Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin  “APOKALIPS” të autores së re Lulzana DAUTI

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin  “APOKALIPS” të autores së re LULZANA DAUTI

Vargjet lirike përpiqen të zbulojnë universin e ndjenjave njerëzore, dashurinë, ndarjen, trishtimin, vështirësitë për të përballuar situatat e vështira, duke theksuar idenë se çdo fund është fillimi i një shprese dhe i një jete të re.

Titulli i librit: Apokalips
Autore: Lulzana Dauti
Redaktore: Irma Kurti
Kopertina: Biagio Fortini

© 2019 Lulzana Dauti

Botimi i parë, 2019
ISBN: 978-9928-296-02-3

Përgatiti për botim: Roland LUSHI
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2019

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “Ada Ester Lushi
Të gjitha librat e botuar te shtëpia botuese “ADA” mund të gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë.
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dauti, Lulzana
Apokalips : poezi / Lulzana Dauti ;
red. Irma Kurti. – Tiranë : Ada, 2019
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-02-3
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
3.Maqedoni
821.18(497.7) -1

Shënime biografike

Lulzana Dauti ka lindur në Tetovë, më 10 prill 1992. Në vitin 1997 emigroi së bashku me familjen në Itali, duke u vendosur në Lovere, të Bergamo-s. Me dëshirën për të shkruar në gjuhën shqipe filloi ta mësojë atë në mënyrë autodidakte duke patur edhe ndihmën e të atit.
Ka mbaruar arsimin e mesëm për edukatore. Është aktive në shumë evenimente të rëndësishme që organizon Shoqata “Shqiponja” si prezantuese e, gjithashtu, jep kontributin e saj në orët mësimore që zhvillohen në klasat e shkollës shqipe në zonën Valle Camonica.
Ne moshën 18-vjeçare, në portale të ndryshme shqiptare, trajton argumente mbi aktualitetin, dhe pas inkurajimit nga të njohurit dhe miqtë, fillon të shkruajë vargjet e para. Rastësia e solli pranë krijimtarisë dhe pasionit për të shkruar. “Ishte poezia që më zgjodhi mua dhe jo unë atë” – i pëlqen të thotë shpesh.
“Apokalips” është libri i parë i Lulzana Dautit.

Vargjet lirike përpiqen të zbulojnë universin e ndjenjave njerëzore, dashurinë, ndarjen, trishtimin, vështirësitë për të përballuar situatat e vështira, duke theksuar idenë se çdo fund është fillimi i një shprese dhe i një jete të re.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s