Poezi nga Xhemile Adili

xhemile adili - 1

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

PRORE NJË GUGUÇE FATIN TIM NDJELL

 

Qepallat rënduar kam kësaj nate
Shikimin ka qielli mbaj
Mes yjesh hedhur kërkoj yllin tim
Mendimet tretur janë shumë larg, atje tej,
Tej horizontit, tej majash të thepisura,
me rrugë e rrugë tutje, me milje, jard larg.
Oqeanit të syve, sa e vuajtur përmbytem!
Nëpër dritë argjendi të hënës, qëndis besimin tim
E të kërkoj, Hënëz sytë nga unë pse s’kthen?
Humbas kujtimesh tërë dallgë, malli si më tret!
Herë ndjehem shungullim, herë ndjehem shtrëngatë.
Herë, përrua i gërryer, nga përmbytjet në ujë, në erë.
Jam botë e paparë mallit, jam shtërgu në qiej.
Ky lejleku im kapton kaq rrugë, kurthe e dallgë,
Vjen një guguçe prore pezulit të dritares
e më jep krah shprese gjithë flake të paqmë,
“Kundërmim i lehtë i fushës me lule, edhe për ty,
Si për çdokend, në një çast të bekuar do të gdhijë”!

Shëtitur damarëve të gjakut të mallit, o sa po dhemb!
Shpirtit djegur, prushuar, për një çikje duarsh,
Ku dhe vargu lëngon nga ajo që sheh dhe kërkon,
Le t’më marrin për të çmendur, dua të ik prej ishullit
E të dehem ndjesisë njerëzore, t’i ik trishtimit!
Nuk do të thotë që rrëkëllej gotë pas gote,
Në mos jam pianece, mos jam e mbytur një deti,
Si e para dhe e fundit nostrome…
Me vret shtrydhja, mbyllja e syve, shkelja e fletëve,
Fjalët e tyre tërë helm, grijnë, përlyejnë, vrasin keq
Kënaqen kur të shohin mbeshtjellur me dhimbje.
Buzëqeshjen më ngrijnë në buzë
Me më të tmerrshmet avlëmende
E sytë e tyre gjithnjë të kthyer në këneta,
Por, sa punë bënë, po qëndrove duarkryq, po prite
E nuk kuptojnë, më në fund, se brenda teje
Ke sa mallë profetizimi të biografisë së njerëzimit
E gjithë rrezet e botës ti mbanë për fatin tënd,
si gjëmon zëri qiellor tërë hakërrima,
e shoh, ndjej, si vjen dhe me zërin e një guguçeje
prore në pezul të dritares e më jep sa dritëz,
“Kundërmim i lehtë i fushës me lule, edhe për ty,
Si për çdokend, në një çast të bekuar do të gdhijë”!

 

 

 

BALADË, MË PËRPRISH!

 

Kur ti nuk je
Asnjë pranverë me s’do të jetë me mua
Ti s’je nata, as terri, as tmerri, as e kota fjalë
Je rreze që më nxjerr në breg, veç dritë je diell,
Koha larg teje është kohë pa kokë, kohë e mjerë,
Zgjat thonjt e të shqyen si shtrigat kur zënë pritë
Ku digjet nga dhimbja shkrumbohet shpirti i vetmisë
Dhe unë plas, copëtohem, robtohem në mijëra copë
Ashtu si qelqet kur bien copëtohen ngado në jetë,
Më jep dorën, nga stapi pellgut të zi më nxirr, më merr!

Kur ti sje me mua, dita me e bukur i ngjanë varrit
Për një puthje lëngoj si dielli pas resh diteve të dimrit
Ashtu si qe mungesa jote çasteve që ikën
Lëvron damarët e mi me dhimbje që më grijnë,
Fytyra jote më buzëqesh dhe mortin kthen mbrapa,
Pa ty? Por – si bëhet pa diell? Si bëhet kopshti pa buqmet blertë?
Si bëhet mali pa drurët me vlerë? Liqeni pa peshqit, barkat?
Si bëhet syri pa sy? Dora pa dorë? Shpirti pa shpirt?
Më jep fjalën ta dëgjoj, krahun ta mbështes!
Më jep ngjyrën e blertë të besimit në jetë, me jep!

Mjellmë e rrallë e vullnetit për të pare, të tillë të pashë,
Tamam shqitëz të bardhë ty të kam. Valë reje të bardhë.
Ku kthehet në nje natë me shkelqim yjesh me ëndrra
Të mos rri më mbërthyer ankthit. Jo dhimbjes brenda shtratit!
E në çdo faqe muri të mos më shfaqen fantazma të kotit,
Kur prore më shqyen e thonjt e mungesës tënde nuk i dua!
Mundohen të stisin një stine të egër, si shpirt i akullit,
Jo! Nuk ka një stinë të tillë, do zhduket, do shpëtoj, e di!
Do notoj patjetër në një moment dhe unë këngës me diell.
Të hedh lopatat e barkës mbi ujë, të ik përjetë larg, larg,
Të mos shoh flamujt e zinj valëvitur, se pronë më mbajnë,
Ku agimi trishtimit më gjen zgjuar, këtu fund dua, dua!
Jo shkrumbit tim të notoj e mynxyrtë për sa tmerr,
por të shkrifem dua, të shkrepem… më merr, më merr!
Baladë, nga ti dua rrezen, më përprish, atje tej më hedh!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s