Në qepallat e mia të ruaj puthjen tënde / Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Në qepallat e mia të ruaj puthjen tënde

Vezullimin e syve të ndritur prej largu
Shkepet ngadalë n’honin e mbrëmjes
Shpresa u bë ëndrra përvëlon largësia .
Si hëna nëpër vargje flakë vetminë…

Me krahë malli por si shelgu nëpër dallgë,
Shpirti duke bredhur ëndrrash si zogu i natës, …
Puhizëtingullin nis të vrasë mallpeshën e largësisë ! …
Me puthjet e lehta, të buta, me krahët e tu të fluturimit.,
Shpirtin e dashuruar nuk e mposht dot! …

Sytë në lotë që derdhin ngjyrat e detit
Vesët mbi qerpik i hodhi,si rubinë
E hap qerpikun cicërin mbi buzë
Në oqeanin blu ruajë dashurinë

Kalimtarë t’heshtur larg i mbetëm kohës
Nga sytë tanë një vepër fragment drite
Me premtime tek ndajmë ritmin ….
E kësaj distance,kujtesën të mbaj ndritur…

Vetmisë ti me fal gjysmën tënde ,
Me sy mbyllur që të jetoj unë
Me vështrim të perënduar,me zjarr durimi
Afër teje gjithmon do të jem bëhëm unè nata.

Sikur yll’i natën do të shkëlqej tek ti,
Ti je një drite në sytë e mi ,
Me ty jam ëndërra e së nesërmes
Sa herë që të mendoj është e leht të vi.

Ti me shkëlqimin e ndezur tej detit blu
Numëron hapat shpirttrazuar shpresë
Dhe një çast ti më fal sytë e tu
Pikturuar tek ta ndjej shijen
E mbeshtjellur me tënden freski.

Si n’fantazëm t”përvidhem rojeve të natës
Udhës të dirtës sa netëve më mban zgjuar
Në qepallat e mia të ruaj puthjen tënde
Ti vazhdon të më kërkosh edhe në ëndërr.

Seli Murati 
8,08.2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s