Arti poetik i Roula Pollard, si koncept universal dhe frymë angazhimi. / Nga: Agron Shele

Arti poetik i Roula Pollard,  si koncept universal dhe frymë angazhimi.

 

AgronShele 2

Nga: Agron Shele

Përmasat dhe fuqia e artit në poezinë bashkohore sot ka kapërcyer dhe vetë limitet e mendësisë krijuse dhe po shndërrohet gjithnjë e më shumë në aspirim idesh, evolim mendimi dhe botkuptimi në referim me parafytyrimin, vizionin dhe këndvështrimin filozofik që krijohet rreth konceptit metafizik jetë, si formë  ndërgjegjie por dhe ekuivalencë për të shtrirë krahët e imagjinatës në përqasje me refleksionin e kohezionit që përjeton. Si forma më e përzgjedhur dhe më e lartë shprehëse, poezia është në gjendje që të tejçojë emocione të pakrahasueshme, ndjesi të papërsëritshme, imazhe të pakonceptueshme, mendime që kapërcejnë dhe vetë subkoshiencën tonë, si dhe të deshifrojë kode e mesazhe nga më mistiket. Ashtu e ravijëzuar në vargje, shpesh përbrenda rregullave dhe rrymave letrare, por dhe e lirë ashtu sikurse vjen formulohen struktura dhe kuptime nga më të thjeshtat deri tek absurdi, krijohen forma dhe imazhe nga ato reale deri tek abstraktja, përcjell kumbimin e tingujve dhe rimave gjer në ejmotive  dhe e gjithë kjo përpjekje,  për të ndiçuar dhe shprehur fuqinë e magjisë dhe filozofisë së mendësisë njeri.

Roula

Roula Pollard

Poezia e autores së njohur greke, Roula Pollard, shqipëruar nga përkthyesi Vasil Çukalla, ka kohë që ka kapërcyer kufijtë e vendit të saj dhe e mbështetur në atë traditë të shkëlqyer të krijuar, por dhe aktuale e koherente me zhvillimet më të fundit sot, vjen në këto konture dhe moderaturë, sa universale për mesazhet e dhënura po kaq dhe intriguse për realitetin kohor sot. Sikurse thotë Tomas Man “Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegoje jetën” autorja ndërton një pezm poetik ku  ndeshesh me forma komunikimi ndjesore të prekshme, tëheqëse dhe reflektuese për kritikën por dhe lexuesin, i cili traskipton idetë dhe vizionin kryesisht për  gjithë problematikën jetë, si ato të çështjeve mjedisore, konflikteve më të fundit shoqëror, të drejtave themelore- lirinë, por pa përjashtuar këtu dhe tematikat e tjera nga ato sentimentale deri tek zhvillimet bashkohore të vetë artit të shkruar.

“Të përqafoj, i dashur, krah ujit këtë çast

tek bekojnë tokën duart e Zotit

dhe shpresën për planetin e gjelbër gjalloj.

Me gjithë agoninë e njerëzimit bashkohem

për Jetën luftoj…”

Këto vargje poetike janë me tepër se një mesazh i qartë global, një pasthirrmë e fortë që këlthet për atë që po ndodh sot me mjedisin ku jetojmë, dhe e sjellur në formë poetike ajo bëhët shumë më shprehëse dhe sinjikative. Vargjet e fundit e rritin kurbaturën dhe simbolizojnë më tepër përmasën e këtij rrënimi që po ndodh dhe autorja si pjesë e angazhimit civil, bën krahasimin figurativ: shpresë dhe besim për marrjen e vetë fateve njerëzore në dorë (planetin e gjelbër gjalloj) me agoni (përpëlitje) për mbijetsë.

“Nuk pashë vetëm miq të përgjaken.

Pashë edhe zemrën time, zhytur në gjak.

Nuk pashë vetëm miqtë tek qanin.

Qaja edhe unë, por pa lotët farmak.

Nuk pashë vetëm miq pa Atdhe”

Deri ku shkojnë kufijtë dhe limitet e njerut që në emër të pseudo besimeve, apo pseudo kauzave vazhdon të përgjakë veten më keq se në mesjetë. Dhe antiteza e fuqishme (Nuk pashë vetëm miq të përgjaken./ Pashë edhe zemrën time, zhytur në gjak ), cak dhe kufij dhimbjeje që nuk njohin përshkrim, por kapërcejnë çdo limit ndërgjegjie dhe arsye, për të vazhduar më pas me kalvarin tjetër përvuajtës, atë të atdheut, apo “ atdheve” që janë shndërruar nga lakmitarët në vende dhe sheshe betejash, ku qytetarëve të tyre po u mohojnë çdo ditë e më tepër aspiratën e shenjtë, atë të jetës së lirë, duke i imponuar të zhvendosen dhe enden detrave dhe kufijve të pafat. Bota është në kaos, po kalon sprova të vështira dhe kush më tepër se një poete mund ta shprehë këtë shqetësim dhe trazim  shpirti,  për gjërat që po ndodhin për ditë, për kthimet në paskohë, për ngushtimin e lirive, të hapësirave jetike, shumë më larg koncepteve dhe iluminizmit moderrn. Poezitë e kësaj autorje përbrenda kësaj tematike deshifrojnë pareshtur mendësinë dhe kthjelltësinë me të cilën ajo operon, metafizikën dhe psikologjinë me të cilën parashtron problemin dhe për më tepër argumentin dhe idetë që duhet të tejçojnë besimin dhe shpresën për të tejkaluar vetveten dhe pët të arritur kufijtë e një arsyeje të kulluar dhe largpamëse për të nesërmen. “ Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.”  thotë Nietzsche dhe përbrenda këtij misioni sa human po kaq dhe  inkadeshent me kontraveset që shpesh krijojnë shoqëritë, arti i shkruar, stili dhe gjetjet letrare mbartin frymën dhe mbeten gjurmëkoha e sfidave përjetuese në unison me gjithë oshilacionet që i shoqëron ato.

