Kalendari poetik: Octavio Paz (1914-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Octavio Paz

Kalendari poetik: Octavio Paz (1914-1998)

Sot, më 31 mars është data e lindjes për Octavio Paz Lozano, poet, eseist dhe diplomat meksikan, i quajtur nga kritika si poeti më i rëndësishëm i gjuhës spanjolle i gjysmës së dytë të viteve ‘900. Jetoi shumë vite në Spanjë dhe gjatë luftës civile atje përkrahu republikanët, por më vonë u shkëput vendosmërisht nga idetë e majta. Në vitin 1945 hyri në shërbimin diplomatik meksikan, detyrë që e braktisi në vitin 1968 pasi gjatë protestave antiqeveritare në Tlatelolco (qyteti Meksiko) u vranë afro 300 protestues antiqeveritarë. Fitoi shumë çmime për poezitë e tij; në vitin 1990 edhe çmimin Nobel. Ja përzgjedhja ime në përkujtim të njeriut dhe Poetit të madh meksikan:

JO MË SI TË TJERËT

Një fytyrë e bukur
Si luledelja në diell petalet hap
Kështu dhe ti çfaqesh
Sapo unë i kthej revistës faqen.

Buzëqeshje magjepsëse
Çdo mashkull do binte nën këtë magji,
Oh, bukuri revistash.

Sa poezi janë shkruar për ty?
Sa Dante për ty kanë shkruar, o Beatriçe?
Shumë fantazi janë nxitur
Me bukurinë tënde të sajuar.

Por sot s’do të bëj si të tjerët
Për ty poezi nuk do të shkruaj.
Jo më si të tjerët.

Këtë poezi ia kushtoj atyre femrave
Që bukurinë e kanë në joshjen e tyre,
Në mençurinë
Në karakterin,
Jo në pamje të sajuara.

Kjo poezi është për ju gra
Që si Sheherazadja ngriheni
Çdo ditë keni diçka të re për të rrëfyer,
Që ndryshimit i këndoni,
Që në beteja shpresoni:
Beteja për dashurinë e trupave të bashkuar
Beteja për ndjenjat që përtërihen ditën tjetër
Beteja për të drejtat e shkelura
Ose lufta për mbijetesë dhe një tjetër natë.

Po, për ju që jetoni në një botë dhëmbjesh,
Për ju, yje të ndritshëm në këtë gjithësi që përpara shkon
Për ju, luftëtare të njëmijë e një betejave
Për ty, mike e zemrës sime.

Këtej e tutje, asnjë reviste s’do t’ia hedh sytë
Më mirë natën rri kundroj
Dhe yjet e saj që vezullojnë,
Jo më fotografi, jo më si të tjerët.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s