Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

iliriana sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

 

Efekti i ngjyrave tek vera…

 

Kur pi verë të bardhë…

 

Eh, verë transparente

Se ç’më bën për vete…

Pastaj si e marrë

qesh e qesh përlotur…

 

Eh, verë transparente –

Sarkazëm e lodhur…

 

***

 

Kur pi verë të kuqe…

 

Verë, e kuqja verë,

Ti, ç’ma ndez gjakun…

Dhe m bën të qaj,

 

 

 

Në shpirt ma fut lakun…

 

Verë , e kuqja verë –

Gjak i Jezu Krisht-it-,

Mbërthen dashurinë,

i jep flatra krimit…

 

Të pij ty dhe dehem…

Nuk qesh, ngashërej.

Qaj për çfar nuk bëra…

Qaj  për çka do të bëj…

 

 

 

Një ditë botës …

 

Një ditë botës

Mendja do t’i vijë…

dhe do të qeshë duke qarë…

 

Sërish do të çmendet duke thirrur:

“Me dorën time qenkam vrarë!…”

 

 

 

Mërgimi…

 

Mërgimi ka vetëm një emër-

-të le pa emër!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s