
Poem by Jeljli Bechir The watch Since my childhood My watch on my hand I measured the speed of the turtle I checked the exam dates At night i put it aside To escape from the … Continue reading
Poem by Jeljli Bechir The watch Since my childhood My watch on my hand I measured the speed of the turtle I checked the exam dates At night i put it aside To escape from the … Continue reading
Tống Thu Ngân (Mimosa Tím) TTN 1531 CÁNH ĐỒNG CỪU Mênh mông… mênh mông những đàn cừu Dắt dìu nhau đi qua những cánh đồng bất tận Những thảm cỏ xanh non giữa bầu trời tự … Continue reading
Poezi nga Nora Halili RRETHIN QITË MA KANË M’ duhen krahë, me t’ rrokë dashtni. Me të nze n’ kët dimën t’ acart, pre mi kanë, se të jam besnike. Nuk mundesh me ndie nenin … Continue reading
Poem by Sunita Paul *** The moon, like you, is absent but Is shining as the light in my eyes As you have left tears which never dries Both absent with an intriguing presence Inexplicably connected, … Continue reading
Poem by Aendgzel Roze (Purple Roze) SUNSET OF MEMORIES When you lose someone so dear The cerulean sky seems so grey, Even the sun’s incessant rays Lose its bright, its incandescence. When you lose someone … Continue reading
Cikël poetik nga Nehat Jahiu DERISA TË JEM GJALLË Çfarë ka sot shpirti që më shpërthen si vullkan Asgjë nuk më pëlqen që unë këtu kam Dielli e hëna nuk më bëjnë dritë Nuk mund ta … Continue reading
Poem by Leyla Işık MY IZMIR Each passing day, love for Izmir grows in my heart This town happens to be an irreplaceable passion in me Every face, every scene is familiar to my eyes As … Continue reading
Emilie Flygare-Carlén, romancierja suedeze që theu tabutë e shekullit XIX Emilie Flygare-Carlén: “Gruaja pëlqen ta shohë burrin duke kryer veprime që dëshmojnë për praninë dhe forcën e shpirtit, jo sepse ajo, sipas shtojcës së vjetëruar do të përbënte gjysmën … Continue reading
Poem by Natalia Govsha EMERALD For you I wanted to become an emerald, dazzling, created from tears of laughing joy of paradise. And a kaleidoscope of titillating, soul-raising colors and sights will tease, seduce your mind … Continue reading
Kristo Çipa, “Mjeshtër i Madh”
KUR FLASIM PËR “BEJKËN E BARDHË”…
…më shumë se një kujtesë…
Nëse hallet s’na janë ndarë ne mijëravjeçarët e egzistencës sonë, po ashtu edhe vegimet hyjnore shpirtërore na kanë lehtësuar peshën e këtyre halleve. Nga tragjizmi epik kanë buruar perla fluturuese të mbështjella si engjëjt parajsor me mjegulla mistike, që kanë ngrohur shpirtin njerëzor nëpër acarët e shekujve
Një ndër këto perla është dhe kënga “Bejkë e bardhë” e Grupit të Pilurit e promovuar për herë të parë në tetor 1973 në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Edhe pse kanë kaluar 47 vjet, ngjan sikur është kënduar dje dhe njëkohësisht ka qënë e përjetshme. Ngjan sikur është kënduar dje pse ajo është kaq e freskët sa edhe ne që jemi ritur me të dhe e kemi kënduar me mijëra herë, kur e këndojme rishtaz na jep emocionin fillestar impresionues. Po vallë pse ndodh kjo? Kësaj pyetjeje do të mundohemi ti japim përgjigje sa më bindëse me ato argumenta që i mbart me vete kjo këngë e re përjetësisht.
Së pari-“Bejka e bardhë” është kënga më tipoligjike e gjihë iso-polifonisë shqiptare. Ajo në vetvete përmban gjithë elementët bazë, por në përkryerjen e tyre, që i duhen për të qënë e tillë. Është kënga që në kompozicionin e saj, ka brenda iso-polifoninë më harmonike të shoqëruar me instrumentat tradicionalë baritor, të kombinuar në përputhshmërinë më absolute. Ka “dialogun” këndues më orgjinal midis një femre dhe një mashkulli, përfaqsues për realitetin blegtoral më unikal në mijëravjeçarët, present në të gjithë Shqipërine blegtorale nga veriu në jug.
