Poezi nga Fitore Doma
Palltoja
Dike ecur mbi trotuar
Mendoja vetëm për ty
Në pallton e mondafshtë
Ranë vetëm dy pika shiu
E strukur në pallton e ngrohtë
Me freskinë e natyrës
Në një mendim shum të thell
Më je bërë pjesë e hijës
Nuk mundem dot të eci shpejt
Sepse mendjen tek ti e kam
Më bën shum ,që të hesht
Me zemrën që të kem pranë
Nuk ja hap rrugën askujt
Vetën imazhin tand përfytyroj
Vetëm tek Zoti kam me u lut
Se vetëm ty të dashuroj.
Ndarja
Të dua me the me gjysëm fjale
O shpirt o zemër pse nuk u ndale
Erdhi mëngjesi erdhi dhe mbrëmja
Prisja gëzimin,por më erdhi vdekja
Zemra më rrihte nga mërzia
Si u shuan ndjenjat e mia
Kur para ca kohësh ishin ndjenja gëzimi
Kur tani u shfaqen ,ndjenja trishtimi
Ku në syte e mi pati shum lot
Se besoja se do ndodhte kjo
E pata menduar se do jo jemi bashk
Se kam pritur nga ti se nga un do me u nda.
Pse
Pse dëgjove fjalët e botës
Pse sbeje sikur doje vetë
E shikon se shkatërruan dashurin tonë
Ndan dy zemra me të vërtetë
Mes dhimbjes po jetoj tani
Ka koh që stë kam parë
Nuk mundem të të harroj ty
Dhe pse zemrat tona janë ndarë
Pse erdhi ndarja pa e pritur
Ngrindje me ty nuk kam pas
Pse o Zot sna e bëre të ditur
Se njerëzit neve po na ndjan.
Nuk harrohet
Nuk harrohet ajo dit
Kur ti më the mori fund gjithçka
Sytë e mi span me drit
Se për mua ishe një dashuri e par
Nuk harrohet ai moment
Ku me dhe dorën për të fundit her
Nuk harrohet ajo tragjedi
Ku ti me the se në zemrën time
Nuk ekziston ti
Gjith ai çast shkoi me lot
Mes jetës dhe shpreses thash po jetoj
Në syt e tij pash një shikim
Po ai shikim kishte qen një mallkim
Kjo quhet dashuri
Më fal që të dua kaq shumë
Më fal që ti fal netët pa gjumë
Më fal që të shikoj me aq butësi
E pra, kjo quhet dashuri.
Më fal që po të qesh me buzën gaz
Më fal se me zë të lart po të thërras
Më fal nëse të shikoj në sy
Se po më digjet shpirti për ty.
Më fal nëse thërras emrin tënd
Sepse ti për mua je njeriu i shenjtë
Më fal nëse të përqafoj fort
Eshtë malli që për mbrenda më kaplon.