Cikël poetik nga Nehat JAHIU

nehat Jahiu 1

Cikël poetik nga Nehat  JAHIU

 

 

MË E MIRË NËNA SE E BIJA

 

Tërë natën për ty rrija vashë pa gjumë,

të kam dashur me shpirt shumë,

seç çmendesha për e te bukurit sy,

u  dashurove tek nëna jote me shume se tek ti.

 

Kur më binte në mend ajo kënga:

” Burek, burek,or Usta Murat,

ty të them , moj çikë nëna

yte i ka më të bukur vetullat e sytë.

 

Një burek kushton dyqind lira,

më e mirë e ëma se bija,

tani vashë kam filluar ty me të harru ,

tek nëna jote shumë jam dashuru.

 

Kur më kujtohet kënga ” O Usta Murat”.

Nënën tënde vashë dua ta kem më ngat,

treqind pare thonin bëjnë tre lira

më i mirë është shumë nëna se e bija…

 

 

A TË KUJTOHET DADUSHE?…

 

A të kujtohet ,moj Dadushe?

Vjeshta kur u bëre nuse,

veshur me dimia të bardha

e ëmbël si bakëllava me arra …

 

Mos vallë ndoshta na ke harruar

Lushi kur të kishte përqafuar,

nuk harrohet Dadush ajo vjeshtë

kur Lushin e thithëje si bletë …

 

A të kujtohet ajo vjeshtë me shi

kur Lushi ta hante syrin e zi,

kur ti thoje të duhemi edhe pak,

se je i lezetshëm si kajmak …

 

A të kujtohet, moj Dadushe?

Kur buzët i kishe ngjy me të kuqe,

A të kujtohet ajo vjeshtë?

Kur edhe Lalushi të thithte si bletë…

 

E mban mend ti , moj atë natë me shi?

Kur i thoje Lushit dua të vdes mbi ty,

eh, Dadushe si s,të kujtohet ajo vjeshtë

kur Lalushi të thoshte të ha si pjeshkë..

 

A po të kujtohet tani , moj Dadushe,

kur ti atëherë na u bëre, moj nuse,

e di se nuk e harron kurr atë vjeshtë

, kur ia thithëje Lushit buzët si bletë…

 

 

VAJ VATANI E MJERË MILETI

 

Ku je nis djalë, ku ju tuj shku?

Ia ke nis shumë me u lazdru,

herë në livadhe e herë në lëndinë

me çikat je tue u shtri.

 

Shpesh dashnia po të ze në vneshta

duke i përkëdhel çikat e shkreta,

në prehër të çikave po të vjen gjumi

herë te kroni e herë te lumi.

 

Eh, mor djalë ti djalë katundi,

lum nëna që ty të përkundi,

herë nën dardhë e herë nën pjeshkë,

çikave dashnin po ua ndez me eshkë.

 

Pasha besën çikë nuk jam lazdrue!

Veç me ty po dua me ndejt nën ftue,

pasha sytë e nanës tande!

Dashnin me ty do e ndezi me dy krande.

 

 

KUSH E NISI LUFTËN MBRËMË I PARI ?…

 

Kush e nisi luftën mbrëmë te Koria Plakë!

kur tërë mali po digjej tym e flakë,

më thuaj të lutem, moj mike Dadush,

Kush e nisi betejën aty te vreshtat me rrush?

 

Për besë mbrëmë luftën i pari e ka nis Lushi

i pari për qafe mua mbrëmë më kapi,

ai më puthi në faqe e buzë te hardhija e rrushit

e unë pastaj u kalla sikur gaca e prushit.

 

Pse more Lush ti na e nise luftën më i pari?

Aty te Koria e Plakë, aty tek livadhi,

më thuaj kush ia futi dashurisë i pari flakën

që të rrokulliseni në lëndinë tërë natën?

 

Unë besa mbrëmë kam qenë shumë i qetë

tërë natën Dadushi nuk më ka lënë me fjetë,

dashurinë ma ndizte flakë me një copë eshkë

deri në mëngjes në prehër më ka rreshkë.

 

Tym e flakë u atje dogj te Koria e Plakë mali

nuk pranonin pranonin kush e nisi luftën i pari.

 

 

TE LUGU I DHIVE…

 

E mban mend, more dajalë i ri?

Kur të fuste ty Dada në gji,

Atje ne lëndinë te Lugu i Dhive

në prehër të saj kur të shtrinte.

 

Me ujë kroi ajo ti lante sytë

Së bashku hanit pogaçen e ngrytë,

në prehër Dada të përkundëte

ëmbël gushën ty seç ta puthte.

 

E mban mend, mor djalë beqar?

Për ty Dadën malli sa e kish marr,

të priste aty te Livadhi i Dalipit

për ta shuar etjen e shpirtit.

 

Ti falte Dada dy kokrra qershi

që i kishte ruajtur vetëm për ty,

mu aty nën hije të asaj thënës

ta nxirrte Dada tamlin e nënës.

 

A të kujtohet sot Lugu i Dhive?

Kur ti puthte bebëzat e syve,

kur të fuste ty, or djalë në gji

në mes të lëndinës Dada Hajri.

 

 

DO JU MBESIN BREKTË…

 

Mirëmëngjesi për ty Hardhuc e ti Lalush,

që përpak nuk ngordhët si qeni në rrush,

aty ku ishin mbledhur kuajt pa tredhë,

aty ku i silleshit rrotull të shkretës pelë.

 

Aty ku silleshit tërë natën rreth mullarit

ku prisnit se mos po i binin në tokë dashit,

eh, more Lalush e ti more Hardhuc aga,

të egra ju dolën të shkretat ato dardha.

 

Rreth e rrotull ju sollët mbrëmë livadhit

ti kapni në dorë kur ti bien në tokë dashit,

në sy nuk futët gjumë, o të shkretë aspak

mëngjezi në mes të livadhit ju gjet cullak.

 

Eh, more Hardhuc e ti more peziveng Lush,

sa keq është me ngordhë si qeni në rrush,

mos ju sjellni kot e kot mullarit,

se do ju mbesin brektë në derë të pazarit.

 

 

TYM E FLAKË…

 

Seç është pjekë në vreshta rrushi,

në mbrëmje dalin Dadushi e Lalushi,

për njëri tjetrin sa i ka marr malli,

dashurisë ia nisin dikur pasi iftari.

 

Tym e flakë e çojnë  atja në vreshta,

duke ngrërë rrush e pjeshka,

rrotullohen nëpër lëndinë,

aty nën  hije pranë lisit të Dajës Dinë.

 

Seç i ka kapluar kjo ëmbla dashuri,

njëri tjetrit i puthin në ballë e sy,

Lalushi i thot të kam llokum me arra,

je më e ëmbël Dadush se bakëllava.

 

 

Eh, more Lalush me ata dy sy si rrush,

të ha si llokum ty unë Dada Dadush,

do ta kalli sonte malin e fushën,

do ti ha sonte Lalush sytë dhe gushën.

 

Kështu Dadushi dhe Lalushi mbrëmë,

njëri tjetrin donin për ta ngrërë,

dashurinë e kallën si fitil llampe,

deri në syfyrë aty deri pas mesnate.

 

Seç e kallën dashurinë dytë me eshkë,

mua aty mbi katund në vreshtë,

kur nuk do e harrojnë këtë natë

kur na u kallën  tërë malin tym e flakë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s