Së dyti-Personifikimin më të përsosur të një realiteti liriko-erotik që është fare “bio”, i pastër dhe i bardhë si vetë Bejka, ilaç shërues për gjithë barinjtë, e pacipull dhe në të kundërt, mjaft e hapur dhe krenare për atë që ndodh dhe përfaqson, e dlirë, ëndëruese, praktike dhe njëkohësisht diçka midis realitetit dhe ireales, mjegullës, kundërshtuese aq sa dhe pohuese dhe me një “vizë hyrëse” nga stani i çobanit deri në Capitol Hill.
Së treti-Lefter Çipa ashtu si konstruktori i Benz Mercedes, atë natë që e ka kompozuar në fantazinë e tij “Bejkën e bardhë”, nuk ka qënë i pranishëm në realitetin tokësor, por diku midis ëndërimit dhe engjëjve. Kjo këngë ka tekstin më të thjeshtë nga mijëra këngë e vjersha që ka bërë ai.
Vete epiteti për “Bejkën e bardhë” nuk u shpik nga ai, por u muarr nga realiteti i përditshëm. Këngë që kanë simbolikë Bejkën ka disa në pasurinë e artit gojor shqiptar, ( Doli bejka nga katundi, Bejkë e bardhë e Konispolit etj), por kaq e tipizuar dhe e simbolizuar midis çobanit dhe Bejkës nuk ka qënë dhe vështirë se do të jetë ndonjëherë.. Figura letrare kaq populiste, e thjeshtë në dukje, por e përkryer deri në mrekulli te dyvargëshi:
….Bejkë e bardhë e borë e malit
Ti je ilaç i çobanit…
as ka dhe as do arihet në vjershërimin popullor. Madhështia shpesh fle tek thjeshtësia. Kur kjo thjeshtësi përkryet në natyrshmërin e vet, shkojmë tek idealja.
Së katërti-Bashkimi i shumë faktorëve dhe elementeve, janë fati i lumtur i produktit që do të realizohej. Lefter Çipa ishte në ngjitjen fluturuese të krijimtarisë poetike. Vasillo Lapa në kohën që e këndoi këtë këngë kishte paraqitjen vizuale më të përputhshme me “Bejkën e bardhë” dhe zërin rinor më të kristaltë të saj, që ishte në sintoni të plotë me culën dyjare. Të dy tingujt që lëshonin “Bejka e bardhë” dhe cula dyjare ishin një timbër, tonalitet, freski, vibracion. Të njëjtin tipar kishte edhe Margarit Kongjini që i binte dyjares. Ishte i ri, i vrullshëm, i paraqitshëm dhe vituoz në zë dhe interpretim. Partneri i Vasillo Lapës në këtë këngë ishte Vangjel Gjicali, sinonim i plotë dhe i saktë i djalit të vrullshëm pilurjot, me shpirt baritor, shpërthyes në këngë dhe gjeste, në sintoni të plotë me fyellin mbushës, që i binte Arqile Lapa. Fyelltari dirigjues i orkestrinës së vogël në numër por madhështore deri në përkryerje si orkestra e Vjenës, ishte Milto Gjiçali, i cili dukej në atë kohë sikur nuk kishte lindur nga barku i nënës, por nga mitra e avazeve të mitologjisë fyelltare.
Së pesti-Është kënga ku marrësat, kthyesi, hedhësi dhe gjithë iso-ja e kanë shumë të thjeshtë për të kënduar dhe intonuar në këtë këngë që i dha flakë evolucionit të këngës pilurjote dhe gjithë iso-polifonisë shqiptare. Kjo këngë madhështore është kaq e thjeshtë, sa mund të këndohet lirshëm edhe në Prishtinë apo Shkoder. Është kënduar nga turbo folku e turbo roku dhe, me të gjitha deformimet që pëson (ca të detyrueshme e ca të imponuara) ajo prapë është vezulluese.
Së gjashti-Harmonizmi i një grupi me gra dhe burra ishte një ndër risitë e vështira që u bë nga grupi i Pilurit. Të harmonizosh këta zëra në tonalitet të lartë, dukej një “mison i pamundur” që u realizua fal këmbnguljes titanike të të gjithë faktorit pilurjot. Të mos harojmë se ky ishte dhe një tipar civilizues në realitetin patriarkal që mbizotëronte në atë periudhë. Në atë kohë kishim grupin karakteristik potent të Himarës që përbëhej nga burrat, Grupin e Tërbacit po me burra, Grupin e Smokthinës, Dukatit etj që ishin vetëm me përbërje burrash.
