Kalendari poetik: Titsian Tabidze (1895-1937) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Titsian Tabidze (1895-1937)

U lind më 2 prill 1895 poeti gjeorgjian, i njohur thjesht si Titsiani. U arsimua në Universitetin e Moskës, më pas u kthye në vendlindje si një nga themeluesit e simbolizmit gjeorgjian. Mik i ngushtë me poetin Boris Pasternak (që e quante Gjeorgjinë atdheun e tij të dytë). Me vendosjen e regjimit bolshevik atje në vitin 1921, u përpoq të përshtatej me kushtet e reja. Por Stalini donte poetë “shtojzovalle të partisë” që t’i thurrnin hymne dhe t’i lëpiheshin vetëm atij. Tabidze pati botuar disa shkrime kritike kundër formalizmit sovjetik në arte. E përjashtuan nga Lidhja e Shkrimtarëve gjeorgjianë dhe e arrestuan menjëherë. Nën tortura çnjerëzore, i pranoi të gjitha akuzat. I kërkuan emrat e bashkëpuntorëve; me sarkazëm, Tabidze dha emrin e poetit të gjeorgjian të shek. XVIII Besiki. Pas dy muajsh e zhdukën. S’ka varr poeti i madh antikomunist gjeorgjian. Ja një poezi prej tij që daton në vitin 1927, ku Poeti parandjen fundin që e priste:

UNË NUK SHKRUAJ POEZI
(Не я пишу стихи)

Nuk shkruaj vargje. Ata, shkruajnë histori,
Për mua, jetën time, gjer në të fundmin cak.
Ç’varg të shkruaj? Bie borë. Këtu po jap shpirt.
Dhe këta më varrosin të gjallë. Ja se ç’varg.

Nën shi petalesh, në muajin prill jam lindur.
Shi brenda shiut, çelnin mollët, zbardhte gjithçka.
Si lotët, petalet me shi i fshinte shiu,
Si lotët e mi, por tashmë larg janë, larg.

Firmoset vdekja ime. Por po të shikojë
Ndonjëri, gjurmët që duke ecur kam lënë,
Kur të mos jem, do të hidhet që të më mbrojë
Do të dalë ndonjë poet e ka për të thënë:

“Eh, do të thotë, fatkeq miku yn’ i rrallë.
Më i veçanti nga brigjet e lumit Orpir.
Por i shpëtoi vargjet, si bukën me dhjamë
Dhe unë i mora, t’i kem udhës si ushqim.

E torturuan para vdekjes pa mëshirë,
Por gjuhës gjeorgjiane ia mbrojti bukurinë,
Bëri çka mundi, për të dhe Gjeorgjinë,
Por nuk e lanë ta shijonte lumturinë.”

Nuk shkruaj vargje. Ata, shkruajnë histori,
Për mua, jetën time, gjer në të fundmin cak.
Ç’varg të shkruaj? Bie borë. Këtu po jap shpirt.
Dhe këta më varrosin të gjallë. Ja se ç’varg.

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj
(në rusisht përktheu Boris Pasternak)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s