Kalendari poetik: Maria Polidhùri (1902-1930) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Maria Polidhuri

Kalendari poetik: Maria Polidhùri (1902-1930)

U lind më 1 prill 1902 në Kalamata, poetja greke e shkollës së neoromantizmit Maria Polidhùri (Μαρία Πολυδούρη). Bashkëkohëse me poetin Kostas Kariotaqis, qe shumë e dashuruar pas tij, por jo Kosta pas asaj. Vdiq shumë e re, nga tuberkulozi, por poezitë më të bukura i shkroi vitet e fundit të jetës. Shumë prej tyre, i gjen në tekste këngësh. Ja një poezi prej saj:

SEPSE MË DASHUROVE
(Γιατί μ’ αγάπησες)

Nuk këndoj meqë re në dashuri
me mua vitet që shkuan.
Edhe gjatë verës, në zagushi
edhe në borë, edhe në shi,
s’po këndoj meqë u dashuruam.

Por vetëm sepse më mbajte ndër krahë
dhe më puthe në buzë atë natë
ja përse ndjehem çelur si zambak
dhe ky shpirti ende fërgëllon,
kur më duket sikur më përqafon.

Vetëm sepse më shikoje me ngulm,
qe shpirti yt që vështronte,
që shpirtin ma zbukuronte
gjithçka ty të dhuronte
vetëm sepse më shikoje me ngulm.

Sepse veç më vije re kur shkoja
dhe shihja ndër sytë e tu të kalonte
si ëndërr e brishtë hija ime
që lodronte, që lëngonte,
Sepse veç ti më vije re kur shkoja.

Sepse më fole ashtu, me drojtje
dhe unë të zgjata duart
të pashë të turbulluar
i shtrenjti im i paharruar,
sepse më fole ashtu, me drojtje.

Sepse, vetëm sepse, ty të pëlqente,
prandaj më qe e këndshme ecja
më dukej se të kisha pas kudo
dhe ndokur pranë do të të ndjeja
Sepse, vetëm sepse, ty të pëlqente.

Vetëm sepse më deshe ti jam lindur,
ndaj jeta s’m’u dha kot.
Mjerim jeta bosh, e palumtur,
por imja është plot.
Vetëm sepse më deshe ti jam lindur.

Veç për dashurinë tënde të veçantë
më zbret agimi nëpër duar.
Të të ndrit udhën çdo çast
Me yje m’i mbush sytë çdo natë,
Veç për dashurinë tënde të veçantë.

Vetëm se më deshe mrekullisht
u linda dhe jetova
ti mbret, në ëndrrat e tua mbretërova
dhe vdekja më vjen kaq ëmbëlsisht
vetëm se më deshe mrekullisht.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s