Armando Bettozzi
Kalendari poetik: Armando Bettozzi 1945
Sot, më 10 gusht, mbush 74 vjeç. Muzikant dhe poet, shkruan poezi dhe sonete në dialektin romanesk dhe në italishten zyrtare. Ka fituar shumë çmime gjatë karrierës. Ky qe poeti që përzgjodha prej atyre që kanë sot datën e lindjes. Ja një poezi prej tij:
SHESHI PINÇO (*)
Eee, ata ishin Hunë e na pushtun!
Jetojshin tuj grabit e tuj shkatrru,
Për bukuri, art, as u bite n’men,
Pranej bon copash ne s’lon gjo me j’ven.
…Punojn ke Sheshi Pinço medemek,
S’di si m’e kallxu, kjo s’ka byth me nejt,
Thojn bohet parkim, çër di un mër burr,
Rrumpalla modhe osht, kryq ene tërthur.
Pllakat e mermerit po i sakatojn’
Ene m’bohet vallaj sikur p’i ngjoj:
“Çëre boni mër t’çmen, çër bo mër matuf!
Mos e prish Sheshin se osht ven vakuf!
Vakuf për çër ka met pri historis lashtë,
shyqyr q’i kina, po ju qekët kafshë,
Po tuj shkatarru, gjo më kom’ s’po leni
Për çër na kallxo historin e venit
Ne qytetit, po juve s’ju bohet von!”
Ka për të t’mrojt o Romë, vetëm kush të don
Para do t’i dalim atij qi t’shkatrron
Ene do t’i thomi:- “Mos mër, çër po bon!
Nji thesar shko për lesh ku shtrohet betoni!
Nji thesar t’modh qi s’dihet ku e çoni!
E gjith kjo pun, mu m’gja budallallik:
Por a m’thoni iher, turp s’ju vje içik?”
(*)sheshi Pincio-një nga sheshet kryesore të Romës
© shqipëroi Maksim Rakipaj
“Nji thesar shko për lesh ku shtrohet betoni!”…thotë poeti, betoni mbyti qytetet tona duke varrosur thesare arkeologjike, Durrës, Tiranë dhe kudo, tani duan të prishin ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe ta mbulojnë me beton e me kulla, për të pastruar paratë e drogës dhe të mbushin xhepat…