’tallazitje pate në ndërgjegje:

Lumi ishte dashuria jote e pafund,

Lumi qe dhimbja jote e përjetshme.

 

Tani, me siguri, je midis yjesh,

një yll mes yjesh mund të rrijë qetësisht.

Sa herë do ta kërkojmë strehëzën tënde,

aty mes yjesh do ta gjejme, sigurisht.

 

 

Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz  BOBAJ

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s