Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

 

VAJZA E DIELLIT

O zot ,sa i ëmbël shikimi yt!
Si detë pa valë ,në perëndim
Zjarrin e ndez ,në trupin tim
Hi po bëhet ,me atë shikim.

Fjalë ,a mundesh me thanë,o bukuri?
O rreze dielli ,që shkëlqen në sytë e mi.
Në buzë , a mundesh me puthë, o stuhi?
Ndjenjat, ti zgjojmë nga gjumi nji nga nji.

Afrohu prane meje, mok ki frikë , o dashuri!
Bota nuk është ,më vetëm unë dhe ti.

 

SI PARAZITË

Mjaft! U ngopa me të bukurën fallco
Zbukuruar me tantellat e nusërisë.
Edhe hëna po trëmbet me ne
Me ato që po i shohin sytë.

Si parazitë ,jemi katandisur
Me ndjenja fallco ,kokë e këmbë.
Një herë është e plotë kjo jetë,
Njëherë bëhet gjysmë hënë.

Kemi çrrënjosur ,çdo gjë të bukur
Xhelozia ka hyrë thellë ,mes nesh
Si parazitë jemi katandisur
Urrejtja bukur ,në trup na ështe vesh.

 

PAK KOHË,MUNDEM!

U bë kohë ,diçka kam humbur lëndinave të jetës.
Duhet të iki, të kërkoj ,të gjej veten time.
E kam humbur ,nuk e di ku është?
Dua të iki ,të qaj me ngashërim ashtu pa frikë ,
E loti mos të këtë frikë, se mos mërzit ndonjë zemër.
Të iki ,të qesh me zë , pa u trembur nga sytë e vrazhdë.
Të iki ,të bërtas , të ulëras ,të vras mërzitjen që kam brenda meje.
Të iki ,të shtrihem në lëndina, të më prekin lulet, që gjithnjë i shoh nga larg e nuk dalloj ngjyrat tyre.
Fluturat, të ulën në fytyrën time, e të kërcejne pa frikë vallen e Majit.
Të iki, ti flas natës ashtu siç dua unë,të marr yjet në krah dhe hënën ta përkëdhel e të më vërë në gjumë .
Të iki, të ndeshem me dallgët e detit ,e të trëmbet nga forca ime.
Të iki, të fshihem në shpellat e errëta , bashkë me errësirën të trëmbim gjithçka të trembur.
Mjaft durova !
U dogja brënda meje si Izmiri, duhet ta fik këtë zjarr,.e të mos lërë asnjë shenjë shkrumb brënda meje.
I lashë të zbukuronin portretin e jetës më ngjyrat që deshën, pa mëshirë.
Copat e pasqyrës së thyer, do ti mbledh një e nga një, të shoh veten time
Si zanë të Amazonës.
Të nis fushatën e paqes brënda meje, e shpirti të qetësohet nga kjo harbuteri e mallkuar ,që buzëqesh pa frikë.
Dashurinë ta përqafoj , ta puth me epsh e të gjej muzë.
Duhet të gjej veten time!
Uni është prona ime , dhe prona ime nuk është e askujt.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s