Poezi nga Fejzi Murati

Fejzi murati - 1

Poezi nga Fejzi Murati

 

 

EKSTREMITET

 

Dikur,
ishim hije të njëri-tjetrit
çdo hap,
çdo fjalë,
çdo mendim,
e kishim të përbashkët.
Dikur,
edhe shtratin,
edhe gjumin,
edhe jetën,
e ndanim bashkë.
Dikur ishim aq mirë …
me zemrat plotë!

Sot,
as hapin,
as fjalën,
as mendimin,
as shtratin,
as gjumin,
as jetën,
as ajrin
s’i ndajmë dot!
Sot,
jemi krejtësisht të ndarë,
në dy botë!

 

 

 

NËN RREBESH…

 

Re të grisura si xhinse gjimnazistesh
varen poshtë Dajtit,
mbi pallate,
hedhin shkrepëtima,
derdhin lotë
si vajtojca që vajtojnë fate…

Vajtojne fatin tonë të mbyllur,
në burgje ndjenjash,
ligësitë le të djegin në mes nesh,
ligësitë dhe dhimbjet
që na mbytën,
këto vargane të pafundta resh.

Le të bjerë rrebeshi mbi rrebesh!

 

 

 

GJYSMA IME, KOSOVË

 

Të gjithë e mbëjmë mend,
të gjithë,
si erdhi ai vit me lot,
ai vit pa këngë
ai vit pa dritë.

Ulën kokën bredhat në të dy anët e trojeve,
nga lotët e nënave,
kafshata u helmua,
gëzimi i përndjekur nga plumbat
si ëndërr e vjetër u harrua.

Të gjithë e mbajmë mend
se si u vranë jetët,
edhe dielli qau për lirinë e grabitur,
u mpakën si fëmijë
pleqtë njëqindvjeçarë,
para kohe u plakën fëmijët e parritur.

Këngët u bënë lotë,dhe lotët u bënë plagë,
plagët u bënë gjak,
dhe gjaku u bë dritë,
hapën zemrat dyert e dashurisë
erdhi liria, Diell për të gjithë.

Gjysma ime ,Kosovë,
e di,
një shekull u desh që të jemi prapë bashkë!
Një gjak e një gjuhë mbi truallin tonë të lashtë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s