Prozë poetike nga Majlinda Mema
Kalvar përfytyrimi
( pjesa e III )
Koha ikën monotonisë së saj, ndërsa unë pëpriqem të vras mërzitjen dhe pandryshueshmërinë, rreth e përqark. Le të digjem si rreze e përshkënditur, le të bëhem hi këtij lumi vazhdimësie, ku gjithçka rrjedh trazim. Ndoshta mundohesh të formosh mes nesh një ylber, ku çdo nuancë drite të përbëjë kuptimësinë e vërtetë. Skaj më skaj qëndruar jemi në pritje të agimit, të vetmes ndjesi që frymon, pas asaj nate të kaluar. Mos u trishto nga mosardhja ime, nëse do të mundja, do të zbrisja si ato shtojzovallet e do të ndrija gjithë vendin përreth. Rruga e gjatë për tek ti, mund të humbasë dhe fluturimit, mbetem vijës ndarëse në këtë vetmi. Në brigjet e tua ulen pulëbardhat, klithjet e tyre nuk i dëgjon, imazhin e tyre nuk e shikon. Lirinë e cunguar e mban brenda vetes, nuk di në cilën portë trokitje të çoi. Dita tashmë është shfaqur dhe po rikthen pamjet e magjisë jetë.
Kalvar pèrfytyrimi
( pjesa e IV )
Gjithkund ndjehesh si prani e madhe dhe era kur fryn më ngjan me ty, që luan me mua si engjëll i brishtë. Është një urë kalimi e padukshme mes nesh, që na fton e na ndërlidh hapësirës plotësuese. Rrugë e hapur më je o pafundësi, ku gjymtyrët i shtrin mbi mua ngadalë në orën e dëshirar plot ëmbëlsi. Zemrèn e kam hapur, çdo rrahje është e rregullt dhe ritmike, e cila përhap frymèn e zjarrtë kudo. Nuk mund të vish ashtu tjetërsuar, eklipsuar dritës tënde, por si gjithmonë i paqtë dhe i dlirtë. Pëballë meje ulesh si yll, shuar e vrarë galaktikës time, ringjitesh e strukesh në të njëjtin qiell. Ti sjell tek unë adhurimin e plotë, hapur mes vetes si blerimi im, dehur e përmbushur si frymë në pranverë. Mos më mungo ditë-netëve të mia, të jesh kudo ritmi im i përhershèm, melodia ku harmonia shtrin tingujt më të ëmbël të harpës.