Poezi nga Nora Halili
RRETHIN QITË MA KANË
M’ duhen krahë,
me t’ rrokë dashtni.
Me të nze n’ kët dimën t’ acart,
pre mi kanë, se të jam besnike.
Nuk mundesh me ndie nenin n’fyt,
as thiken n’ palcë, jo e jo.
Dhimtat mbledh ti kam,
n’ zemër teme…
M’ kanë shteru forcat,
shpirti m’ asht ligë.
Rrethin qitë ma kanë,
shumkush qi asht askush…
M’duhen krahë,
me t’ rrokë dashtni.
qafën n’ krahnorin tand me shtrë,
sakrifica jote Unë!
KUR KËRKON DEKIKUN ” ORMADH “
Nuk di ku Zotit i hyna n’ hak,
që n’ ket ” ferr “, shpirtin t’ sprovoj.
As gjallë, as dekë s’ paskam vend,
ku rrajtë kam, ku jetoj…
Nuk di sa frymë m’ ka met,
cili asht dekiku ” ormadh”
Veç po shkoj n’ tjetrën jetë,
me zemer t’ plasun, me shpirt gand…
Kur kurrgja s’ po don me m’ lanë.
me gur n’ krah benë jau baj…
Cep em cep ka i thonë ” Ballkan “,
me gjak shqipesh asht i lamë…
Kur emni i t’ parve të përmëndet,
marren toka mos t’ mund ta majnë.
Ka me u shëm nan kamt tuja,
Zot as dreq s’ka me ju kajtë…
BOTA S’ BZAN
Zani ulëret n’fellsi t’ shpirtit,
nofullat nder veti shtërngohen
Bota indiferente s’ bzan.
Zani ulëret, derisa n’ agoni shkimet…..
për tu çue në një revulicion
të dytë, të tretë…..
Zani ulëret, Bota s’ bzan.