Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

DJEGIE BEHARI
-Ndikime folklorike nga valët e nxehta verore

Ti sapo dole nga ai dush freskie,
Mbështjellë bukurinë me rrobdishanin,
Hiqe moj të lutem, hiqe…,
Dua ta mbulojë me frymën time…,
Dua të ngroh’ shpirtin edhe xhanin.

Si doje t’ më ikje ashtu papritur,
Pa një puthje te cepi i buzës,
Apo te gropëzat në faqe,
Ti e di, se pas puthjes time…,
Aty çelin vetëm trendafila,
Aty burojnë veç manushaqe…

Dua moj t’ i puth ato kodra
Se i kam shumë për merak,
Sikur kam lindur çapkën nga Shkodra,
Apo si dikur në Selanik e në Berat…

Ti për hatrin tim e hoqe peshqirin
E flake tej rrobddishanin,
Mua të ziut ma lëvize fiqirin,
Ma nxehe shpirtin, ma dogje xhanin…,
Tani shijo aromën e luleve,
Diku te cepi i buzëve,
Apo te gropëzat mbi faqe
Që t i çelën puthjet e mia…
Aty ku vesojnë trendafila,
Aty ku burojnë manushaqe…!

 

NË VENDIN TIM

Aty vlejnë më shumë qentë e zotërisë,
se njerëzit e thjeshtë!
Aty vlejnë më shumë macet e zonjave,
me fjongo mbi vesh!
Aty çfarëdo që të bëjnë të “mëdhenjtë”
duhet ndenjtur urtë,pa fjalë,
sustë,
si qingjat e leshtë…

Aty ka vetëm dy ngjyra për shërim
e majtë dhe e djathtë!
Aty kalon pranë çdo çezme e burim
e buzët të thahen e zverdhen si kashtë.

Aty pushtetet ngrihen me kombinim
e ngjajnë me kuçedrën në përrallën e lashtë.
Aty njerëzit nuk gjejnë dot punë e strehim
e përsëri votojnë të majtë e të djathtë…

Dhe barkuçat fryhen e regjen si derrat në lerë,
me frutet e pushtetit për njerëzit e “zgjedhur”.
Poshtë shumica dergjet e bëhet më e mjerë,
lart pushteti shtohet me “trimat” e tredhur…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s