Kjo këngë magjike ka një gjenezë mjaftë imteresante. Në vitin 1972, grupi i Pilurit interpretoi këngën “Lule verdhë e bar i njomë”. Në ndyshim nga “Bejka e bardhë” ajo kishte dy tonalitete. Me të ulët, kur ja merte Vangjel Gjiçali dhe ja kthente Sofo Gërdhuqi e më të lartë kur ja merte Vasillo Lapa dhe ja kthente Qirjako Bala. Hedhëse ishte Leni Mërkuri. Ky ndryshim tonalitetesh në të kënduar krijonte një diskordancë në harmoni. Po ashtu edhe instrumentat “çalonin” dhe nuk ishin të unifikuar. Megjithatë ajo u pëlqye shumë se ishte një risi interesante. Një vit më von u unifikua kënga dhe instrumentat tek “Bejka e bardhë”, e cila u përzgjodh në grupin konkurues të rrethit të Vlorës për në Festivalin e Gjirokastrës. Marrësa kënge ishin Vasillo Lapa (Koka) dhe Vangjel Gjiçali, kthyes ishte Qirjako Bala dhe hedhëse Athina Bala (Muco). Në fyell, solist Milto Gjiçali, në dyjare Margarit Kongjini, në fyellin shoqërues Arqile Lapa. Në iso ishin Andon Kreku, Stavro Mërkuri, Katina Muço, Pavllo Bala, Sofo Gërdhuqi dhe Lefter Çipa. Gjatë gjithë kohës që këndohej kënga, në iso futej dhe orkestrina.
Grupi ishte me veshjen tradicionale, burrat me fustanellë të bardhë, tirqe të bardha shajaku, këpucë të zeza me lëkure dhe xhufka kuq e zi, brez i bardhë me kollare kuq e zi, këmishe të bardhë me motive dhe mëngore shqiponja, xhamadan i zi me motive me ngjyrë ari dhe feste të zezë. Gratë me fustan me pala me ngjura të ndryshme, çorape leshi me motive, këpucë të kuqe me lëkurë, të sheshta, xhufka kuq e zi, futë mbi fustan, me motive të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme, brezi kuq e zi, këmishë të bardhë me motive të holla, jelek me ngjyrë dhe motive të holla dhe shami koke të bardhë, të lidhur vajzërisht. Vangjel Gjiçali kishte mbi kostum, hedhur sharkun e zi. Instrumentat ishin dy fyej të verdhë me dimension karakteristik me shtatë vrima ballore dhe një nga ana e mbrapme. Dyarja ishte punim me dru tipik nga duart e fisit Kongjini.
Sa filloi fyelli dhe dyarja, nisi dhe duartrokitja. E gjthë kënga dhe interpretimi ishin perfekte. Në fund të këngës, kur orkestrina bën motivin përmbylles, Vangjel Gjiçali e morri “Bejkën e bardhë” dhe futi brenda sharkut, duke ikur nga skena. Ky ishte kulmi i majës. Brenda pak orësh nëpër sokakët e Gjirokastrës dhe më pas në çdo rrugicë, rrugë, bulevard, shesh, skenë, shtëpi, dasëm, koncert, aksion e kudo nëpër Shqipëri këndohej “Bejka e bardhë”.
Mrekullitë sjellin dhe intrigë e xhelozi. Sipas portokollit të asaj kohe, pas përfundimit të Festivalit të Gjiroastrës, këngët, vallet, ritet, ninullat, orkestrinat etj. më të mira përzgjdheshin dhe shkonin në Tiranë në Koncertin e dt 16 Tetor. “Bejka e bardhë” patjetër që u përzgjodh, por këtu filloi edhe “makinacioni i bërrylave” për t’ja zbehur madhështinë. Risia e shoqërimit të këngës iso-polifonike me instrumentat baritore u quajt nga disa pseudo specialist si një” huazim helen” me argumentin se nuk është traditë e jona (Haruan ata se qysh në legjendë Tana shoqërohej nga fyelli). Absurdi shkoi deri aty, sa ata “specialist” e “paraalajmërojnë” grupin e Pilurit se kënga do të këndohej pa fyej.
Duke njohur edhe temperamentin e pilurjoteve, ata lajmëruan sigurimin që rinte në prapaskenë që grupi i Pilurit të mos kishte instrumentat me vete (fyej dhe dyare).
