Poezi nga Donikë Rrethaj

donike 11

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

Herë humbi n’disa kujtime qi më vjedhin mendimet.

 

Nig’johet jasht jeta qi zhurmon…
e kanga e ndonji xhingalle qi e mshehun këndon : zhëëëë…, zhëëëëë…

Jasht penxheres teme nji bote,
shumë rrugë qi ndërthuren mes njana-tjetrës…
herë t’pakuptimta.

Po kuptimin ja japim na,
na i japim ngjyrë gjithçkaje.

 

 

 

JETË( E VOBEKT)

 

Mas hapat e kohës me dridhjet e zemrës,
e qerpikve ju qëndisi peshën e lotit,
buzve t’diellit mëkatar,
qi rreshk lëkurën teme,
t’shënume prej bardhësisë,
ju peshoj andrrën.

Flokt e natës lodrojnë n’heshtjen qi kall shpirtin,
e n’heshtje ulërin kangën e zemrës pa za,
kallkan si aklli qi shkrihet n’lot e njomë.
ah, ato dridhje t’ankthshme qi endin nji pëlhurë,
t’pashkrume,
po t’qëndisun n’shpirt,
n’muret qi shemben …
tuj gërmu çka sytë kanë mbjedhë.

Nji copë shpirt ka kush a ndoshta ?!
… vdekja ka përtëri gema lulesh t’sherpta?!
e nji gërxhe ferrash ngrihen tuj zanë frymën,
e tuj dhanë nji nate ma terr..!?

Jeta çka asht?!
Nji flakë qirit qi ban rrugën e shuhet nën frymën e vdekjes?
nji rrugë me kapërcej si nyje qi ngatrrohen e…
thurin nji tendë merimangash qi t’humb?
pa shteg.
A disa grimca t’vjedhna n’hartën e paligjshme sepse..?

ty,
mu,
ju,
asgja sna përket,
veç pak andrra qi shtrihen n’kambt tona,
e na njana prej tyne mbin bash n’zemër.

Po ti?
Jooo..mos mendo,jo mos mendo se ka me ti dhanë ngjyrë,
shpirtit,
as zemrës,
Po ka me ti dhanë veç peshën lotit,
se n’ikje,
IK.

Çka don?!
T ‘dhashë gjithçka jetë,
m’more edhe vjet,
ndjenjat,
lotët,
puthjet e brishta t’dhana pa mëkat,
andrrat,
qeshjen,
prekjen e nji trupi t’paemën,

E pra merri,merri gjithçka t’kam falë,
e m’len veç pak shpirt,
ai m’duhet…
po, m’duhet për nji ditë kur para nji porte,

Kam me t’thanë: Hape kyt dreq porte se unë sta kam frgën,
nji copë shpirt e la n’kët botë,

… qi nji ditë ndoshta t’ kthehem edhe si hije…

 

 

 

IKONË DASHNIJE

 

S’drue me t’dasht,
n’net e ftohta kallkan ku hejtë bajnë burg,
çative qi kjajnë lotët e kulluem,
e rrshasin tuj thur melodinë e andrrës.

Sonde kam me t’dasht n’marri,
e kur nata t’arrijë kulmin,
kurmi em ka me t’u ba jorgan.
dashnijet.

Mos fol..!
veç me gjuhën e trupit qi bahet kurban e nji nate..
heshtjet ,
ku sytë mbarsin ndjenjë,
e buzt?
njomshti t’nji lumi qi vishkullon kaq ambël.

Hesht..!
E din?
S ‘drue me t’dasht,
kur jasht era fryn si e çmendun e na kujton?
t’nxehtin e mbrendshëm,
e perden e turpshme qi njollos dëshmi.

Sonde,
nesërmbrama,
pasnesër e netët n’vazhdim shkruj andrrën,
qi pjellë fruta t’pjekna,
ahhhhhhhhhhhh, sa shije…
E UNË?!

Kam me t’dasht pa droje,

Ndiej erën e drandofilltë t’nji trupi t’brishtë,
qi t’jepet n’kët natë ku era fryn…
e shiu rreh e lag ,n’lagshti,
e nga çati hejtë..
kërsasin tue u thye e tue mbyt melodinë ,
mbrenda nji dhome: DASHNIJET..!

 

 

 

DHIMË ( ZEMRE )

 

Kur vdekja shtrihet para teje e t’merr gjanë ma t’shtrenjt,
e ti? S’mundesh me ba asgja,
bjen përtokë e friksume,e plagosun,
e thue? Dhimë ma t’madhe a ka?!

E dini ça provon nji nanë kur humb ,shpirtin?!
kur sheh fminë e vet qi ik n’rrugë pa kthim,?
ahh, provon dhimën ma t’madhe qi mund t’jetë,
nji thikë qi t’ngulet n’zemër e s’tjep pshtim.

 

 

 

PAK JETË

 

E zhuritun,
e lodhun,
e rraskapitun.
Udhtare e panjohun e ditve t’mija,
Pak andrra,
shumë kapërcej,
qi m’thejnë ditët,
e brishta.
Eci …
pa plan,
pa kurthe,
intriga e fjalë boshe,
pa ngjyrë.

Endem…
diku,
ku shtigjet mbyllen,
po unë prep kërkoj,
me thye akujt,
qi shpirtin ma bajnë: kallkan..!

Mundohem me shkapërcye pa u vra,
ahhh…, sa plagë,
mora,
dhashë,
e prap,
e pangime ,
e zhuritun ,
PËR PAK JETË.

Nji fjalë e pathanun,
nji gjest,
nji ikje,
intrigë ,
e unë?
Prep jam kjo,
shpirt her i vobekt,
pa dritë,
qi kërkon me shpalosë nji imazh,
qi shoh tek zhduket,
para syve t’mi ,
si vdekja qi vjen pa kërsitë,
e t’merr : gjithçka.
E ligsht,
asht andrra e nji nate ku veç perdja hapet,
pa t’lanë rrugëzgjidhje,
as emën,
as vulë,

…veç do andrra t’mshehta me i dëshirue,
n’heshtje,
pa u ndi,
e se mundesh?!

Për nji grimcë jetë..!

 

 

E SI T’ JEM ENGJËLL..?!

 

Si t’jem ëngjëll kur muret shëmben mbrenda meje tuj lanë nji..
melodi vaji?!
E gur kaj gur rrokullisen ortek nga kodrat garravaçe,
e m’bin mu n’zemër.

Ahh….sa dhimë e …, sa afër t’ndij…
frymën,
lotin,
vajin qi meket mbrenda katër drrasave,
e m’prish gjumin.
M’nep heshtjen,
e fjals,
e rënkimet qi kushtrojnë natën.

Si t’due.?!
Si t’urrej..?!
Unë sdi ma as me dasht ,as me urrye..!
Kam humbë n’rrugt qi m’çojn te i njajti vend,
… i lumnum për Zotin……
i mallkum për mue,

Ahhh,sa ftohtë,
heshtja then e prish çdo andërr,
e t’len pa frymë.

Ripërtimja asht plakë,
e veshun me teshat e arnume,
qi kjajnë mjerimin e shpirtit.

Ti lyp pak dritë,
pak gzim qi t’vidhet nga nji fat ikje,
E gjehesh : para katër drrasash,
qi rënkojnë para teje,
vijnë erë lulesh t’thame,
qi urrej.

E si t’jem engjëll kur muret rrokullisen mbrenda meje..?

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s