Kalendari poetik: José Hierro (1922-2002) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

José Hierro

Kalendari poetik: José Hierro (1922-2002)

Më 3 prill 1922 u lind poeti i njohur spanjoll J. Hierro. Poet i vlerësuar me shumë çmime të rëndësishëm në Spanjë dhe në botën spanjishtfolëse, si p.sh., çmimi Kombtar i Poezisë, çmimin Principessa delle Asturie, çmimi Cervantes e plot të tjerë. Ja një poezi prej tij:

RRUGËT NUK ÇOJNË ASGJËKUND

Asgjëkund nuk të çojnë
rrugët; të gjitha
brenda nesh përfundojnë.
Flakërim i perëndimit
në një na shkrin.
Bukur të ecësh,
të ëndërrosh, të këndosh.
Bukur të jesh mbushur me dashuri
me një zemër pranë
(me dhëmbjen larg).
Mbrëmja xhvishet
dhe pasuritë e fshehura rrëfen.
Çdo trajtë na magjeps
me venën e saj të hareshme.
S’ka më gjë tani: e shkuara,
e ardhmja, hije, gëzime,
jashtë nesh mbeten.
Mbrëmja shkund pluhurat
e thesarit të saj të fshehtë.
Gjethet e hardhisë në flakë
shpojnë sytë tanë.
Jona mbrëmja. Bota
për ne qe bërë.
Jemi qendra e saj e gjallë
dhe koha na vjen përqark.
Sillet e s’lëndon dot
me atë dhëmbje të largët
zemrën që kemi pranë.
Rrugët asgjëkund nuk çojnë;
të gjitha brenda nesh përfundojnë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s