Старинная икона / Татьяна Теребинова

Татьяна Теребинова   Старинная икона Оригинал: Татьяна Теребинова Старинная икона “Млекопитательница” Мария грудью вскормит – Бога. Уж в небе золотится слом. Томится дух на дне острога И- дышит боли остриём. Сомкнулись ангельские крылья, Вдруг закипела тишина. Бальзам тумана – мнёт … Continue reading

Kalendari Poetik: Paul Verlaine (1844-1896) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Paul Verlaine

Kalendari Poetik: Paul Verlaine (1844-1896)

Sot, më 30 mars, është data e lindjes së Pol Mari Verlen, poet i njohur frëng i grupimit që u mbiquajt ‘poetët e mallkuar’. Wikipedia ka plot kërshëri për jetën e tij; kështu që po sjell për ju këtë poezi prej tij nga përmbledhja e tij poetike e vitit 1869, “Fêtes Galantes”:

NJËRËS (A une femme)

Për ty këto vargje, për tëndin hir
Për sytë q’ëmbëlsisht qeshin a qajnë,
Për të dlirin shpirt këta vargje janë
Që m’i nxjerr shpirt i vrarë me pahir.

Po! kam një të fshehtë makth që më ndjek
Nuk gjen shteg e gjithë mëri më turret,
Bëhet si kope ujqish që vërsulet
Kur ndjen se ka nuhatur gjak që rrjedh!

Sa shumë vuaj, veç shpirti ma di
Nuk besoj më tepër të ketë qarë
Kur u ndoq nga Eden i pari njeri

Trishtimet e tua tani më ngjajnë
Si dallëndyshet në qiell të kaltër
Në një pasdite shtatori të vakët.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj