Poezi nga Nebi Bunjaku
RRUGËS PA KTHIM
(Ali Podrimjes)
“Të jesh shqiptar
E vdekja të mos gjejë
Edhe në skaj të botës
E pamundshme është”.
Ali Podrimja
N’Universin letrar perëndoi Ylli
Një javë ditë lotoi dhe Dielli
Fjala mbajti shtatë ditë zi
Vetëm për Ty Poet Ali
Dhimbja për Lumin doli nga shtrati
U trondit Gjakova, Kosova, Çabrati…
Ura e Shejt u përkul për Ty
S’rrodhi ujë por Lot, Poet Ali
Simostra e Mostarit s’t’harron dot
“Dallëndyshen tënde” ktheu në lot
Nata e huaj për Ty – sirenë
Misteri i vdekjes mori dhenë
As natës sonë s’i zihet besë
Është stërkequr, të pret në besë
Herët u nise rrugës pa kthim
T’u prehtë shpirti në amshim!




























Leave a Reply