Kalvar përfytyrimi ( pjesa e V – VI ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

thomas-kinkade-abstraction-719185

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

(pjesa e V )

 

Hyn si rreze në këtë errësim, sjell dëshira të panjohura dhe humbet ikjes tënde, pa e kthyer kokën pas. Ç’mbetet pas meje lëngon e pikon dhimbje, e njëjta rrugë e pashkelur hapet mes nesh, si regëtimë e ëndrrave  plot shfaqje imagjinare. Aty shembet çdo urë që lidh  brigjet, humbur drejtimesh pa përcaktim, si zogjtë e mallit në pritje nga shtegëtimi. Rrahur krahët fluturimit të gjatë, pa lodhje ulen valëve të mia, duke heshtur përshkojnë largësitë. Pasqyrim vetmie si ardhje vjeshte, gjithçka rrënohet dhe humb lulëzimin, mbetet pas gjelbërimi i dikurshëm. Më bëhesh si shpirt që endesh kudo, pa mundur dot të të dalloj, me mijëra sy hapsirës më shikon. Je shkrirë një me diellin shkëlqimtar, që vjen e ulet perëndimit, dhe mbledh rrezet e fundit maja malesh. Sipërfaqen e detit ke shtratin tënd, ku përgjumesh duke çliruar ngrohtësi e duke trazuar valët shkumëzim.

 

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

(pjesa e VI )

 

Nata e gjatë ëndrrat i struk, trembjes së madhe i afrohet, makthi vjen duke u shtuar. Zgjimi yt njëkohësia ime, hapur e shtrirë si lulëzim, por çuditërisht plot vegime. Duart e shtrira të lutjes tënde, përgjërimin ndjell përshpirtjes, si fllad hapesh me zërin e qetë. Fshihesh vetvetes pa drejtime, pa dalje, mbetur kufijve të durimit tënd që vetëm hesht. Mërzitje pa fjalë. Vendos të largohesh pa folur asnjë fjalë, shumë kufij vendosen mes nesh, të pakapërcyeshme, si deti me dallgë. Më kërkon të rigjej vetveten, duke shmangur çdo mangësi e të hedh tutje këtë lëmsh që më mban mbërthyer. Bëhesh pragu ku mund të hyj, veshur me velin e misterit, qenie e padukshme. Të flas e qetë dhe ti më dëgjon, pranë e pranë përhapen aromat e jetës dhe  çdo kuptim i fshehur më çon tek ti. Sado të mundohem ta fshij kujtimin, zhytur si ajsbeg i madh, përsëri nuk mundem të mohoj përmasat e të tejkaloj vetveten.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s