Ishte moment tejet i vështirë ku “pazari” luhej me kokë, siç thonë vargjet e një këngë.. Lefteri mblodhi grupin dhe të gjthë njëzëri vendosën që fyejt dhe dyjaren t’i fusnin brenda mëngoreve dhe kur të dilnin në skenë, te mikrofonat, të nxirrnin instrumentat dhe të fillonte melodia, duke bërë kështu dhe një befasi të çastit. Ashtu siç u tha edhe u bë. Sigurimi që ishte në prapaskenë e hëngri “sapunin për djathë”.
Kur erdhi radha e grupit të Pilurit dhe dolën në skenë, ndodhi befasia. Nxjerja nga mëngoret e fyejve dhe dyjares u quajt “surprizë” dhe spektatorët që ishin në sallë, këtë veprim e shoqëruan me duartrokitje. E gjithë kënga ishte një mrekulli. Që nga ai moment e deri sot, në këta 47 vjet, kjo këngë mund të jetë kënduar miliona e miliona herë.
Interpretuesja e saj Vasillo Koka pa asnjë akt administrativ, u regjistrua në memorion dhe foljen e përditëshme të njerëzve me emrin e ri “Bejka e bardhë”. Dhjetra këngëtarë e kanë rikënduar këtë këngë disa herë, Asambli i Shtetit po ashtu, disa locale ( njëri në Pilur dhe disa nëpër qytete të ndryshme të vendit) janë vetëquajtur “Bejka e bardhë” , grupi i tanishëm i Pilurit dhe Festvali i përvitshëm që organizohet me iso-polifoninë në Pilur quhet ”Netët e Bejkës së bardhë”
Duke patur këtë nivel të lartë artistik, vlera shpirtërore, etnomuzikore, popullaritet të jashtëzakonshem, tipizim orgjinal të iso-polifonisë dhe instumentave tradicionale baritore, audiencë dhe përfaqsim të lartë, jetëgjatësi si asnjë këngë tjetër, duke parë që është stamposur në memorien e kombit shqiptar, do ti propozoja Akademisë së Shkencave, Ministrisë së Kultures, QVKF, që këtë këngë t’ja sugjeronin me dosje të plotë UNESKO-s që të shpallet monument i trashëgimisë shpirtëror të njerëzimit. Gjithashtu t’i propozohet Institucionit të Presidentit vlerësimi jo vetëm i interpretuesve (që e meritojnë plotësishr) por të gjithë atyre këngëtarëve që i dhanë frymë kësaj kryevepre, që shekujt do ta kenë në memorje dhe brezat në zemrat dhe mendjet e tyre.
Pilur, më 20.12.2020
Joanna Kalinowska (Poland) Joanna Kalinowska, says about herself, that she was born under a wandering star. She, as a child (a daughter of an officer), often moved from one place to another. These constant changes taught her the … Continue reading
Poezi nga Vera Istrefaj Fole shpirti Fijet e shpirtit vargëzuar i mblodha në dorë një buqetë, në vazo ashtu gumëzhuar zhurmonin plot dhimbje e jetë Si ta ndaj dhimbjen nga dridhmat e shpirtit të shkretë … Continue reading
Enxhi Drapi (Albania) Enxhi Drapi, born and raised in Tirana, Albania, on August 26, 1999. Since childhood passionate about poetry and acting. Student at the Faculty of Law, University of Tirana. Author of the novel “Diku ku dielli … Continue reading
Halmosi Sándor (Hungary) Halmosi Sandor (1971), Hungarian poet, literary translator and publisher. Besides all his literary activities he gives presentations on tradition, poetry, the prehistory of the language, symbols, and on how to solve the spriritual crisis both … Continue reading
Alicia Minjarez Ramírez (Mexico) She is an internationally renowned Mexican poetess and translator who has won numerous awards including: Honorary Doctorate granted by IFCH Morocco and a thousand minds for Mexico Association 2020. The World Cultural Excellence Award … Continue reading
Michela Zanarella (Italy) Michela Zanarella was born in Cittadella (PD) in 1980. Since 2007 she lives and works in Rome. She published the following collections of poetry: Credo (2006), Risvegli (2008), Vita, infinito, paradisi (2009), Sensualità (2011), Meditazioni … Continue reading
Poem by Eden S. Trinidad CHRISTMAS The happiest season is here again, shielded faces can’t stop us from recapturing, that brightest star that led to the three wise men, to find the Christ that was born … Continue reading