Poezi nga Sahit. F. Osmani

Poezi nga Sahit. F. Osmani

 

Me shkallët…

Me shkallët e dashurisë ngritemi gjer në yje
Mbështillemi me pëlhurën e shenjtë qiellore
Kokën ngado që ta rrotullojmë rreth rruzullit
Shohim lindjen e perëndimin veriun e jugun

Me shkallët e urrejtjes përçartemi e thyhemi
E vërtitemi poshtë kateve të zinj humnerave
Me qefin krahëve kokë e këmbë mbështillemi
As shpirtin s’mund ta shpëtojmë thonjve
të skëterrave…

 

E tërthortë

Qysh heret e kisha kuptuar njëjtësimin
Poezia ime do të merrte vizionin tënd
Dhe brenda fjalës e vargut do të ishe ti
Me të njëjtën gjuhë do të flisnim të dy

Por asnjëherë se kisha menduar
Që kaq e tërthortë të bëheshe ti
Përmes hijedritave jo drejtëpërdrejtë
Figurshëm gëzimin ta kthen në breng

Kjo ndodh kur me gjuhë të tërthortë
Poezia flet me zërin tënd…!

 

Shkarkon mirësi

Shpirti ngarkuar me aromë dashurie
Merr krahë e fluturon

Me shpejtësinë e mendjes
Arrin të pakapshmen dhe mrekulli piklon

Aty ku qëndron mirësi shkarkon…

 

T ë  p r e s…

të pres si rrushi në vilë që pret
t’i piqen kokrrat e papjekura

ndonëse e di që s’do të vijsh kurrë
unë vargjet do t’i ndrydh e shtrydh

si lëng rrushi që shndërrohet në verë
në butin e zemrës do t’i staxhionoj

germa e rrokje do të pikëlojnë
dhe me aromën e tyre do të deh.

 

Ti që gërmon jetën time

Nëse kembëngul të gërmosh jetën time
Në gërmime veten tënde do ta gjesh
Se kuptoj që mirësia qenka kaq naive
Sa të hyjë në jetën e tjetrit paska të drejtë

Të qenët i lirë është në natyrën e njeriut
Kot të tundon dëshira që të ndërhysh
Aty ku shkëlqejnë margaritarët e shpirtit
Zbehet shkëlqimi i sendeve këtë ta dish

Nëse gëzimin ta ka ngrirë habia a urrejtja
Kujto shpirtin e mrekullueshëm njerëzor
Në çast vetveten do ta gjesh diku tjetër
Atje ku të tërheq fati i njeriut të mirë…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s