Përpos poezisë aktuale, angazhuse, apo problematike, e cila shpesh përëbën dhe antagonizmin midis artit dhe devijimeve etike e shoqërore, autorja Roula Pollard shkruan plot pasion për vetë jetën, për dashurinë, duke e natyralizuar vargun  me elemente figurative dhe ringritur më pas në kult.

“ Mijëra buzëqeshje mesqiellit, me agimin

Universit, Erosin blatuan pragjeve

me ëndërr dhe dëshirë krijuan Dashurinë “

Elementët lirikë në këto vargje mitizohen nëpërmjet Erosit, si mishërimi i fuqisë jetëdhënëse dhe dashurisë, por dhe vetë ndjenjës njerëzore. Hapësirat që prekin ngrihen gjer në univers, kapërcejnë dhe përthyejnë horizontet, blatohen shpirtrave të brishtë dhe përflaken zemrave të ndezura. Ideimi i saj rreth paraqitjes së kësaj dlirësie parafron me agimet e rilindura pas netëve të trazuara dhe kështu mes mijëra buzëqeshjeve diej, çelen dëshirat e shpirtrave të dashuruar.

“Kur kapërcen kufirin e buzëve

Gjendemi planeteve të tjerë,

Jetojmë me pathos lirinë, ekzaltuar.”

Koncepti lirik i autores në të tjera vargje e mistizon dhe hyjnizon ndjenjën gjer në të tjerë kufij planetarë, gati jashtëtokësore, të paimagjinueshme, përtej galaktikave në rinegjerim dhe lindje të yjeve të pafund. Kufijtë e buzëve, puthjes ( ndjesi platonike e kënaqësisë fizike dhe shpirtërore), paraqitet si tablo me ngjyrat më të ndezura të jetës, dhe përbrenda këtij konfiguracioni, por dhe në përvijim të shtjellimit ide me vargjet që pasojnë, kuptimësia e ndjenjës prek me gjuhën e shenjtërimit frymë, tejçon pareshtur elokuencë, estetikë dhe përndritje, si formë përkryerje, por dhe egzaltim e pathosi të pafundëm  lirie.

Poezia e autores Roula Pollard duket sikur ka kapërcyer shtjellat mitike të asaj tradite të shkëlqyer mitologjie greke dhe ndërthuret me idetë dhe koneptet më të fundit të postmodernizmit, me zhvillimet e vetë letërsisë sot, art që e identifikon dhe njehëson një me mendimin bashkohor universal.

Autorja Roula Pollard ka lindur në Santorino, Greqi. Është autore e librave “Prania”, “Pikat e heshtjes”, “Lindja e kohës bukur” dhe ka në publikim librin “Kontinentet e Dashurisë”.                        

Është pjesmarrëse e shumë eventeve poetike evropiane dhe pjesmarrëse në shumë Antologji Ndërkombëtare. Poezia e saj është përfshirë në ” Enciklopedia, Cambridge Publikime, England (1990-1996″ .

Ka marrë pjesë në festivale të poezisë: Patra Poetry-Festival 1986, Bradford Festival-Poezi Europian 1989, Leeds Poetry Festival International 1990, Festivali poetik Manchester International 1990, Otley Literary Festival 1992 Wakefield Festival Qyteti grave 1994, Bretton Hall Poetry Festival 1995, Festivali Ndërkombëtar Dublin, 2001.

 Ka shkruar shumë artikuj në gjuhën greke dhe angleze për autorët (Sylvia Plath, Henry Moore, Nekeforos Vrettakos, Machi Mouzaki, Dimitris Layios e.a.) të cilat janë botuar në revistat letrare greke dhe angleze.

 Gjatë 30- viteve të fundit ajo ngre ndërgjegjësimin mbi “Çështjet mjedisore” në bashkëpunim me studentët, grupet mjedisore lokale dhe shoqatave. Artikujt e saj në këtë drejtim, por dhe format shprehëse poetike kanë tërhequr vëmendjen dhe janë publikuar në periodikë të ndryshëm brenda dhe jashte vendit.

 Aktualisht punon dhe jeton në Athinë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s