Kalendari poetik: Konstantin Dmitrieviç Balmont (1867-1942) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Konstantin Dmitrieviç BALMONT Kalendari poetik: Konstantin Dmitrieviç Balmont (1867-1942) Константин Дмитриевич Бальмонт Sot, më 15 qershor është data e lindjes së poetit dhe përkthyesit të shquar rus. Për kritikën letrare mbahet nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit dhe dekadentizmit … Continue reading

Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

KUR LUAJ SHAH…

Sa herë që luaj shah
kujtesa ime ngjizet në sytë e të gjallëve.
Nga fusha e shahut
shkëpus pemë,
i mbjell nëpër male.
Prej tyre prodhoj gurë shahu
për ata që janë fëmijë.
Fusha e shahut varrezë e tmerrshme
me ushtarë ëngjëj e kuaj të bardhë.
Nëpër kuadratet e shahut ka dhe trima…
fryma e tyre ndriçon fushën e betejës,
fillojnë e vdesin në moshë të rinisë
e lënë pas, kuadrate të përgjakur.
Gjatë betejës së shahut
Mbretëresha,
si këngëtare e muzikës klasike
qanë mrekullisht, pas pak…
Mbreti i verbër
do të kapet MAT
në një oazë pikëllimi!

 

PULËBARDHA..
(Kushtuar miqve të mi marinar…)

Në liman, sa herè qè spirancèn kam ngritur,
mbi dyrek tè anijes mè shfaqej njè pulèbardhè…
I befasuar, mèrmèritja paksa habitur:
-eh..sigurisht nuk èshtè ndonjè gjè e rrallè!
Ndèrsa mbi hartè punoja duke shtrirè kurse
ajo rrethqarkullonte lehtè -lehtè!!
Veshur krejt nè tè bardha – e bardhè si njè nuse…
mendova: – ja njè vals i bukur mbi kuvertè !
Kanè shkruar poetèt pèr pulèbardhat
po aq, ndofta dhe mè tepèr për “sirena ” e detit
Është shpend qè tè uron ” rrugè tè mbarè”
dhe ” mirsevjen” tè thotè nga rrugè e kurbetit!
***
Por ja, qè unè jam” i marrè ” si gjithè marinarèt
e teksa busullèn ndiqja rashè nè meditime,
dola prej kabine ( sikurse kanè bèrè dhe tè parèt)
pèrshèndeta pulèbardhèn e Shqiperisë time !

 

NJË NUSE E BUKUR

Një nuse e re derdhte buzëqeshje…
Nderur mbi qerpik
i rrinte një puthje e paharruar!

Kukull ishte… pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve,
e skuqur
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje ëndrre..

 

Poezi nga Sahit. F. Osmani

Poezi nga Sahit. F. Osmani   Me shkallët… Me shkallët e dashurisë ngritemi gjer në yje Mbështillemi me pëlhurën e shenjtë qiellore Kokën ngado që ta rrotullojmë rreth rruzullit Shohim lindjen e perëndimin veriun e jugun Me shkallët e urrejtjes … Continue reading