Poezi nga Rozeta Kreste

Poezi nga Rozeta Kreste
 
 
PARAJSË S’ KA
 
Shpirtra të trembur, pjella dështake
hije që varen nëpër parmakë,
qan qielli e zgërdhihen retë,
xhindosen xhamat e çerçivetë.
 
Gryka e humnërs si grua grindet,
e nata shterpë flirton me xhindet,
si lëkurë gjarpri varur mbi drurë,
yjet rrëshqasin dritësëmurë.
 
Ç’ deshte të pillte hëna bonjake
që ishte mbarsur me magji plake,
ç’ kortezh çapitej si krimb ngadë,
qanin të ndershmit një të përdalë?
 
Oh , pëlcet derri prej llahtarie,
i neveritur nga sy njerëzie,
Eklips! Oh ç’ ngazëllim në tmerr
Parajsë s’ ka, ka vetëm ferr.
 
 
 
NGA DRIDHMA IME QIELLI NIS MERR ZJARR
 
O qiell tromaksur nga bubullimat
më përpi në gjoksin tënd të zi,
në më dhënshin xhindet të tmershmet dridhërima
marrosjen këtë natë e pastë zili.
 
Pikën e fundit të shpirtit molisur
në të kaltërtën e valës ma mbulo,
e shelgut që shpirt jep prej dëshpërimit
të fundit frymën time, peng ja ço.
 
Në shtigjet e përhumbura pa krye
ku perden end veç djalli gjithë lemer,
gremisem verbërisht në tis magjie
ndërsa në fund të shpirtit shpresa vdes.
 
Me flokët ngritur lart prej çmendurie
zhytur në llum, pluhur a katran,
lajthitur shkel mbi plagë dashurie
nga dridhma ime qielli nis mer zjarr.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s